Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha: Referendum për tre ligjet që bllokon opozita
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Berisha: Referendum për tre ligjet që bllokon opozita
AktualitetLajmi i fundit

Berisha: Referendum për tre ligjet që bllokon opozita

anazapta
Published January 27, 2013
Share
SHARE

Kryeministri Berisha ka hedhur sot një ide të re drejtuar fansave të tij në Facebook. Përmes një postimi në profilin e tij në mesditë, Berisha kërkon mbajtjen e një referendumi në lidhje me tre ligjet kyçe për integrimin europian. Duke akuzuar kreun e opozitës si bllokues, Berisha shprehet i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e qershorit, madje merr përsipër të parashikojë edhe lëvizjen e Ramës për një tjetër bllokim.

“Të dashur miq!
Sot po ju drejtohem për të kërkuar mendimin tuaj për një vendim jetik për çdonjërin prej nesh, fëmijët tanë, të sotmen dhe të ardhmen tonë europiane.
Ky vendim është miratimi me REFERENDUM i tre ligjeve që kërkohen për marrjen e statusit te vendit kandidat për anëtarë të BE nga Shqipëria.  Në tërë historinë e integrimit europian të vendeve ish-komuniste, klikat e përmbysura apo pinjollët e tyre, nuk kanë bllokuar ne Parlament ligjet dhe reformat e kërkuara për integrimin e vendeve të tyre në BE siç ka bllokuar, pa asnjë shkak ligjor apo argument logjik por thjesht për interesa personale, z.Edi Rama votimin e tre ligjeve në Parlamentin tonë. Duke zhbllokuar me votën e qytetarëve statusin e vendit kandidat per Shqipërinë, ne sigurojmë qindra e qindra milionë euro investime direkte nga Komisioni Europian dhe sektori privat i BE si dhe dhjetëra mijëra vende të reja pune për të papunët tanë, mijëra e mijëra bursa dhe të drejta studimi në vendet anëtare të BE për të rinjtë tanë. Pas zgjedhjeve të qershorit 2013, është tashmë e sigurt se z.Rama për mbijetesë politike do përsërisë Ramën e vjeshtës 2009. Prandaj mendoj se për statusin e vendit kandidat duhet të flasin me votën e tyre në një referendum qytetarët shqiptarë. Unë do vlerësoja shumë mendimin tuaj për këtë çështje. Për mua JU JENI TË PARËT! Sb”, shkruan Berisha.

 

anazapta January 27, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • TJ says:
    January 27, 2013 at 3:14 pm

    Na ishin mbledhur, tek Fevziu,ne Opinion dhe na krahasojne Ramen me Berishen jo vetem qe te dy jane te korruptuar por ,Rama na perdorka me shume fjale negative per Berishen???!!!O Tempora o Mores??!! Keta analiste duhen pastruar ,si ai qe leshoi lumin per te pastruar bajgat e kuajve! Keta ,bajga ,analistesh me Blendin ne krye,pa folur per Hoxhen,artanin,apo Cilin,Henrin pa folur per “Kosovarin”Shkullaku”.Sa turp,t’i degjosh,sa krim te mos reagosh,….!??Tradhetia me e madhe qe po i ben Berisha me perverset e tij,harrova Zhejin,eshte percarja e madhe qe shume shpejt do te jete e pariparueshme,shiko si shahen verioret nga jugoret verioret dhe anasjelltas!Ku po veme ,si mund te kuptosh Artan Hoxhen,hajdut sigurims,kandidat per president.Deri kur????? Mendo kur Artani thote qe te flasim si pleqte e urte ????!!!

    Reply
  • Saimir says:
    January 27, 2013 at 3:22 pm

    Edhe une jam dakort me referendumin dhe do ti rekomandoja qe ne referendum te kerkoje edhe mosberjen e zgjedhjeve!E çfare i duhen zgjedhjet ketij vendi kur eshte nen udheheqjen Tu’aj naltmadheni?Persa i perket pikes se pare n.q.se ne hyjme ne europe te gjitha vendet anetare do dalin prej saj,se nuk durojne dot zhvillimin e papare te vendit tone nen drejtimin e naltmadhenise tuaj z.Satrap.

    Reply
  • besa says:
    January 27, 2013 at 8:53 pm

    ti more hajduti i shekullit do besh me familjaret tuaj referendum kesaj rradhe i ke humbur te gjitha edhe zgjedhjet por do fitosh nje gje te madhe burgun

    Reply
  • b.kanani says:
    January 28, 2013 at 9:48 am

    mblidheni kete njeri se ka shkar fare dhe mos na bej ndonje te pabere.cfar do te na tregosh me kete kur ne qershor do mbahen zgjedhjet,fitoj ato dhemirato jo 3 ligje por 13 me keq se cna ke bere cfar do besh me shume.plak i rrjedhur largohu se na hape barkun me keto llogje perdit,na veshtirose dhe televizorin nuk guxojm ta hapim se ne cdo ekran del vetem surrati jot i felliqur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?