Berisha: Shqipërinë do ta bëjmë superfuqi të ICT-së

anazapta

Kryeministri Berisha thotë se Shqipëria do të shndërrohet në një superfuqi të ICT-së në rajon. Gjatë një takimi me punonjës së një kompanie softwer-esh në Tiranë, Berisha tha se qeveria do të krijojë lehtësirat e nevojshme fiskale për kompanitë që veprojnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Berisha theksoi më tej se është shumë i rëndësishëm inkurajimi i kërkimit shkencor në fushën e teknologjisë dhe programimit. Sipas tij është i domosdoshëm një fond i veçantë për fakultetet dhe katedrat e kësaj fushe.

“Qeveria mund të konsiderojë edhe subvencionin për kompanitë, por e theksova këtë për fakultetin. Për interesa zhvillimi mund ta ndërmarrim në çdo rast. Për ne është shumë e rëndësishme të kemi më të talentuarit e kësaj fushe, të cilët të gjejnë hapësirën për të zhvilluar talentin e tyre”, tha Berisha.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *