Dy ditëlindjet e Berishës, Enveri dhe formulari i dekriminalizimit

redaktor
7816483a

Sali Berisha ka publikuar këtë të martë, 15 tetor, në rrjetet sociale që mbushi 75 vjeç.

Në fakt ish-mjeku politikan, një nga shkaktarët kryesorë të gjendjes së sotme të Shqipërisë, edhe ditëlindjet i ka dy – shkruan sot Dita.

Sali Berisha ka lindur më 1 korrik 1944, por rezulton se më pas ai e ka ndryshuar dhe e ka bërë atë 15 tetor 1944, datë e cila është një ditë përpara 16 tetorit, që është edhe ditëlindja e Enver Hoxhës.

Dy vite më parë, i pyetur nga gazetarët se përse e ka ndryshuar ditëlindjen e tij dhe përse nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një gjë të tillë, Sali Berisha tha:

Po çështja e ndryshimit të datës së lindjes tuaj? Thonë që e keni bërë për ta bërë më afër asaj të diktatorit.

Në fakt atë që i bëra diktatorit ata nuk e falin dot kurrë. Unë bëj fjalë për ndryshime që fshehin dosje, po ai është teknikalitet pa asnjë vlerë. Se emri Edi të shpëton nga dosja e Edvin. Unë e thirra atë për ta sqaruar këtë. Të vijë dhe t’u thotë qytetarëve se për çfarë arsye e ka ndërruar emrin, është kryeministër ai, – tha Berisha në mënyrë disi të paqartë.

Por ai u ripyet sërish: Për çështjen e datës së lindjes tuaj nuk na e sqaruat.

BERISHA: “Teknikalitet është sepse ka qënë një gabim për arsye tërësisht teknike. Kjo se kur ka ndodhur nuk e mbaj mend, po të hyj për ta gjetur e gjej. Nuk është e njëjta gjë kjo me ndërrimin e emrit. Edhe një herë ju them se po të krahasoni të pakrahasueshmen është si të bëni avokatinë e krimit, por ju s’duhet ta bëni këtë. Krimi është krim. Unë se kam fshehur, aty janë dokumentat”.

PYETJE: Ju nuk e keni shënuar në formular.

BERISHA: Sepse nuk futet kjo në kërkesa. Asnjë kërkesë nuk ka për këtë, zero kërkesë, kjo është arsyeja, zero kërkesë.

 

d.a. / dita

Share This Article
10 Comments
  • Po te mos ishte enveri dhe soc,ku dhe cfare do ishte saliu?!!!!
    Po si thote :ate qe i kam ber une diktatorit…
    Mos e ka fjalen qe i mori varken apo qe rrinte prane oxhakut….
    Ky komunist karierist i pa skrupullt eshte me te vertet fatkeqsia e ketij kombi dhe te gjitha fajet i ka enveri qe na e solli tufa e dhive

    • Saliun nuk e solli Enveri, se Enveri nuk eshte nga anet e Saliut qe ta njihte dhe sillte. Saliun e solli Nexhmija, e nxori ne drite Ramizi, por president dhe kryeminister e bene mbeshtetja e malokeve, po si malok qe je, gjithe paudhesite e malokeve do tja faturosh Enverit, sic ben edhe vete Saliu dhe pasardhesi i tij Rama.

  • Ne popull thuhet “I keqi mos lind, nese lind mos u rrite,nese rritwet mos u shtofte”.Per Salihun vlen tejkalimi I fatkeqesise, shemtise politike kombetare.

  • Saliu me ndryshimin e dates e muajit te lindjes,me nje rruge ka bere dy pune1-ne muajt Tetor,Nendor e Dhjetor ka qendruar dhe e ka palluar sheqeren partizani i plagosur vuk karaxhic,kohe kur eshte ngjizur bastardi sali pra duheshin humbur gjurmet duke e ditur se flitej per te verteten.2-me kete rast i afrohej idhullit te tij per te perfituar nga sistemi si spiun i udb-es.sali! Per te shuar dyshimet ti duhet te besh DNA ne te kundert e pranon qe je dobici i vukut.

  • Mos u merrni me gjera kaq te vogla. ai I ka ere vendit te vet keq sa akush tjeter ne shekuj. populliqe e njeh mire do ta mallkoje me shpirt ate dite te lindjes…

  • a more Salih, mire te ka thene Rama ne parlament, more rrot kari, qa i bane vetes. po nuk futet minarja ne thes o Saleh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *