Gjenerali Ylber Dogjani është emëruar dje drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, ose i njohur ndryshe Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Emërimi i Dogjanit erdhi dy ditë pas shkarkimit nga detyra të kolonel Ilirian Balliut. Ky i fundit u shkarkua nga kryeministri Berisha, me argumentin se nuk kishte gradën e duhur për postin që mbante. Dje Presidenti Bujar Nishani ka firmosur propozimin e ri të Kryeministrit në detyrë, duke emëruar drejtorin e ri të Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë, Ylber Dogjani, i cili më datë 24 qershor ka marrë gradën madhore “Gjeneral Brigade”, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Zgjedhja e drejtorit të SHIU-t sipas ligjit të vjetër bëhej me propozim të Kryeministrit dhe miratohej nga ministri i Mbrojtjes, por me ndryshimet e reja të ligjit institucioni mori emër tjetër dhe drejtori i Përgjithshëm emërohet me dekretin e Presidentit. Me këtë lëvizje “blic”, kreu i qeverisë në detyrë, Sali Berisha, i heq mundësinë Partisë Socialiste që të bëjë ndryshime në strukturën e Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë, pasi emërimi i ri do të kërkonte kundërfirmën dhe dekretin e Presidentit Nishani.
Berisha vijon firmosjet, shkarkon shefin e Zbulimit të Ushtrisë
Kryeministri Berisha ka shkarkuar dje nga detyra drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Ilirjan Balliu. Burime zyrtare i thanë pardje gazetës “Panorama” se një nga shkaqet e shkarkimit të Balliut nga funksioni që mbante është mospërputhja e gradës së tij me pozicionin e punës. Zyrtarët pohuan se drejtuesi i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, sipas ligjit duhet të ketë gradën “Gjeneral”, ndërsa Balliu mbante gradën e kolonelit. Pas shkarkimit nga detyra të kreut të Inteligjencës së Mbrojtjes, ka nisur procedura e emërimit të drejtorit të ri të kësaj agjencie, emërim i cili bëhet me propozim të kryeministrit dhe me dekret të Presidentit të Republikës. Referuar gradës që kërkohet për funksionin në fjalë, bëhet e ditur se kreu i ri i AIM mund të jetë një nga katër gjeneralët e dekretuar pak kohë më parë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Në faqen zyrtare të kreut të shtetit, në seksionin e dekreteve, ndodhen njoftimet përkatëse të ngritjes në gradën “Gjeneral brigade” të katër kolonelëve: Piro Ahmetaj, ish-zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm, Frederik Beltoja, ish-komandant i Forcës Ajrore, Ylber Dogjani dhe Muhamet Buçpapa, ish-komandant i Forcës së Mbrojtjes Rajonale. Kandidati kryesor për drejtimin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes është pikërisht njëri nga katër gjeneralët e graduar një javë më parë presidenti. Ndryshimi i kreut të Shërbimit Sekret të Mbrojtjes është shkarkimi më i rëndësishëm i firmosur nga Kryeministri Sali Berisha pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

si deri dje nuk e dinte gjyshi qe grada e ketij nuk ishte ne perputhje me postin qe mbante,,,,,,,,,,,,,,????????? o gjyshi, tani te ka ngelur me nderruar taksixhinjte kamarieret edhe shitset e pikave te shumices me I zevendesuar me bythlepiresit tuaj,,,,,,,,beje edhe kete edhe je ne rregull pastaj,,,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!
Kjo strukture tani po zbatohet per here te pare. Deri tani pozicioni kolonel ka qene.
ah..hosten jo gjyshi katragjyshi..o zot ca mallkimi ky vend…po kur po shporren kta njerz te shpellave.
Te shpellave apo kenetave, njelloj jemi, shqiptare, qe te gjithe se bashku nuk behemi sa nje lagje e nje shteti ne Amerike, ku ka zezake, aziatike, meksikane dhe qe te gjithe ja kalojne fare mire bashke.
Po pse nuk ben gjeneral ate kolonelin qe ka? Ky kujton se kolonelet zbresin ne grade nuk ngjiten?! Debil se debil ngeli ne ceshtjet e sigurise ky cub. Agjensia e inteligjences se mbrojtjes kerkon nje njeri me intelekt te larte,me horizont te gjere dhe me integritet moral e sidomos profesional. Asnje nga emrat e lakuar nuk i ka keto te dhena! Pyesni dhe do te bindeni shume shpejt… Paresore per nje vend nuk eshte grada por kapacitetet e individit. Gjeneralet e saliut kane kapacitetet me te ulta qe mund te mendohen sepse i ka dashur te tille. Te terheqshem per hunde..,
Sepse normalisht ai as kolonel nuk duhet te jete pasi lere arsimimin si oficer qe nuk e ka, por edhe gradat deri ne kolonel i ka marre ne menyre te jashteligjshme. Ne total nuk i kalon 12 vite pune, nga 25 qe duhet te kete nje ushtarak aktiv (oficer) per te marre graden e gjeneralit. Ky futi 1000 miq qe ate pozicion pune ta bente gjeneral qe te merrte edhe graden dhe mirupafshim pastaj, por komisioni me ne fund i hapi syte se do ishte skandal po ti jepej grada gjeneral. Jane ceshtje teknike qe nuk i fsheh dot.
Mund t’i shtoj dhe kete fraze komentit te patriotit shqiptar. “Kreu i agjensise te mos jete i kapur ne rrjetat e fazlliçit dhe te dajos se tij udbash stanishiç… ” Saliu nuk e garanton dot kurre kete kerkese themelore….
e pa besoj se ky person nuk i siguroi sa duhet pergjimet e duhura dhe me ikjen e kriminelit te lere tjeter kepusha ne trupin e shtetit .Por qeveria e re duhet te shkule keto mbetje te tij do apo sdo sakati president Se keto do e pengojne dhe sabotojne punen e saj si fytyr salduari Ruli ne qeverine e Nano kumarxhiut.
cfare thoni mer shqiptare? ilir balliu ishte nje idiot me brire. ai rrinte perpara deres ne 7:59 dhe i priste rrogen punonjesve te shkrete qe marrin nga tre qind mije leke te vjetra, drejtori merret me gjera te medha kurse ilir balliu merrej me vogelsira. ishte njeri i vogel ne zemer dhe ne trup dhe karagjoz ne profesion. me pak fjale kokerr injoranti
Mos u merzisni se do ti zgjidhi une dhe xhemali .Kote beme gjithe keta gjeneral,ata jane besnik ,pa goje dhe pa
veshe. Me propozim te gjunkshit ne baze te kontributit …….., do beje dhe levizje te tjera.Nuk kemi pushime kete vite ,kemi pune te medha apo jo Xhem..Une propozoj Shume i nderuar zoti Minister te veme ate qe na rregulloj Doniken ne Bruksel,u mundua shume i shkreti e mbante dhe ne shtepi,vendi ishte per gjeneral ,kurse ajo eshte gjeneralesh.OK.Xhemal si te thuash ti se ti do rrish dhe ca kohe mbas meje.
Beni ajo koloneli nuk e beri donike vetem gjeneraleshe, por i dha mundesine te marre edhe sekretaren dhe shoferin (megjithese asnjeri nuk mund te punoje per ate se eshte ne staf nderkombetat). Pastaj pse te rrinte donka larg burrit qe jeton ne belgjike, te rrine ne shtepine e tyre me leket e shtetit se u meruan te gjoret.
Po pse nuk vene bujarin nishanin eshte as jari ja vlen sepse i zbulon jari armiqt dhe populli fle i qete .
qeverise se berishicit nuk i mungon nje cope por ajo eshte cope cope,,duhet gjithecka nga fillimi ..bir selman i nenes c te te qaj me pare
Po ky Ilir Balliu vertet qe eshte kokrra e servilit karagjoz po dhe kete vete PD e vune o aman.
Urimet me te mira edhe njehere Kreut te Ri te Inteligjences se Mbrojtjes.
Shume mire e ke lirim,ku gjendet me i pershtatshem.Po cila eshte pervoja e tij me sherbimin e inteligjences.Pse nuk kishte ushtarak te tjere dhe te spcializuar ne kete sektor.
Ooooooo. O SAL ARGITA ME LIRINE CFARE GRADE KANE ,,,,,,,,,,