Berisha: Si do përcaktohen kandidatët tanë për kryebashkiakë!

Amelda Amelda

Sali Berisha ka treguar si do përcaktohen kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit në 6 bashkitë pa kryetarë. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se kandidatët do të përcaktohen nga anëtarët përmes zgjedhjeve në struktura. Ata që do të marrin më shumë vota do të jetë zyrtarisht kandidatë.

Ai thotë se ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe sipas tij është dëshmuar i suksesshëm, transparent dhe do të sjellë rezultate të mira.

Deklarata e Berishës

Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë.

Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët. Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë.

QYTETARI vendos se kush do të jetë kandidat, as Sali Berisha, as Kryesia, askush tjetër.

Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne.

I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat.

Lista jonë padyshim se do të jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në secilin kuptim të fjalës.

a.m/dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Nuk po pergatitet ky dhe i biri te japin llogari per vrasjen e nje qytetari amerikan ne bisnesin e Gerdecit?Amerika nuk te fal ketu.Shembull:Qytetar amerikan beri sex me nje minorene ne Thailande ,u mor vesh dhe u denua me burg kur u kthye ne amerike.

  • eshte e turpeshme per shtetin amerikan.

    .bashkimin horropian

    shoqerine civile dhe sheiket e shtypit

    qe ky kriminel i superdokumentuar

    nen talljet e non grates se kimes e blinkenit

    nen pantallonat e pashurrosura te ediramostres

    pasi perdhosi ne 21 janar 2011 per te njembedhjeten here jetime e te vrareve ne bulevard

    ka filluar tani te kopjoje Primaret e Leshit Kimes Marikes..

    dhe ju shtyptaret pasanike nxitoni kush ta nxjerre me pare ne “resme”..

    Me shani enverist edhe pse nuk kame qene kurre

    por bemat e ketij perbindeshi..

    hipokrizia kozmike e Kimeve te rradhes

    dhe shoqeria civile

    e kishin hallall diktaturen e tij biles paska qene ca “doreleshuar”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *