Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha studentëve: Plotësuam ëndrrën e shkollimit, do bëjmë gjithçka për punësimin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Berisha studentëve: Plotësuam ëndrrën e shkollimit, do bëjmë gjithçka për punësimin
AktualitetLajm i fundit cicerrPolitike

Berisha studentëve: Plotësuam ëndrrën e shkollimit, do bëjmë gjithçka për punësimin

anazapta
Published April 16, 2013
Share
SHARE

Gjatë takimit në Universitetin e Durrësit, sot paradite, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të bëjë gjithçka për të realizuar punësimin e të rinjve. Berisha tha se të rinjtë janë në krye të axhendës së PD-së. Sipas tij, pasi qeveria u plotësoi të gjithë të rinjve ëndrrën për t’u shkolluar, tashmë do të bëjë gjithçka për t’u garantuar atyre punësim menjëherë pas mbarimit të universitetit.

“Ne kemi krijuar mundësinë që secili të ndjekë universitetin, i dhamë fund arbitraritetit zyrtar ndaj ëndrrës së tyre universitare. Hapi tjetër, çdo e re duhet të ketë të drejtë që dijet që mori të ndërtojë projektin e jetës, e të ardhmes, në këtë kontekst do bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të punës, përshtatjen me tregun e punës. Arsimi profesional është vendimtar”, tha ai.

Berisha u shpreh se universitetet e reja në disa qarqe të vendit duhet të shërbejnë si promotorë të zhvillimit rajonal.

“Ne kemi universitete në shumicën e qendrave të qarqeve. E vërteta më e madhe e tyre është se roli i tyre më kryesor duhet të jetë zhvillimi rajonal, promotorë të fuqishëm të zhvillimit rajonal. Territori i një qarku në kompleksitetin e tij është sa vendi në tërësi dhe potenciali më i madh për të kontribuar është rajoni ku je. Do bëjmë çmos të orientojmë universitete drejt këtyre profileve”, tha Berisha.

anazapta April 16, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?