Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në studion e gazetares Eni Vasili në News24 për votimin e qeverisë teknike të drejtuar nga Edi Rama.
“Nuk e kisha menduar të votoja një qeveri “Rama”. Megjithatë u ndjeva i kënaqur sepse ishte kurorëzim i marrëveshjes. Një protestë e gjatë, por e rrallë, paqësore dhe civile solli këtë marrëveshje.
Mos harroni se duke vlerësuar marrëveshjen unë mund të them se Rama më ngjiste me kapitenin që i ishin mbytur gjemitë. Ai kishte marrë një varkë për të dalë në breg. E humbi edhe atë varkë dhe shpëtoi vetëm për vete në breg.
Marrëveshja ishte një arritje personale e Ramës. “Shpëto atë që mundesh” thonë francezët. Ai nuk hyri në histori si njeriu që do të bënte zgjedhje moniste.
Është e vërtetë që Rama mbeti kryeministër. Është e vërtetë që zgjedhjet nuk u shtynë, por paketa McAllister u dyfishua. Unë nuk e quaja të favorshën zgjedhjet në korrik” – tha Berisha.

Sali kete perrallen me lart tregojau femive te moshes 3-4 vjet ,populli te njef per “kriminel”,kurse Edvin-Ramen per frikacak,qe se ka shokun ,mjere populli ,me ju plehra qe nuk u riciklon dot as Europa,as Bota,boll fole si e zeqos maj thanes ,te uroj ta gjesh nga “ZOTI”.Ate dite qe do vdese Sali Berisha ajo dite do te jete “DEMOKRACI-E-VERTETE”.Per gjith SHqiptaret anembane globit.
Ky do ta fuse veten ne burg pas miratimit te vetingut?