Kryeministri ndan me miqtë në Facebook detaje nga takimi me zëvendëspresidentin amerikan, Xho Bajden. Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 49 të Sigurisë në Mynih, Berisha ka shfrytëzuar rastin të ftojë zëvendëspresidentin amerikan për një vizitë në Shqipëri. Nga ajo çka shkruhet në profilin e kryeministrit, bën të mendohet se takimika zgjatua pak minuta dhe gjatë tij është biseduar në vija të përgjithshme mbi marrëdhëniet e SHBA-Europë. Bashkëngjitur me mesazhin, Berisha poston edhe një foto, si “dëshmi” e takimit.
“Sot në mëngjes, i ftuar kryesor në Konferencën e 49 të Sigurisë në Mynih ishte Zëvendës Presidenti i SHBA, JOE BIDEN.
Unë shfrytëzova rastin ta takoj direkt dhe ta uroj përzemërsisht për rizgjedhjen si dhe ta ftoj të vizitojë Shqipërinë. Zëvendëspresidenti Biden më tha se Shqipëria është një nga vendet që ai donte më shumë dhe se do ta vizitojë me kënaqësi.
Zëvendës Presidenti Biden në fjalën e tij, që u ndoq me interes të madh, paraqiti bilancin e suksesshëm të mandatit të parë Obama – Biden si dhe qëndrimet e SHBA për sigurinë globale. Ai theksoi se për SHBA, Europa është aleati kryesor dhe se SHBA dhe Europa janë partnerë të domosdoshëm për njëri – tjetrin. SHBA janë fuqi në Pacifik, por janë dhe mbeten edhe një fuqi atlantike dhe se është interesi më i mirë i Europës që ne jemi fuqi pacifike. Europa duhet të bashkohet me SHBA për të përballuar së bashku sfidat e sigurisë si dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në Pacifik, në Afrikë dhe kudo në botë. Për mua ishte një kënaqësi e veçantë se unë përfaqësoja Shqipërinë anëtare e NATO-s, vend që në kuadrin kësaj Aleance kontribuon në sigurinë globale – sb”, shkruan Berisha.

E takoi ?. Pati takim te programuar ?. C’fare u bisedua ne kete takim dhe ne cilat ambiente u zhvillua ?. Po edhe Ju te Dites po na shisni dhenie dore rastesore apo dhenie dore nga e keqja kur te del tjetri e te ze prite, si takime ?. Po sikur Kryeministri yne i madherishem te shkruante edhe gjera te tjera ne faccebook, ju cfare do benit,do na i shisnit si te verteta ?. Hajde gazetari profesioniste hajde, edhe ju si te tjeret qenkeni. Cfare duhej te benit sipas meje ?. E injoronit si lajm dhe mos harxhonit faqe te gazetes tuaj me genjeshtra te tilla, ja kete te benit. Tung.