Berisha: “Basha, i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri dhe në SHBA”. Përgjigjet Basha: “Njeri qesharak që nuk njeh kufi për interesat e tua personale”

Ornela

 

Sali Berisha dhe Lulzim Basha vazhdojnë akuzat dhe kundërakuzat  këtë herë lidhur me deklaratat se ish-kryeministri ka bashkëpunuar me kriminelët për të mbledhur firmat e delegatëve.

Nga Kurbini, ku mbajti “Foltoren” e radhës, Berisha tha se Lulzim Basha i ka kërkuar të mos denoncojë Suel Çelën, një element i njohur për policinë në Elbasan. Të njëjtën akuzë bëri Basha për Berishën.

“Kam 26 statuse që kam denoncuar Suel Çelën, këtë kriminel të Elbasanit. Lulzim Basha nuk ka asnjë status. Përveç disa telefonatave me Sali Berishën, ku i thotë mos ia përmend emrin se na prish punë. Kontrolloni tabulatet”, tha Sali Berisha.

Berisha thotë se Basha ka dy dosje dhe se Rama e ka ndihmuar.

“Dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtashëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat.

E dini ju çfarë ndodhi me dosjen në apel? Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhe merrje pafajësi nga Gjykata e Lartë.

Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln euro, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro!! Më mori një kamarier në telefon, – më thotë.

I them bëre një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t’ju arrestojnë. Po ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, ato erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndau me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thanë gazetarët se t’i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris”.

Berisha lëshoi nga të vetat edhe për Ramën, që sipas tij, e ka keq punën në Kurbin:

“Edvin, fundin e ke të afërt, Kurbini është në këmbë, mjerë ti çdo të heqësh. Atë paralajmërim që i bëra Nano po ta bëj edhe ty nga kjo sallë, fatin e tij do të pësosh, bëj gati valixhet”, tha Berisha.

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të tij. Me një reagim në Twitter, Basha shkruan se me trillimet dhe gënjeshtrat e tij Berisha po bëhet çdo ditë e më shumë qesharak.

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”- shkruan ai.

 

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Po urdhrin e vrasjes se demonstruesve me duar ne xhepa ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit’ me 21 janar 2011, kush e dha, o Doktor Mortja?!

    • Per kry te Xenit, nuk e kam dit.
      Q… Shiqerren ne majth, Lulja e ka fajin.
      Mbasi degjova krismat, dola ne dritare, kujtova se bandat e shqiptareve po jane organizue me me qellue, por jo Lulja e bani damin.
      Duket i pafajshem e i urte por i ban gjanat me zarar!

  • Ky,doktori e bashke me te Basha e kompani e kane vendin ne burg.Hetimi tyre te behej nga “Aznedaret” e kohes se diktatures,sepse ata do tu nxirrnin edhe ato qe s’kane bere Ja ne dore te kujt rame per te na drejtuar pas 1990-tes. Rame nga shiu ne bore e bresher.

  • Basha te flasi per 21 janarin e rrugen e kombit….ka dredhuar me raporte….skandalet me te medha te qevetise Berisha ky ka qene minister….kaq

  • Shih shih ! Basha qe rron pa te ardhuar e jeton nje Zot e di ku po na thot mos luftoni per interesat e Berishes po per interesat e Bashes!!!
    Po sikur ju te dy kriminelete e vertetuar , demokratete e vertete t’ ju cdergojne aty ku e keni vendin ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *