“Berisha si Berluskoni dhe një këshillë për Ramën”

anazapta

Prof. Mario Brunetti, një personalitet i shquar i politikës dhe kulturës italiane, ndodhet këto ditë në Tiranë. Si deputet i parlamentit italian në tre legjislatura, por mbi të gjitha si një intelektual i spikatur i komunitetit arbëresh, ai ndjek me shumë interesim prej vitesh zhvillimet politike në Shqipëri. Duke vërejtur ndryshimin e madh që ndodhi në Shqipëri me zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti, ai në këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’ shpreh entuziziazmin dhe konsideratat e tij. Në një letër që u ka dërguar dje Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeparlamentarit Ilir Meta, ai i mëshon lidhjeve më të ngushta me Italinë dhe komunitetin arbëresh. Pse e krahason Berishën me Berluskonin dhe si e shpjegon simbolikën e shembjes së ndërtesës së paligjshme 7-katëshe pardje në Vlorë.

Intervistuan Erion Habilaj dhe Xhevdet Shehu

 

Prof. Brunetti, ju keni ardhur shumë herë në Shqipëri. Vizita juaj e fundit përkon me një ndryshim të madh politik. Si e shikoni këtë ndryshim të madh si politikan, por edhe si personalitet i shquar i kulturës arbëreshe?

Kam ardhur shumë herë në Shqipëri dhe e njoh mirë realitetin shqiptar dhe ndryshimet politike. Këto zgjedhje janë një mundësi e re, në një kontekst evropian, i cili ka mjaft probleme, madje dhe Italia po kalon një periudhë të vështirë. Por në këtë kontekst të përgjithshëm unë shikoj një kthesë pozitive, ngaqë në fuqi erdhën forca që i njohin deformimet e demokracisë dhe kanë një program, realizimi i të cilit do të sigurojë si kapërcimin e këtyre pasojave, ashtu edhe një stabilizim të qëndrueshëm me një rritje të shumanshme ekonomike e sociale të merituar. Fitorja e forcave të Rilindjes është një ngjarje e rëndësishme historike për Shqipërinë, që ka ngjallur qysh tani besim tek Europa për një përparim të shpejtë.

 

Çfarë risish mendoni se mund të sjellë Edi Rama?

Risitë e Edi Ramës, me qeverinë e re, të rinjtë që dalin në skenë, solidariteti që mund të vijë nga Europa, japin shumë shpresa dhe çelin perspektiva të sigurta për Shqipërinë si brenda ashtu dhe jashtë. Ky është mendimi im për Shqipërinë aktuale. Unë shpresoj se nëse shkohet në zgjedhje të reja në Itali, besoj se do të ndodhin ndryshime pozitive, por besoj se do të ketë një situatë të re edhe në Europë. Ndoshta ajo që duhet thënë në këtë moment për Shqipërinë është se ky realitet i ri ka nevojë për suport edhe nga jashtë. E them këtë sepse Qeveria e Ramës do të ketë mbështetje edhe nga faktorë të jashtëm pozitivë, veçanërisht nga Italia dhe BE. Unë jam i shqetësuar për një fakt. Si ka mundësi që si në Shqipëri, edhe në Itali, nga viti 1991 e këtej, asnjë prej qeverive shqiptare (në Itali ka ndodhur edhe më përpara) nuk është interesuar për prezencën e fortë edhe të arbëreshëve. Mbaj mend se para vitit ’91 kishte një raport pozitiv, kishte shkëmbime kulturore të herëpashershme, janë konsoliduar raporte të suksesshme me arbëreshët, pavarësisht situatave të vështira politike të kohës, ka patur lidhje e bashkëpunim të ngushtë që janë projektuar edhe në realitetin shqiptar. Si në Shqipëri, edhe në Kalabri, ku ka arbëreshë, kanë vijuar këto raporte edhe pse në heshtje, për vetë kushtet politike në të cilat ndodhej Shqipëria. Mendoj se arbëreshët janë një stimul i fortë për të mbështetur ndryshimin në Shqipëri dhe raportet mes dy vendeve.

 

Ju theksoni rolin e arbëreshëve në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë. Pse besoni aq shumë në këtë rol?

Unë i kam studiuar këto çështje. Jugu i Italisë ndodhet në një realitet të rëndë këto kohë dhe jam i bindur se procesi ekonomik (globalizimi) po çon drejt ndryshimeve të reja. Nëse më parë, Jugu varej nga zhvillimi i Italisë në tërësi, tashmë jemi përballë një frakture mes veriut dhe jugut.  Jugu po margjinalizohet. Mendoj se kjo situatë e detyron të hyjë në marrëdhënie me të gjitha vendet e dobëta të Mesdheut, që mund të shprehin aspiratat e reja progresive të një tipi të ri marrëdhëniesh me Europën. Shqipëria bën pjesë në këtë grup vendesh. Nëse është kështu dhe kjo bëhet një çështje kryesore mesdhetare, në brendësi të këtij realiteti të ri duhen individualizuar specifikat dhe identitetet kulturore dhe mes tyre ekziston edhe bota shqiptaro-arbëreshe, që ka një sfond të rëndësishëm në jug të Ballkanit, por edhe në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, me gjuhë dhe tradita të përbashkëta që mund të lidhet me refleksionin mbi mundësinë e të gjeturit të formave të zhvillimit, ndryshe nga ato që kanë qenë deri tani. Nga ana tjetër, arbëreshët mund të japin një ndihmesë të madhe. Arbëreshët kanë pasur një rol të rëndësishëm në kohën e De Radës dhe më vonë, por kujtojmë vetëm de Radën që ka dhënë kontribut në pavarësinë e Shqipërisë. Arbëreshët janë bartës të dy ekzigjencave: të luftës për pavarësinë dhe ndërtimin e unitetit të Italisë dhe zëdhënës në Europë të pavarësisë së Shqipërisë. Tani nuk mund thjesht të mbrojnë një mikrokozmos kulture, por duhet të përcaktojmë një rol të ri në Europë dhe mbi të gjitha në Itali. Ky rol del nga ky diskutim dhe mbi të gjitha të bëhen zëri edhe i ekzigjencave të Shqipërisë.

 

Prof. Brunetti, kohët e fundit në Shqipëri është hapur një debat për çështjen e prioriteteve të politikës së jashtme me vendet e tjera të rajonit dhe posaçërisht për partneritetin me Turqinë. Ju ç’mendim keni për këtë?

Nëse flasim në kontekstin gjeopolitik, kam parë se ka një debat në lidhje me raportin me Turqinë dhe kjo është një temë e gjerë. Por kjo temë u intereson edhe arbëreshëve. Pse ikën nga Shqipëria? Sepse atdheu amë u pushtua nga Turqia, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut. Sigurisht, tani ekzistojnë kushte të tjera historike dhe prandaj kërkojnë edhe mendime të reja dhe më të thella në përshtatje me kohët moderne. Në këto diskutime nuk mund të mos kemi parasysh se Shqipëria ëndërron të mos kthehet prapa, por të shkojë drejt Europës. Ndërkaq dihet se edhe vende të tjera të Ballkanit, si Kosova, gjithashtu punojnë në këtë drejtim. Edhe në Turqinë e sotme ka mjaft përpjekje jo vetëm më anë emigrantësh, por edhe forcash të tjera progresive që e pëlqejnë qytetërimin evropian dhe në kuadër të globalizimit priren drejt BE-së. Prandaj në këto diskutime duhet të ndriçohet qartë opinioni për aspiratat e vërteta moderne të shqiptarëve kudo që jetojnë, pra edhe të komunitetit italo-arbëresh, që të mos errësohet imazhi i tyre shqiptaro-europian. Unë personalisht e gjykoj të drejtë këtë, aq më tepër që kam qenë anëtar i Këshillit të Europës për 5 vjet  në Komisionin e pakicave etnike të Europës dhe kam mbrojtur gjithnjë të drejtat e pakicave.

 

Ju i njihni edhe Berishësn, edhe Ramën. Cili është dallimi mes tyre?

Ka një ndryshim kolosal midis tyre, si toka me qiellin. Mendoj se më shumë se të ngjashëm, ata janë të kundërt me njëri-tjetrin, në formim, në kulturë, në mënyrën e qeverisjes dhe në vizionet që kanë për vendin e tyre. Berisha është një personazh i çuditshëm. Në terrenin e konceptimit institucional është një personazh berluskonian. Berisha ngjason me të në shumë aspekte, ndoshta edhe në marrëdhëniet e tij me gratë, por për këtë nuk mund të flas me siguri (Qesh). Edi Rama sjell me vete një element moralisht të ndryshëm. Nuk ka një ideologji të vjetër mbrapa. Nëse kujtoj rregullimin e Tiranës dhe shembjen e ndërtesave pa leje, them me bindje se këtë Berluskoni nuk do ta bënte kurrë, sepse pas ndërtimeve pa leje do të ishte vetë në një farë mënyre. Pra kemi dy pole të kundërta.

 

Dje (pardje) ju kini parë në TV një shpërthim spektakolar që ndodhi në Vlorë. Cila është sipas jush simbolika e atij shpërthimi?

Kur ndodhin të tilla gjëra në Itali, pas tyre ka dy gjëra: së pari shkelja e ligjit mbi ndërtime pa rregulla. Ilegaliteti është në qendër të operacionit dhe pas tij është mafia. Janë marrëdhënie ku sundon biznesi, lidhja politikë – ilegalitet, politikë-korrupsion, elemente që gjymtojnë demokracinë. Kjo ndodh në Itali dhe kam përshtypjen se e njëjta gjë ndodh edhe këtu. Një pallat buzë detit pa leje është ndërtuar me prepotencë, sepse është nën koperturën e dikujt. Nëse nuk është ndaluar, do të thotë se është vepruar në mënyrë të paligjshme. Pra, këtu Shqipëria dhe Italia kanë element të përbashkët. Shembja është një element simbolik për t’i thënë abuzimit mjaft. Mendoj se ai shpërthim ka shumë domethënie pozitive për të ardhmen e Shqipërisë, por edhe për funksionin e kësaj qeverie.

 

Mund të gjeni ndonjë periudhë të ngjashme në Itali me këtë që po përjeton Shqipëria aktualisht?

Në Itali pas fashizmit dhe pas unitetit kombëtar nisi ndërtimi i vendit. Por partitë ishin ndryshe. Arriheshin marrëveshje dhe gjendeshin zgjidhje. Unë parapëlqej bashkime, afrime, kompromise që e shpien shoqërinë përpara. Në Shqipëri, unë kam përshtypjen se jemi përballë një ndryshimi politik që i ngjan kohës kur mbaroi fashizmi. Nuk dua të më keqkuptoni. Janë situata të ndryshme, janë periudha kohe të ndryshme dhe unë po flas për çështje emotive.

 

Faktori shqiptar në Ballkan ka fituar peshë tjetër pas krijimit të shtetit të Kosovës edhe me faktorin shqiptar në Maqedoni, Malin e Zi dhe çamët në Greqi. Si e shikoni perspektivën e zgjidhjes së çështjes shqiptare?   

Jam i bindur se situata e Shqipërisë, që pas kthesës demokratike mund të jetë pikë referimi edhe për vende si Maqedonia, Kosova, të cilat po zhvillohen për llogari të vet. Por mund të krijohet në Ballkan një atmosferë në të cilën të fuqizohet demokracia dhe ku njerëzit të ndihen më afër njëri-tjetrit. Uroj që Edi Rama të gjejë mënyrën për të hapur debatin mbi nevojën e një raporti pozitiv me arbëreshët. Edhe pse unilateralisht, shteti italian nuk mund të “zbulojë” arbëreshët vetëm duke bërë një vizitë në Shqipëri. Unë kam qenë autor i një prezantimi të ligjit të mbrojtjes së minorancave gjuhësore në Itali, mes të cilave edhe minoranca arbëreshe. Ka një ligj kombëtar që është miratuar dhe garanton të drejtën e të folurit dhe kulturës për këto minoranca, që parashikon mësimin e gjuhës së nënës në shkollat arbëreshe. Në atë ligj ekziston e drejta e një televizioni, e drejta për të folur të dyja gjuhët etj. Për fat të keq, shteti italian dhe strukturat e tij lokale nuk e respektojnë këtë ligj, duke e nënvlerësuar. Uroj që në Itali të lindë një lëvizje, që të mbrojë këtë realitet, por edhe të ketë një mbështetje nga ana tjetër nga Shqipëria, sepse nëse kjo nuk respektohet nuk ka raporte normale. Nëse Shqipëria do ta kishte vlerësuar këtë (mbase as nuk e dinë fare që ekziston një ligj i tillë). Unë kam kërkuar që rajoni i Kalabrisë dhe ambasada në Romës në emër të qeverisë të bëjnë një protokoll mirëkuptimi mbi disa çështje si shëndetësia, por askush nuk e di që ekziston një protokoll i tillë. Duhen gjetur forma për të rivendosur diskutimin në terren normal si nga ana e Shqipërisë edhe e Italisë, duke respektuar rregullat, pasi këto janë . Gjuhëtarët thonë se për çdo gjuhë që vdes, ka një copë demokracie që fshihet (zhduket). Nëse lejojmë që gjuha e televizionit t’i mbivendoset gjuhës së nënës, kjo e fundit dëmtohet, humbet gjuha e prindërve. Deri tani ka rezistuar për 150 vjet e më shumë, duke transmetuar kulturë e histori. Apeli që unë bëj është të përfshijmë strukturat e qeverisë shqiptare që të hapet një faqe e re për të rindërtuar një raport miqësie dhe bashkëpunimi. Për këto probleme unë u kam shkruar dje një letër miqësore Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta. Shpresoj në mirëkuptimin e tyre.

 

Kush është Mario Bruneti

Onorevole Mario Brunetti është një intelektual i shquar, gazetar profesionist, politikan e shkrimtar arbëresh. Ai ka lindur në qytezën Plataci, të banuar nga arbëreshë në krahinën e Kozencës, Itali. Ka themeluar revistën e mirënjohur ‘E majta e Kalabrisë’ dhe është Kryetar i Lidhjes Arbëreshe për të Drejtat. Ka qenë tre herë deputet i Parlamentit të Italisë dhe anëtar i Komisionit të BE-së për pakicat etnike të Europës.  Ka qenë autor i ligjit 482/99 që u miratua nga Parlamenti italian që për herë të parë njihte të drejtat e pakicave gjuhësore, pra edhe të arbëreshëve, të gjuhës shqipe në shkolla. Mario Brunetti ka botuar shumë libra mbi jetën e italo-arbëreshëve dhe historinë e tyre. Mario Brunetti vazhdon të kryejë një veprimtari politike, shoqërore e kulturore të shumanshme. Ai ka qenë gjithnjë i interesuar për fatin e atdheut amë dhe ka ndihmuar për forcimin e lidhjeve kulturore e shoqërore midis bashkësisë arbëreshe dhe Shqipërisë.

Brunetti është President i Fondacionit Me-ME (Meridionale – Italia e Jugut – dhe Mesdheu) dhe drejton serinë e botimeve të këtij Instituti. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë botoi në italisht librin e Prof. Alfred Uçit ‘Nga njëri shekull në tjetrin”. Ai është dekoruar nga Presidenca e Shqipërisë me Urdhërin “Për merita të veçanta, ndërsa është njohur si Konsull nderi i Shqipërisë në Itali. Bruneti mban lidhje të ngushta me shoqatën ‘Lisi i Arbrit’ Tiranë, me qytetin e Gramshit dhe Universitetin e Tiranës.

 

 

Share This Article
14 Comments
  • Me duket nder i madh per Saliun te krahasohet me Berluskonin, sepse ky nuk shiti dhe shkaterroi Italine. Mund te krahasohet aventurieri me kriminelin? Saliu eshte Nero i Shqiperise dhe i popullit t tij.
    Sa per problemin e arberesheve eshte nje teme e bukur, qe qeveria e re kur te rregulloje problemet e medhaja ne Shqiperi, qe jane jetike per kombin dhe shqiptaret brenda kuijve te filloje dhe rilindja kombetare jashte kufive. Kur ne si popull ne Shqiperi te jemi nje fuqi pozitive pa korrupsion e turpe te tjera do fillojne vete arberesh, cameri, maqedoni, mali i zi etj., te duan te kerkojne rrenjet e tyre dhe krenohen per to. Si puna e shume femijeve qe nuk i njohin baballaret dhe fillojne ti kerkojne. Nqs. ata jane horra nuk duan maredhenie, kur jane njerez pozitive vetvetiu dhe kerkesa per tu njohur si femija i tyre eshte me e madhe. Kjo eshte detyra e pare per Shqiperine dhe shqipetaret.

    • Zoteria Bruneti kerkon me te drejte te vendosen Lidhje midis nesh dhe Arberesheve ne stade me te larta qe ti pergjigjen kohes moderne qe jetojme

      Ne duhet patjeter te vendosen lidhje te fuqishme me arbereshet ne te gjitha fushat e kultures, artit, shkences, sportit dhe sidomos Biznesit

      Duke krijuar lidhje te fuqishme biznesi me arbereshet ne zhvillojme rajonet tona per nje jete me te mire ,
      ndersa duke krijuar lidhje te fuqishme kulturore ne shlyejme nje borxh historik qe kemi ndaj arberesheve …
      te cilet gjithmone i kane pasur syte nga dheu ame…dhe intelektualet e tyre gjithmone e kane ndihmuar Shqiperine me te gjitha forcat e tyre intelektuale

      Prifti Arberesh Antonio Beluci i kerkoi ndihme Berishes para 10 vjetesh qe te krijonim shkollat shqipe tek arbereshet ne Itali,por Berisha nuk i ndihmoi

      Edi Rama duhet patjeter te ndihmoj arbereshet per mesimin e gjuhes shqipe..
      .Duhet qe Shqiperia te coje mesues te gjuhes shqip nga Shqiperia ne rajonet e Italise ku jetojne Arbereshet ….
      .Atje mesuesit shqiptare te japin mesimin e gjuhes shqipe per femijet arebreshe …

      Po ashtu te krijohen lidhje kulturore me grupet artistike te kengeve folklorike ..si dhe te krijojme edhe maredhenie sprotive ku te bejme aktivitete sportive te perbashketa ne futboll,basketboll,voliboll, not, atletike etj etj

      Urimet me te mira zotit Bruneti ne punen e tij fisnike !

  • BRUNETTI I SHQIPES SE HARRUAR

    Eshte hera e pare qe degjoj te flitet per kete personazh kaq te njohur per te tjeret.
    Me beri pershtypje shprehja e tij “nuk I duam turqit se nga ata u larguam nga Shqiperia per ne Itali…!
    Ku e keni gjetur kete biren e fundit te kavallit per te na afruar ndihmen e tij dhe te arberesheve me te cilet mburret, e ne nje fare menyre, me intelektin trashanik qe i karakterizon, perpiqet gati te mbipeshoje rolin e arberesheve per te hyre ne familjen europiane si te pa zevendesueshem, si vendimtarin, si kryesorin.
    Zoteria shtyhet deri atje sa pretendon te ndryshoje qendrimin e italo-arberesheve ne nje te ardheshme te afert ediramiste duke u angazhuar ne tere fushat e zhvillimit shqiptar duke patur si udherefyes italo-arbereshet e takes se çizmes italiane.

    • Pse te ben pershtypje mongole e vogel me cador, fakti qe nje shqiptar me gen te paster shpreh ate barbari qe ka pesuar raca jone nga gjysh stergjysherit tuaj. A mos valle duhet te themi qe i duam turqit pse na masakruan per 500 vjet. Mbase ti je e ardhur ne token qe ata lane nen terrorrin barbar, prandaj te duket edhe i trashe, pasi e verteta per ju eshte e hidhur. Vertet qe shqiptaret e paster to globit, ate qe ruajne ADN e paster shqiptare, te paperzjere me turq,kurd, irakene, cerkez, jane lenene harrese jo te paqellimte.As nje kryeminister nuk e ka marre mundimin te shkoje te takoj gjakun e vet matane Adriatikut, por cojne nje ambasador ci Ceka qe u flet nje italishte cope cope ne vend qe tu flase shqip, shqip o kokelaker i padinjitet.

    • APOLONET – SHPERBLIMI ZOGIST SERBOMALAZEZEVE TE WRANGELIT

      Nje zhberje andertaliane si ti o qemtyre e percelluar serbo-malazeze e Wragelit, jashteqitjes ruse te revolucionit te tetorit, nuk mund te ndryshosh ate pak njohje te realitetit qe padronet tuaj te gjithmonshem te kane lene si dhurate per ndihmen qe i dhate zogisteve per tu rikthyer me forcen e sketerres e te gjakderdhjes ne trojet tona, jo tuajat.
      Balta myzeqare ka zevendesuar ne keto dekada çdo qelize te ekzistences tuaj ilegale ne trojet tona.
      Arbereshet, qe ty e tuajt krijesa bajge-kashte-balte formuar te duken inteligjente e Shqiperi dashes, jane italiket me oportuniste qe banojne pertej deteve Adriatik e Jon, qe kane arritur te asimilohen teresisht nga latino italiket e kane mundur te ruajne vetem njezet fjale nga shqipja qe braktisen pese shekuj me pare.
      Flas per njohje direkte te tyre, te shqipes qe flasin qe vetem ti o zhberje kater kembore mund ta kuptosh.
      Kjo lloj “ndihme” qe duan te na afrojne nuk ka te beje me memedhe dashurine e tyre por me oreksin qe kane per te sunduar mbi te tjeret, kushdo qofshin ata, qofte edhe “bashkevellezerit” e tyre qe braktisen nga frika qe paten nga stergjysherit e anadollakut Erdogan, “vellait” te ediramistit vllah qe edhe votat tuaja te qelbura i dhane force.

      • Nuk e fajin pasqyra zonje por fytyra qe tregon shemtin e shpirtit. Geni yt eshte shume larg baltes dhe races shqiptare, urte e bute o e uruar ne do te besh hajr ne kete toke e balte te bekuar qe e mbollet me faren tuaj te hithrit.Me mos e merr guximin te krahasohesh as me fisnikerine dhe as bukurine e shqiptareve te paster te Italise, do te duhet te kryqezohesh te pakten 14 breza te fitosh te drejten e fares tone.

      • Mi fai capire che sei una merda rotolata sulla spiaggia del pisciatoio pubblico dell’ Apollonia ritrovata. Fai bene di non rompere più le scatole viscido pagliaccio, puzzolente e noioso, respinto dall’utero di tua madre puttana, zoccola e succhia cazzi.
        Impari a rispettare idee degli altri, senza trasformati in un prostituto abbandonato, appunto, nella spiaggia del pisciatoio pubblico della Piana degli Albanesi.

        • Mekat qe gjuha e Dantes vulgarizohet ne te tilla nivele, mire qe ne histori je nul, serbomalazezet e Wrangelit thote historiania e CEPU, ishte rus i bardhe, nuk besoj te kesh degjuar ndonjehere. Perdore kohen e qendrimit ne Itali per te perfeksionuar gjuhen, dhe eja na be nje vizite ne Piana per Krishtlindje.

  • Jemi shume te bindur se Edi Rama me patjter do ti ktheje syte nga arbereshet se eshte ne detyren e tije dhe ne kulturen e tije.Edi Rama ma merr mendja se pret kohen me te volitshme per tu takuare me arbereshet dhe te flase ne gjuhen e nenes me ta.Kjo do ta beje Edi Ramen me europian ,me njerzor,me atdhetar dhe nje shqiptar te vertete.
    Pershendetje z.Mario Bruneti .

  • Brunetti jep këshilla te mira dhe duhet degjuar. Pashe atdhetari dhe dashamirësi ne këshillat e tij. Eshte nje njeri i letrave dhe si gjithe njerzit e kesaj stature kanë shpirt te madh! Besoj se qeveria e re dhe ministria perkatese duhet ta kene nje strategji kontaktesh te shumëanshme me etnine arbereshe. Jane gjaku yne,memoria jone historike, pjesa e integruar e kultures sone me kulturen e nje populli tjeter dhe ketu duhen gjetur filizat e atij integrimi qe do te na mesoje me mire cgjë te ruajme e çgje te korigjojme ne ate qe s’ka shkuar mirë!? Nderime xhote! Nderime erion! Na shtuat nje shkendijez atdhetarie ne zjarrin shpirteror qe na bashkon me pasardhesit e rracës tone te emigruar por qe i djeg akoma malli per token e te pareve të përbashkët!

  • Pak e cuditshme ” kjo harrese ” e gazetarit per te na treguar se kujt partie politike I perket ky marksist I kulluar , tre here deputet ne Parlamentin Italian ! Eshte bere mode ketu te ne nga sallaksit e mediave qe mjafton te jesh I huaj dhe nuk duhet te etiketohesh si M – L ! U harruan Fosko Dinucet , Zhak Gripate , Rexh Bercet , Raimond Kazate , Ernst Austet etj Edhe keta, te gjithe perendimore ishin , por I pelqenin fort dollaret qe “klasiku ” I fundit , diktatori paranojak stalinist I yni , ne krye te nje shteti e populli ne mjerim , u jepte pa kursim …( shihni dokumentet nga Arkivi I KQ PPSH dhe menyren si sigurimso – diplomatet e Enverit u a linin ne dore shukun e dollareve atyre ) . Ky Bruneti junior duhet te jete djali I nje tjeter Bruneti Senjor , qe I hengri nja 40 – vjet , ne Shoq. e Miq. It- Shqip. e na lavderonte socializmi cnjerezor dhe vete Komandantin , sic po ben sot I biri , duke na lavderuar ” komandant ” Edwinin ! Ka shume per te folur per kete soj kameleonesh furbo dhe per keta te majte , qe s’e provuan kurre diktaturen dhe ferrin e rregjimit diktatorial pol-potist te Hoxhes Enver , ndaj dhe flasim si e ema e Zeqos maje thanes … Shprehja me e goditur per kete rast , qe meriton ti thuhet , ketij Italiani nga Jugu ( se arberesh s’eshte kurre! ) mbetet ajo e njohura : VA FAN CULLO , megjithe perverset e travestitet e Partise tende ne Itali dhe Partise binjake te saj ne Shqiperi !

  • Berisha mundohet me veshe xhaketen e antallonat e Berluskonit. Por asht shume ma i gjate e nuk i bie kostumi i Berluskes.
    Asnjehere Qeverite Italiane nuk moren nje inisiative konkrete ne PE per Statusin e Shqipnise.
    7 mije euro i kushtojne letrat nje shqitari ne Itali ne se çdo gje ecen mire.
    Berluskoni ashtu siq u tall me popullin e tije eshte tallur edhe me shqiptaret, duke i lane te fundit ne hjithe Europen. Po ngada nga dale edhe berluskes po i vjen fund i hidhur.
    Bani mire me e pastu Parlamentin Italian se late kokrren e namit ne gjithe boten.

  • E KAM TAKU NJE HERE PROF. BRUNETTIN,DHE ME KA LENE PERSHTYPJE TE NJE NJERIU ME KULTURE EURIDITE DHE SHPIRT TE PASTER ATDHETAR.PER KETA NJEREZ KA NEVOJE JO VETM SHQIPERIA POR DHE TE TJERET DO ISHIN TE NDERUAR TA KISHIN NE MESIN E TYRE. RESPEKT.

  • sa e paguat kete shokun qe te bente lavde per edi ramen.? Neve demokrateve na beni nder kur e mbroni me kaq fanatizem edi ramen,se beheni qesharak ne popull dhe i krijoni alergji njerezve..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *