Berisha takim me liderët e rinj

anazapta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij të deputetit një grup të rinjsh të Programit për Zhvillimin e Lidershipit 2013-2014, i cili zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Sipas Berishës, ky program, është një huazim i programit të Shtëpisë së Bardhë nëpër të cilin kanë kaluar lider të shquar, siç kanë qenë Sekretari Shtetit Colin Powel dhe gjenerali Wesley Clark. “Ky projekt, synon t’u ofrojë profesionistëve të rinj shqiptarë mundësinë për të krijuar përvoja konkrete në nivelet më të larta të drejtimit në sektorin e administratës publike, pra një investim i rëndësishëm në resurset më të çmuara të një vendi, që janë resurset njerëzore”, tha Berisha.

Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me të ftuarit, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që ata kishin mbi këtë program që ata ndiqnin dhe për ambicien e tyre për tu bërë liderë të së ardhmes në vendin tonë.

Share This Article
2 Comments
  • Fatkeqesi.Nje njeri qe ka deshtuar boterisht, katerciperisht merr persiper krenarisht t’u tregoje te rinjeve”Programin e fondacionit shqiptaro-amerikan”, te cilin pasi e ka njohur dhe zbatuar ne modelin e Powel e Clark, te huazuar nga Shtepia e bardhe, ka humbur fatalisht prej politikes se tij te marre.Nuk degjohet me ky rrumpalle qe u soll 15 vjet verdalle duke u ngerdheshur e duke palle se ne bote eshte i pare.Ky eshte nga te vetmit sulltan-shpellar-barbar qe ndenji kaq gjate kryeshtetar si bufi mbi mullar, me syte e dale,duke vjedhur, duke genjyer, duke share e duke vrare me shpirtin e tij te perdale dhe trurin e thare.Ketij nuk i ka thene askush ” pune e mbare!” sepse ky don te kafshoje çdo njeri te gjalle prandaj do te çohet lugat edhe kur te hyje ne varr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *