Berisha si Mugabe

editor

Në çdo shtet të Europës që ka ekzistuar para 1990-ës, janë regjistruar të paktën dy rotacione paqësore pushteti me zgjedhje normale demokratike të njëpasnjëshme. Dhe në shumicën e shteteve europiane janë regjistruar me dhjetëra.

 

Shqipëria e ka shansin këtë vit për të regjistruar dy rotacione paqësore pushteti me zgjedhje normale demokratike të ndodhura njëra pas tjetrës. Pra, vetëm në 101-vjetorin e Pavarësisë së tij, vendi ynë mund t’i bashkohet klubit të vendeve europiane që përdorin rregullisht këtë mekanizëm për rotacionin e pushtetit.

 

Por, në qoftë se zgjedhjet e 23 qershorit të 2013-ës nuk do të jenë të lira e të ndershme, ose në qoftë se ato nuk rezultojnë me një rotacion pushteti, Shqipëria ka gjasa të ecë në gjurmët e shembullit afrikan të Mugabes e jo të atij që ekziston me dekada, për të mos thënë me shekuj, në kontinentin tonë (Mugabe, pas 33 vjetësh në pushtet, po kandidon përsëri për president të Zimbabves, në moshën 89-vjeçare…).

 

Duke evokuar shembullin e Zimbabves, si vend që nuk realizon rotacion pushteti me zgjedhje demokratike, në fakt, i bëhet një padrejtësi vendeve si Singapori, i cili, gjithashtu, nuk e ka bërë këtë gjë për dekada e dekada të tëra. Zimbabveja ofron ndoshta rastin më të keq të efektit të mosrotacionit të pushtetit në zhvillimin ekonomik, por Singapori, nga ana tjetër, ofron shembullin e një zhvillimi meteorik ekonomik disadekadësh, në kushtet e mungesës së rotacionit të pushtetit me zgjedhje demokratike.

 

Në fakt, në literaturën e zhvillimit ekonomik, rasti i Singaporit konsiderohet si përjashtim nga rregullsia e vënë re në ndërvarësinë pozitive afatgjatë mes demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Partizanët e tezës së kësaj ndërvarësie theksojnë se, në afate të gjata, vende që nuk realizojnë rotacion pushteti me zgjedhje demokratike ose janë të destinuara që të dështojnë eventualisht në zhvillimin ekonomik, ose janë të detyruara të adoptojnë demokracinë si mekanizëm të ndërrimit të pushtetit, për të vazhduar zhvillimin ekonomik. Shembujt që ata sjellin në mbështetje të kësaj teze janë vendet e Europës Lindore, Tajvani, Korea e Jugut etj.

 

(Profesorët Doucouliagos dhe Ulubasoglu të Universitetit Deakin në Australi, nëpërmjet një metaanalize ekonometrike të 470 të dhënave nga 81 studime ekonomike, kanë provuar statistikisht se ndërvarësia mes demokracisë dhe zhvillimit ekonomik është me shenjë pozitive, por magnituda e ndërvarësisë ndryshon sipas kontinenteve).

 

Pas kësaj paranteze teorike, le të kthehemi te 101-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, aty ku e nisëm këtë analizë. Nëntori i 2013-ës me një Berishë të rimandatuar në krye të qeverisë, me apo pa zgjedhje të lira e të ndershme, do të shtronte rrugën për një mandat të katërt, të pestë, e të n-të të tij. (N-ja do të ishte në varësi të vendimit që do të bëjë i Gjithëfuqishmi Atje Lart mbi qëndrimin e Berishës në këtë botë).

 

Gjasat qe ky skenari te materializohet, ne qofte se Berisha vazhdon të rrijë në pushtet, janë të mëdha, sepse një fitore e tij (me apo pa manipulime) do të krijonte në partinë më të madhe të opozitës, në rastin më të mirë, një dobësim të ndjeshëm të saj dhe, në rastin më të keq, një frakturë të fortë. Ndërkohë, klani politiko-ekonomiko-mediatik i udhëhequr nga Berisha do të fuqizohej së tepërmi, duke tërhequr drejt vetes edhe politikanë, biznese e media që ende nuk janë të përfshirë në të. Kjo do të krijonte kushtet për një rimandatim tjetër të Berishës në 2017-ën, e kështu me radhë…

 

Pyetja më e rëndësishme në këtë rast hipotetik është nëse Berisha do të ndjekë shembullin e Mugabes apo të Li Kuan Jesë (kryeministri i parë i Singaporit të pavarur – biri i tij është aktualisht kryeministër). Mugabe, pas ardhjes në pushtet, promovoi politika ekonomike që stimuluan rritjen e ekonomisë zimbabviane, por më vonë, për hir të ndenjjes në pushtet, përçau popullsinë e zezë me atë të bardhë në lidhje me pronësinë e tokës, gjë që e futi vendin në një krizë të thellë ekonomike.

 

Ndërsa Li Kuan Je promovoi një shtet të fortë që i jepte përparësi mirëqenies kolektive (pavarësisht nga përbërja heterogjene etniko-racore e popullsisë) mbi të drejtat individuale të shtetasve. Si rezultat, Singapori, me një popullsi të krahasueshme me Shqipërinë dhe Zimbabven, renditet sot nga Transparency International si vendi i dytë në botë me më pak korrupsion (pas Finlandës) dhe nga FMN-ja si vendi i tretë për të ardhurat më të mëdha për frymë sipas fuqisë blerëse (pas Katarit dhe Luksemburgut). Por, nga ana tjetër, revista The Economist e rendit Singaporin si një vend me demokraci hibride në Indeksin e Demokracisë (njësoj si Shqipërinë dhe Zimbabven).

 

Duke gjykuar nga mënyra e qeverisjes së Berishës para dhe pas vitit 2000, të krijohet bindja se stili i tij qeverisës është shumë më i afërt me atë të Mugabes se sa me të Li Kuan Jesë. Përçarjet krahinore dhe politike (instrumeta mugabianë) kanë qenë për Berishën më të parapëlqyera se kohezioni dhe mirëqenia kolektive e popullsisë (instrumenta likuanjeane). Dhe kur një njeri nuk ka ndryshuar deri në 69 vjeç, nuk duhet patur shpresë se mund të ndryshojë pas kësaj moshe…

 

Po një rotacion pushteti në 2013-ën, a do t’i krijonte Shqipërisë shansin për të ndjekur rrugën e Singaporit? Gjasat janë të vogla. Por, sidoqoftë, mund të shpresohet se do të ndjekim shembullin e vendeve të Europës Lindore, ku rotacionet demokratike të pushtetit, diku më shumë e diku më pak, janë shoqëruar me një zhvillim gradual ekonomik dhe të shtetit të së drejtës.

Share This Article
7 Comments
  • “Analiza” e z.Zaloshnja eshte e kerkuar dhe tejet e sforcuar.Ftesa qe Rama i beri Metes(dhe qe u pranua) per koalicion zgjoi nje indinjate mbarepopullore tek populli i majte, padyshim. Ky ishte dhe eshte nje problem jo i vogel si per dyshen e koalicionit por edhe per shume kumbare te tij dhe analiste prane tyre. Prandaj,analistet entuziaste per aleancen e re, kane “gjetur” nje menyre per te fashitur kete indinjate: Berisha e keqja me e madhe! Deri para 1 prillit ,kjo kishte sens dhe ishte e mirekuptueshme,por,pas tij e sidomos pas 4 prillit,ky mirekuptim eshte zbehur, aq me shume qe perdoret si kunderpeshe ndaj reagimit te ligjshem te popullit te majte ndaj kesaj aleance te gerditshme.
    M.Nano,A.Stefani, E,Zaloshnja ,L.Vangjeli( ky i fundit eshte partiak,pra edhe justifikohet) e krahasojne Berishen me diktatore ,gjysmediktatore,sundimtare, sulltane, tirane e lloj lloj gjerash kesolloji anekend botes.E krahasojne me Putinin,Chavezin (e ndjere),Hitlerin,Musolinin ,Pol Potin por edhe…Mugaben ashtu sic po ben sot Zaloshnja…
    Zoterinjte ,ashtu te kapluar nga ethet zgjedhore dhe te justifikimit te aleances me LSI-ne, nuk e kuptojne(ose nuk duan ta kuptojne) qe po bejne nje gabim te madh,sepse,Berisha nuk eshte asnje nga keta! Berisha mund te kete njemije e nje te liga ,por, eshte qesharake ta krahasosh edhe me me te butin diktator te permendur me siper. Mirepo,lind pyetja,kur keta analistet tane e dine nje gje te tille ,atehere pse bejne te tilla krahasime pa vend?!- E thjeshte: pervec arsyes se permendur me lart,dmth, paraqitjes se Berishes si e keqja me e madhe qe mund te justifikoje edhe nje bashkim me Meten(me te korruptuarin e qeverise se tij), arsye tjeter shume e rendesishme (per ta) eshte energjizimi i popullit te majte!
    Shkurt (perjashto partiakun Vangjeli qe si i tille e ka te natyrshme kete) keta analiste po bejne propaganduesin e zellshem,madje te nje lloji te tille, qe do t’ua kishin zili edhe ata gazetaret e 55-es …!
    Te qenit i majte nuk e justifikon propaganden e tyre ne sitl bolshevik,aq me teper qe kemi nje shembull te shkelqyer,ku nje gazetar,analist,opinionist i majte si Andi Bushati eshte nje nder te tillet me te pavarur ne Shqiperi,qe do te thote se, botkuptimi i tij se pengon aspak ne pavaresine profesionale;por keta jane me vite drite larg profesionalizmit te Bushatit… Historiani Bernd Fisher,kur i referohet aleances me Ilir Meten, shpjegon se kjo ka te beje me”natyren personale te politikes shqiptare” qe do te thote qe nuk ka te beje, aspak,me te majten apo te djathten ,por,me njerez politikane qe bashke me klanet e tyre luftojne per pushtet. Me pare ,nje gje te tille , e ka permendur shpeshhere edhe nje nder intelektualet me te medhenj shqiptare,Fatos Lubonja(dy banda qe luftojne per pushtet) . Por,rasti i analisteve si z.Zaloshnja eshte ndryshe;ata nuk duan t’ia dine per kete realitet te njohur nga cdo njeri me mend ne koke,por vazhdojne me zell ta papare,t’i sherbejne njeres nga keto pale(banda,sipas te madhit Lubonja) dhe,jo vetem kaq,por jepen edhe pas krahasimeve te tilla shume pa vend si z.Zaloshnja.
    Mendoj ,se po bejne nje gabim te madh,sepse,nese ia arrijne te energjizojne fanatiket trushpelare apo “idiotet e dobishem”, nga ana tjeter, po shkaktojne nje indinjate plus dhe percmim tek ata qe konsiderohen si “pjesa gri e zgjedhesve potenciale”.Por,mesa duket aleanca me Meten e 21 janarit,ju ka dhene aq besim sa nuk e perfillin kete faktor tejet te rendesishem.Flm per mirekuptimin.

    • Zaloshnja te pakten ve emer e mbiemer ne analizat e veta ndersa ti paske bere gjithe kete analize te gjate dhe nuk merr dot me meritat…..

  • More z. Robespier. Pse cfare kerkon ti te beje me shume Berisha nga sa kane bere diktatoret e tjere te njohur? Duke e ditur fundin e tij te pashmangshem, ai beri te gjitha perpjekjet qe te kapte ne doren e vet te gjitha pushtetet, qe duhet te jene te pavarura, po pergatitet me te gjitha mjetet e forcat te grabite serish zgjedhjet. Po ben serish premtimet e para tete vjeteve qe nuk i mbajti kurre. Nuk besoj se ka nevoje t’i numerojme. A nuk jane te gjitha keto tendenca per ta mbajtur pushtetin me cdo kusht? Po supozojme se edhe e leshoi paqesisht pustetin, por duke pasur pushtetet e pavarura edhe pas ikjes, a nuk do ta nxjerre veten te pafajshem per gjithe bemat e tij gjate ketyre 21 vjetve?

    • Nuk po thote njeri qe Berisha eshte burre i mire.Po te themi qe shume probleme qe kemi aktualisht me te nuk do ti kemi me zotin Rama. Shpresojme edhe ne qe te mos kete njerez qe nuk kane cte hane, por nuk besojme tek demokracia ballkanase!

  • Ke ty cdo gje eshte e ngadalshme, eshte syleshe me nje gjuhe te ngathet, e bezdishme, e zymte, e mjere, e lerosur, e veshtire, e palexueshme. Eshte e cmendur, eshte me fiksime, eshte e ceket dhe kuturu e lodhshme. Eshte pa fantazi, pa fantazi shkrim pa fantazi, absurde, irracionale, nuk i hyn kujt ne pune, shkrim i panevojshem, shkrim i pakuptimte. Shkrim i shurdhet, shkrim memec, shkrim i verber, shkrim i ceket amotoresk………..

  • robespier, ne rast se je njeri i paguar ng pd-ja per te shkruar komente diversioniste ne blogjet e majta, duhet te them se je nder me te zgjuarit e atyre qe paguan pd-ja per kete pune; shume i rafinuar diversioni yt! por ne qofte se e ke shkruar me sinqeritet kete koment, do te fusja te kategoria e “idioteve te padobishem”, sic eshte fatos ‘beppe grillo” lubonja, p.sh. ndersa bushatin mos e ngaterro ne kete analizen tende; nipi i hysni kapos luan lojen e djalit te kico blushit, o robespier…

    • Po ti nipi i kujt je qe benke pjese tek e majta e bllokisteve dhe ne qofte se nuk je i askujt cfare kerkon tek komunistet e vjeter ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *