“Berisha sabotoi me qëllim çështjen e CEZ-it” (a do e hetojë Llalla ish-kryeministrin)

Bledar Lumani

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, thotë se qeveria e shkuar e ka sabotuar me qëllim çështjen e CEZ-it.

Sipas tij, ish-kryeministri Berisha paguante lobuesit e qeverisë qindra mijëra euro, në kohën kur nuk jepte asnjë para për zyrën avokatore për çështjen e CEZ.

Ministri tha se kjo çështje duhet të hetohet.

Ai u shpreh se Ministria e Energjitikës po përgatit një dosje për përgjegjësit.

Jo për aryse politike, por për të qenë objektiv, pasi gjithë dokumentet e vërtetojnë.

Qeveria shqiptare luajti me hile, duke lënë litarin jashtë.

Sepse hapi negociata me CEZ, të cilat nuk ia di njeri se ku i zhvilloi këto negociata, veçse në një hotel privat dhe pa asnjëprezencë ndërkombëtare, dhe nuk mori asnjë masë, duke thënë:

Po fitova zgjedhjet do e zgjidh vetë, po humba zgjedhjet do ia lë socialistëve.

Dhe kjo ndodhi.

Është një veprim kundër interesave të vendit.

Vetë zyra avokatore e përzgjedhur nga qeveria e thekson me shkrim, se nuk janë paguar për punën paraprake.

Unë dua t’ju them se në të njëjtën periudhë kohore është paguar firma “Patton Bogs”.

Madje kam këtu kontrata financiare me vlera deri në 300 mijë euro për të larë lobistët e ish- qeversië, ndërkohë që nuk paguheshin zyra e avokatisë që mbronte shtetin.

Kjo është një çështje që meriton të hetohet dhe ne ne po përgatisim dosjen dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi” tha Gjiknuri.

Ai tha se marrëveshja me CEZ është me e mirë për Shqipërinë, pasi nuk mund ta fitonim dot çështjen në arbitrazh.

Tashmë pritet të shihet nëse Adriatik Llalla do të nisë hetime për këtë çështje.

Kjo, pasi shteti shqiptar do t’i paguajë CEZ 94 milion euro dëmshpërblim, si pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisë së shkuar./b.l

 

Share This Article
3 Comments
    • @@@ Shiko Gjiknur? Ne e dimë mirë kush është banditi sali berisha ndersa ju e merni vesh gjithnje me vonese !? Ngrijini paditë por vetëm bëni kujdes nga shembulli i keq i tollumbaces ” Mimi kundër Imamit” !? Nuk po ndjehet fare znj. Mimi? Thonë se po mban zi !? Ruhuni nga tollumbacet e papërgjegjesisë? Shtroni pyetjen pse coi sahit gomar dollapin pasi iku cez ??? Pastaj,na lodhët,- nuk eshtë e nuk duhet te jetë kjo e para padi ndaj saliut? Saliu ka vrarë dhe ky eshtë krimi me i rënde? Ju e nisni nga krimet me te lehta!? Ju qofshi? Mos qoftë poshtë tavolinës tuaj një program qe quhet “katovica shqiptare” dhe ju mbi tavolinë bëni vetëm tym? Tymi në ushtri përdoret për maskim? Ndoshta edhe ju për këtë e doni? Ja t’ju shohim edhe kësaj radhe çfarë do gatuani ? Supë katovice apo supë burgu për salinë??? Tung!

  • Shiko Gjiknur? Ne e dimë mirë kush është banditi sali berisha ndersa ju e merni vesh gjithnje me vonese !? Ngrijini paditë por vetëm bëni kujdes nga shembulli i keq i tollumbaces ” Mimi kundër Imamit” !? Nuk po ndjehet fare znj. Mimi? Thonë se po mban zi !? Ruhuni nga tollumbacet e papërgjegjesisë? Shtroni pyetjen pse coi sahit gomar dollapin pasi iku cez ??? Pastaj,na lodhët,- nuk eshtë e nuk duhet te jetë kjo e para padi ndaj saliut? Saliu ka vrarë dhe ky eshtë krimi me i rënde? Ju e nisni nga krimet me te lehta!? Ju qofshi? Mos qoftë poshtë tavolinës tuaj një program qe quhet “katovica shqiptare” dhe ju mbi tavolinë bëni vetëm tym? Tymi në ushtri përdoret për maskim? Ndoshta edhe ju për këtë e doni? Ja t’ju shohim edhe kësaj radhe çfarë do gatuani ? Supë katovice apo supë burgu për salinë??? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *