Berisha revoltohet për dixhitalizimin

anazapta

Ish- kryeministri Sali Berisha është i mërzitur. Është i mërzitur për atë që e ka pasur shumë përzemër vitet e fundit, për dixhitalizimin. Dy ditë më parë, ai ka postuar në Facebookun e tij personal foto të sallës kur bënte mbledhje vetë dhe foto të ambientit ku bën mbledhje kryeministri aktual, Edi Rama. Ai e akuzon se ka bërë gabim që ka hequr sistemin dixhital. Ky sistem shkurtonte shpenzime në letër, printer… Sot në atë sallë nuk ka më kompjutera. Komentuesit nuk e zgjasin shumë duke i kujtuar Berishës disa çështje. Bes Q. i shkruan: “Po ti e bëre për punë tenderi, jo për të kursyer kancelaritë. Ç’duhen kompjuterët aty? Apo t’ju vijë projekti online. Projekti apo udhëzimi, vjen në dorën e ministrit 1 javë para, dhe ai përgatitet për atë gjë. Ata kompjutera ishin për të lozur letra, për asgjë tjetër, siç ishin mbledhjet për të demonstruar mishin e pulës, vezën etj.”

Share This Article
3 Comments
  • Parlamenti italian,shikojeni, nuk ka kompiutra! Nese do flasim për kursime si mendon Sali Shpellari,do ishte mirë kompiutri tu jepej me vete deputeteve dhe në Facebook të komentonin, diskutonin dhe votonin ligjet! Kështu nuk do kishim harxhime per sallen e parlamentit(cduhej?),dritat ujin e WC-ve,ku Saliu shkon brenda orës 10-12 herë,sipas Kastriot Islamit,dy vjet me parë…Nuk do kishim nenpunësa qe kot marrin aty parate,bile dhe rrogat deputeteve u duheshin shkurtuar se nxjerrin I-Pad, kompiutrin edhe kur punojne ne pune të tyre dhe votojnë ligjin qe e propozon nga shtepia a Selia e LSI,Ilir Meta! Ky do ishte vertet kursim dhe jo letrat qe thote Berisha! Fundja,Berisha le te analizojë perse deputetet ne Zvicer jane dyfish me pak se ne Shqiperi dhe perse ata nuk paguhen nga xhepi i Sovranit! Kështu mund të jete dhe parlamenti shqiptar! Ky do ishte hap epokal,por shpellari qe mendonte parlamentin me të madh e me të kushtueshem ne Europe(të bëjë shtepi pushimi per pensionistet dhe invalidet,ne vend të parlamentit) Italia nuk ka kompiutra as Sali në parlament!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *