Berisha: Rruga drejt Europianit të ardhshëm nis kundër Turqisë

Dita

Në mungesë të Ansi Agollit, shiritin e kapitenit në krah në sfidën miqësore të kësaj të hëne ndaj Turqisë në Antalya do ta mbajë Etrit Berisha.

Gardiani i Kombëtares shqiptare ishte i pranishëm në konferencën për shtyp përkrah trajnerit italian, Christian Panucci.

Për titullarin e portës së Atalantës, ndeshja ndaj Turqisë nuk është thjeshtë një miqësore pasi sipas Berishës në këtë sfidë Shqipëria nis eliminatoret për Europianin e ardhshëm.

“Jemi të kënaqur me të gjithë punën që kemi bërë. Kemi pasur një javë kohë për ta përgatitur sfidën me Turqinë. Prurjet e reja kanë sjellë gjithmonë freski në ekipin kombëtar. Kemi punuar në çdo aspekt për tu paraqitur sa më mirë në këtë ndeshje. Për ne kualifikueset e kampionatit të ardhshëm europian fillojnë që në sfidën ndaj Turqisë. Duhet të bëjmë një figurë sa më të mirë në këtë ndeshje që të krijojmë edhe atë vetëbesimin që do të na shërbejë për të ardhmen”.

“Kam vënë re që te përfaqësuesja e Turqisë kanë ardhur disa emra të rinj, kanë edhe lojtarë të rinj që kanë kualitet. Mendoj që janë edhe ata në një lloj tranzicioni, por për ne është shumë e rëndësishme që të luajmë sa më mirë. Nuk i druhem ndonjë kundërshtari në veçanti, ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë të mendojmë për veten dhe kaq”. përfundoi Berisha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *