Berisha sfidon Fylen, miraton nismën për referendum për tre ligjet

redaktor

Maxhoranca vendos të kërkojë votën qytetare për miratimin e 3 ligjeve të integrimit.

Shumica në kuvend miratoi vetëm me 73 votat e saj nismën që i hap dritën jeshile referendumit, ndërsa opozita braktisi proçesin e votimit pasi kryeministri Sali Berisha propozoi  që krerët e grupeve parlamentare të uleshin në bisedime për të arritur konsensus për tre ligjet e vëna kusht për statusin.

Kryeministri Sali berisha u shpreh: “Ne nuk do të pranojmë bllokimin e mëtejshëm të shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke bllokuar 3 ligjet si kusht për integrimin, opozita i bën një dëm kolosal imazhit të vendit.Votimi i tre ligjeve do rritë besimin e investitorëve të huaj prandaj unë e ftoj edhe një herë Ramën të reflektojë për interesin e integrimit, pasi integrimi i vendit është në interesin e çdo shqiptari”.

Menjëherë pas kësaj Kuvendi ka miratuar me 73 vota pro dhe 0 kundër, kërkesën e Partisë Demokratike për referendum për tre ligjet.

Përpara këtij votimi, pas shumë orësh debate dhe diskutime në Kuvendin e Shqipërisë janë miratuar projektligjet për HEC-et, ratifikimin e liçencës për Lotarinë Kombëtare, aktin normativ të planifikimit të territorit dhe projektligjin për transmetimet me zë dhe  figurë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *