Berisha rrëfen pse e afroi ditëlindjen me Enver Hoxhën

redaktor

I pyetur sot nga gazetarët se përse e ka ndryshuar ditëlindjen e tij dhe përse nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një gjë të tillë, Sali Berisha është rrëfyr sot për herë të parë, se përse e afroi ditëlindjen e tij me atë të Enver Hoxhës.

Sali Berisha ka lindur më 1 korrik 1944, por rezulton se më pas ai e ka ndryshuar dhe e ka bërë atë 15 tetor 1944, datë e cila është një ditë përpara 16 tetorit, që është edhe ditëlindja e Enver Hoxhës.

Ai u pyet: Po çështja e ndryshimit të datës së lindjes tuaj? Thonë që e keni bërë për ta bërë më afër asaj të diktatorit.

“Në fakt atë që i bëra diktatorit ata nuk e falin dot kurrë. Unë bëj fjalë për ndryshime që fshehin dosje, po ai është teknikalitet pa asnjë vlerë. Se emri Edi të shpëton nga dosja e Edvin. Unë e thirra atë për ta sqaruar këtë. Të vijë dhe t’u thotë qytetarëve se për çfarë arsye e ka ndërruar emrin, është kryeministër ai”, – tha Berisha në mënyrë disi të paqartë.

Por ai u ripyet sërish: Për çështjen e datës së lindjes tuaj nuk na e sqaruat.

BERISHA: “Teknikalitet është sepse ka qënë një gabim për arsye tërësisht teknike. Kjo se kur ka ndodhur nuk e mbaj mend, po të hyj për ta gjetur e gjej. Nuk është e njëjta gjë kjo me ndërrimin e emrit. Edhe një herë ju them se po të krahasoni të pakrahasueshmen është si të bëni avokatinë e krimit, por ju s’duhet ta bëni këtë. Krimi është krim. Unë se kam fshehur, aty janë dokumentat”.

PYETJE: Ju nuk e keni shënuar në formular.

BERISHA: Sepse nuk futet kjo në kërkesa. Asnjë kërkesë nuk ka për këtë, zero kërkesë, kjo është arsyeja.

Share This Article
5 Comments
  • NQS SE DO BEJA NJE PERMENDORE GJIGANDE TE ENVER HOXHES

    NE DY BOLET E TIJ DO VIJA DJATHTAS AHMUT ZOGUN DHE NE BOLEN E MAJTE BERISHEN

    NE ATE TE MESIT DO VIJA EDI RAMEN.

    KETE PERMEDORE NUK PO E BEJ UNE
    E KA BERE

    RAJERSONI
    ELEZ PIPERAJ
    ARVIZU
    DONALD LU
    DAMIR FAZLLIC
    NICK GAGE

    VIJON…

  • Nuk di more shqiptare cfare i ka bere ky Diktatorit! O Sal leri prrallat se ke dal lakuriq.Se cfare te lidh ty me Diktatorin ne i dime shume here me mire se Z.Lu.Ne e dim qe ti i ke sherbyer me zell .Por si i pa bes qe je nuk thua te pakten vetem nje gje .Qe ke punuar nenrrogos me urdhra te Diktatorit .Thuaje ne se je burre se do te marresh me shume levdata .
    Nuk i paske lexuar mire gjithe ato fakte qe u hodhen 1 muaj ne Media lidhur me krimet ne komunizem.Je bashkpuntore ne azgjesimin e kuadrove te Luftes Nacional Clirimtare.Je nje kriminel ne sherbim te agjensive te huaja bashke me debilin Hoxha qe e prute Shqiperine ne kete fare gjeje ku shqiptaret morren arratine .
    Te genjen mendja ty dhe Z.Lu qe e paske rrezuar ti Diktatorin .O gomar .Po te qe per ty ai do e kishte akoma bustin ne mes te Tiranes .Pse nuk godite Aline sa ishte gjalle po futeshe fshehurazi e merrje udhezimet e UDB se si do ta kthenit situaten ne favorin tuaj .Ti ke vetem nje merit .Cfrytezove favoret e Hoxhes e te Alise qe dole si politikane mbas shqyerjes se shqiptarve .Tani na birbilos se ska me nga ata burra,ti pastroje Hoxha, te te tredhin ty dhe fares se qelbur qe ngrite . Aq sa gezoje Zogu me tradhetira do gezosh dhe ti .Akoma nuk eshte hequr peshtyma ne ekranet Tv kur deli ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *