O Sali-në të vërtetë,
po shkurtohet filli jonë,
s’mund ta mbyllësh këtë jetë,
pa bërë një revolucion!
Njëzet e pesë vite plot,
me Leninin u brumose,
po në vitin Nëntëdhjetë,
të gjithë mundin e gjizose!
Tani quhesh i moshuar,
por ende nuk je një plak,
dhe Lenini-ke kuptuar,
të është tretur në gjak!
Se Lenini është në fakt,
gjeniu revolucionit,
e ka shkruar Majakovski,
poeti që ju veçonit!
Nga të tjerët e veçonit,
se qe revolucionar,
i këndoi revolucionit,
si një kryekëngëtar!
Më ka thënë një miku ynë,
se je rob i poezisë,
dhe super i dashuruar,
me poetët e Rusisë!
Se dhe Pushkini ka shkruar,
ode për revolucion,
dhe Lermontov i bekuar:
“Një hero i kohës sonë!”
Me Rusinë madhështore,
nuk të lidh vetëm Lenini,
deshe në vitet rinore,
të ishe si Peçorini!
Deshe të ishe dhe ti,
një Hero i kohës son’,
Peçorini-siç e di,
vdiste për revolucion!
Me mësimet e Leninit,
gjithë jetën je përpjekur,
për revolucionin tënd,
tani kushtet janë pjekur!
Ka vajtur në maksimum,
shtypja edhe shfrytëzimi,
dhe do shtohen dhe më shumë,
po nuk nisi rebelimi!
Kryengritjen popullore,
tirania e ka hak,
historia njerëzore,
s’ka revolucion pa gjak!
Leninin dot s’e harrojmë,
se aktual është akoma:
“Edhe sikur të marshojë,
përmbi male me kufoma…
Do bëhet revolucioni,
të fitojmë të drejtat tona!”,
Sali të takon timoni,
dil në shesh dhe komandona!
Po ti në shesh nuk do dalësh,
do jesh-ilegalitet,
vetëm s’duhet që ta ndalësh,
ortekun që do ngresh vetë!
Po e them me kompetencë,
nuk po e them ashtu kot,
vetëm ti ke eksperiencë,
vetëm ti na duhesh sot!
Vetëm ty të brohorasim,
se je shpëtimtari ynë,
vetëm prangat do humbasim,
por do fitojmë Shqipërinë!
Do të jetë revolucioni,
nëntë ballësh si tërmeti,
dhe ti do jesh tek timoni,
si Krishti dhe Muhameti!
Do fitojmë me patjetër,
përreth teje të gjithë ne,
dhe përmbi botën e vjetër,
do të ngremë një Botë të Re!
Fatet tona dhe pushtetet,
do t’i lëmë në dorën tënde,
do gjëmojmë si tërmetet:
“Rrofsh Sali-që na u gjende!”
Rrofsh-o bir që na u gjende,
kur kishim mbetur batall,
ndaj dhe gjakun që do derdhim,
ta kemi bërë hallall!
Për ty do këndohen këngë,
si Enverit i këndonin,
sepse po mos ishte ti,
s’bënim dot revolucionin!
A.DUKA

Saliu me revolucioni
Revolucioni me Saliun
Si mishi me thoin.
Kur themi Saliu
nenkuptojme revolucionin
Kur themi revolucioni
nenkuptojme Saliun.
E verteta Arben, nuk eshte e atyre qe THONE por e atyre qe BEJNE.
Dhe sot per te bere BEN Rama dhe jo Saliu.
Eshte Rama qe ka bere te shtrohet KRIMI kembekryq ne Parlament, ne Administrate dhe kudo ( ne rruge rri vete ai si ne te gjithe boten). Krimi sot eshte i pranishem edhe ne qelizen familiare, bile ka ardhur koha qe ato familje qe nuk kane akoma te pakten nje anetar bande po shihen me sy te shtrember nga shoqeria.
Per keto duhet te shkruash ti “poet i popullit” e jo te n’a shesesh ca bejte qe bejne per te qeshur ca matufe e injorante, te cilet kenaqen dhe mahniten se sa bukur i ke qendisur fjalet per te krijuar rimen e rrjedhshme.
Qenke keq fare o demokrat i pandershem. Rama paska bere qe te shtrohet krimi kembekryq kudo… Me bere te qesh. Me fal por ose je nje idiot i pashembullt ose nje militant i marre. Krimi ne Shqiperi nisi qe ne vitin 1991. Dhe me 1997 Shqiperia u rrafshua. Atehere u krijuan edhe bandat e krimineleve. Rama po perpiqet te beje çfare eshte e mundur, se ai eshte qytetar den baba den dhe patriot. Nuk eshte dru me pré. A mund te me thuash se kush i shkaterroi mbi 400 uzina dhe fabrika qe u ndertuan gjate 45 vjeteve socializem? Kush premtoi se do vinte “çeku i bardhe” qe do na nxirrte ne selamet. Kush ishte ai kriminel qe hodhi ne ere ne Gerdec 26 veta dhe vrau 4 te tjere ne mes te bulevardit? Si te thashe ose je nje idiot i lindur ose je nje maskara me brire. Une anoj me shume nga e para.
Me duket se Idioti je ti I cili nuk di te spikatesh Satiren ne vargjet e te madhit Arben Duka. Dihet fare mire qe kritiku numer nje I te gjitha koherave, e I cdo politike te gabuar, I cdo padrejtesie, ka qene dhe do jete gjithmone Arben Duka.
Kur I thote :
“Fatet tona dhe pushtetet,
do t’i lëmë në dorën tënde,
do gjëmojmë si tërmetet:
“Rrofsh Sali-që na u gjende!”
I madhi Arben , e saterizon…Saliu…se Saliu..per gjene me te vogel pellet si gomar..cdo ngjarje e politizon..cdo te vertet e deformon..dhe cdo genjeshter e pergenjeshtron..dhe I duket vetja si “Shpetimtar” Saliut..prandaj dhe Arben Duka e ka tallur , kur ka perdorur krahasimin…kur thote “Si Krishti ..si Muhameti”..hahahaha madje per mendimin tim eshte treguar shume xheneroz edhe simbolizimin satirik…sepse ti e une e te gjithe e dime fare mire..qe Saliu eshte Djalli vete…e dogji Shqiperine e la germadhe..Mos me bej te komentoj te gjithe vjershen tani. Prandaj kij respekt kur flet per gjeniun dhe peneartin Arben Duka…
Edhe poetaruc partiak edhe servil.NUK BESOJ SE JE ALA FUKS SI DIKUR.
Nuk me vjen mire qe e krahason kete “kufomen” me Pecorinin; Do ti shkonte me mire ta krahasoje me ndonji personazh nga Shpirtrat e vdekur te Gogolit ! I shkojne shume per shtat vetem Saliut sepse vetem ai mund te konkuroi me keto personazhe me shume sukses!
Kur Saliu nga kjo bote te shkoje.
me fort se Lirine, dy tjere do hidheroje,
i pari Ed Rama qe sot qeveris,
i dyti ky Benko Duka i poezise,
i pari pa “Fajin e ka Saliu” nuk mund te flere,
i dyti pa vjersha me Sali, nuk ka asnje vlere,
te dy keta harrojne se nga doli ky Sali,
i lindur ne 1944, pra fiks ai Njeriu i Ri,
kete lloj Njeriu gatoi komunizmi Enverit,
qe Duka ne vjersha i lepihet si sheqerit.
O qorra po cfar fai ka poeti per sali gerdallen.Futu ne gogell dhe lexoni kush eshte saliu ,mos flisni me muhabetet qe degjoni neper kafene.