Në postimin e fundit nga profili i tij, kryeministri Berisha kujton eksperiencën e tij si mjek kardiolog. Ai sjell ndërmend 23 vitet e punës si doktor, ndërsa postimit i bashkëngjit edhe një skemë grafike që krahason përkrahjen financiare të qeverisë ndaj paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve në vitin 2005 dhe 2013.
Shifrat e postuara nga Berisha flasin për një rritje afërsisht 2.5 herë të pagesës mujore për këtë kategori.
Por shoqatat e personave me aftësi të kufizuara protestojnë herë pas here për të ardhurat e pakëta dhe mospërkrahjen nga shteti. Vetëm dy javë më parë, invalidët e qytetit të Korçës protestuan për tri ditë me radhë për mungesën e përkrahjes nga shteti, çka i detyron ata të përballen me mungesën e ilaçeve dhe ngrohjes në ditët e ftohta të dimrit.
“Të dashur miq! Unë për 23 vjet, çdo ditë si mjek tek shtrati i të sëmurit, kam ndjerë, përjetuar dhe prekur vuajtjen, dhimbjen, qëndresën, dëshpërimin dhe shpresën e të sëmurit në luftën e tij heroike me sëmundjen.
Çdo orë, çdo ditë, çdo natë të shtrati i të sëmurit, zhvillohet një nga betejat më të egra, më të dhimbshme por dhe më heroike të njeriut kundër një armiku të verbër e të pamëshirë siç është sëmundja.
Midis këtyre miliona qytetarëve, qe poetja e mirënjohur Maya Angelou në një poemë të saj i quan “Unsung Heroes” ( heronj të pakënduar), në krye qëndrojnë paraplegjikët, tetraplegjikët, të verbërit, të cilët bëjnë një përpjekje mbinjerëzore për t’i “rrëmbyer” sa më shumë jetë ditës së tyre të mërzitshme”.
Thellësisht i ndjeshëm ndaj tyre kam bërë gjithçka për të lehtësuar përpjekjen e tyre mbinjerëzore për një jetë sa më normale”, shkruan Berisha në Facebook.
ik more maskara njeri
Ore qelbesire sigurisht qe ke bere ndonje shou per tu pranuar ne parti e bere karrjere,por ti je dykembeshi me i felliqur ne toke