Berisha: Shqipja liturgjike, më e konsoliduara

redaktor

Shqipja liturgjike është më e konsoliduara u shpreh kryeministri Berisha në konferencën roli i kishës katolike për Pavarësinë. Gjuha është shtylla kryesore e identitetit kombëtar dhe kishtarët shqiptarë bën gjithçka për të ruajtur këtë identitet.

“Këta burra të mëdhënj, bën gjithçka për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Kisha katolike ishte në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për zhvillim. Rilindja jonë ishte e vonshme për arsye të njohura, por kisha dhe korifejtë e saj u shndërruan në krijuesit e veprave. Veprat e Dom Nikoll Kaçorit, at Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës dhe meshtarëve të tjerë të mëdhenj është e lidhur alfabeti i gjuhës sonë, pra burra që kanë dhënë kontribut”, tha Berisha.

Librat e parë shqip janë të lidhur me kishën, vijoi kryeministri ndërsa vlerësoi kontributin e një sërë patriotësh klerikë që kanë luftuar për njohjen e shtetit shqiptar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *