Berisha “reflekton” nga kritikat e Arvizusë

Dita

Një ditë pasi ambasadori amerikan Arvizu deklaroi se Berisha është prishur me të gjithë ambasadorët amerikanë, dhe për këtë faji duhet të shikohet pikërisht tek ai, ish-kryeministri duket se e ka filluar reflektimin për të mësuar më shumë nga kultura amerikane.

Ai ka postuar sot pasdite një foto duke lexuar librin “In America and the World”, të shkruar nga dy kolosët e politikave të jashtme të diplomacisë amerikane, Zbigniew Brzezinski dhe Brent Scowcroft.

Por për çfarë flet libri që ka në duar Berisha?

Libri flet për statusin e Amerikës si një fuqi botërore që mbetet në një pikë kthese historike. Strategjitë e përdorura për të fituar luftërat e shekullit njëzet nuk do zgjasin dhe për shumë kohë, dhe SHBA duhet të luftojë me ndryshime të natyrave të pushtetit në një botë të globalizuar.

“Në Amerikë dhe në Botë, dy nga figurat më të respektuara në politikën e jashtme amerikane, Zbigniew Brzezinski dhe Brent Scowcroft, prekin sfidat me të cilat ballafaqohet sot SHBA: Lindjen e Mesme, Rusia, dhe Kina. Amerika dhe Bota, është një abetare thelbësore për një mori çështjesh urgjente, në një kohë kur vendimet e udhëheqësve tanë do të mund të përcaktojnë sa kohë kombi ynë mbetet një superfuqi”, thuhet në parathënien e këtij libri.

Share This Article
5 Comments
    • Ky njeri nuk mund te beje nje fotografi natyrale duke pozuar lirshem. Cdo gje duket e sajuar dhe e rregulluar me kujdes, ne menyre qe te duket qarte nga shikuesi, qe nga poza qe merr, titulli dhe autoret e librit qe lexon e deri tek sfondi si background (Skenderbeu, nje picture e mire dhe nje biblioteke e pasur, qe sot mungon per efekt te kendit te veshtrimit te objektivit te aparatit). Fotot e tij reale naturale jane ato te shkrepura live gjate veprimtarise se tij politike. Dhe sa stonojne me njera tjetren keto dy lloj fotosh te ketij njeriu. Fotot e para paraqesin nje Engjell dhe tentojne te fshehin apo te bejne te harrohet Djalli qe paraqesin fotot e tij natyrale.
      Kjo eshte edhe tragjedia e pjeses se mbetur te jetes se tij, te laje dhe shplaje sa te jete e mundur, gjithe ate periudhe te zeze kriminale te jetes se tij. A do t’ia arrije valle?

  • ti duhet te lexosh mire ligjet e amerikes se deri tani ke lexuar kanunin e vuçidolit more shpellar more i pashprese njeri i mbytur deri ne gryke mjer halla si te bani njeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *