Me anë të një mesazhi zyrtar, Kryeministri Berisha shprehu sot pikëllimin për ndarjen nga jeta të ish Kryeministres së Britanisë së Madhe Margaret Thatcher.
Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha shprehet:
“Lajmi i ndarjes nga jeta të ish Kryeministres së Britanisë së Madhe Margaret Thatcher më pikëlloi thellë. Me vdekjen e Lady Thatcher, Britania e Madhe dhe bota perëndimore humbën një nga personalitetet politike udhëheqëse, më të shquara, të të gjitha kohërave. Me ndarjen e saj nga jeta, Mbretëria e Bashkuar humbi “Zonjën e hekurt”, legjendë e gjallë e vendosmërisë dhe përkushtimit ndaj saj, reformatoren e madhe që ngriti në zenit ekonominë, potencialin e gjithanshëm dhe emrin e madh të vendit të saj. Për kombe të tjera, ish-Kryeministrja Thatcher ishte simboli i pathyeshëm i luftës kundër komunizmit, avokate e pamposhtur e lirisë, vlerave të saj dhe paqes në botë”, citon Berisha në mesazh.
Sipas kryeministrit , shqiptarët humbën sot një mike të madhe të cështjes së tyre të drejtë.
“Shqiptarët sot kanë humbur një mike të madhe të çështjes së tyre të drejtë. Në memorien time mbetet gjithnjë i paharruar dhe i gjallë takimi i parë me ish-Kryeministren Thatcher, në Blackpool. Kisha vetëm 3-4 muaj në politikë dhe në audiencën që më akordoi, pas përshëndetjes e nisi bisedën duke me pyetur me fjalët më të para: Më thuaj si po i masakron vëllezërit tuaj në Kosovë kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviç.
Duke u përulur me nderimin më të madh, para kujtimit të ndritur të Lady Thatcher, i shpreh në emër të qeverisë shqiptare, familjes, qeverisë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar, ngushëllimet më të thella dhe lutem së bashku me ta që shpirti i ish-Kryeministres Thatcher të gjejë paqen e merituar.”, mbyllet mesazhi i kryeministrit.
Z. Thatcher paska pyetur Sali Kafshen se si i masakron vellezerit Kosovar, kasapi i Ballkanit Slobodan. Shume e habiteshme, sherbimet sekrete dhe vete Anglia paska qene jashte loje ne lidhje me ngjarjet ne Kosove e per kriminelin Slobodan. Z. Thatcher mezi e kishte pritur takimin me Komunistin Sali, per t’u informuar per krimet qe beheshin ne Kosove nga Komunisti Slobodan. Saliu me vone i vuri brylin dhe u hodhi shkembinj neper kembe U.C.K.dhe kush guxoji e erdhi ne Tirane per te kerkuar ndihme ne armatime per te luftuar Kasapin Slobodan , Berisha i deboj dhe i burgosi. Tani del e na shet dengla e na tregon perralla si Nastradin dhe Pinok qe eshte.
Per mua edhe ne kte rast Saliu Genjen.Nuk rri dot pa genjyer.Dallohet shume qarte nga sforcimi i shkrimit te tij qe Genjen.Nene Tereza ka pat thene se njeriu qe Genjen,eshte njeriu qe i ka te gjitha te keqijat.Eshte njeriu me i poshter i mundshem.
Dhe Saliu ja tha me vepra pergjigjen pyetjes se saj qe;Më thuaj si po i masakron vëllezërit tuaj në Kosovë kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviç?” Duke burgosur luftetaret e UCK si dhe duke thyer embargon ndaj tij duke ndihmuar makinen serbe te luftes me nafte .More ndyresire burre,pis,mashtrues. .