Gjatë konferencës ndërkombëtare për arsimin, kryeministri Berisha e vuri theksin te ndarja e gjuhës nga letërsia dhe mësimi i gjuhës kineze.
“Mbetem i bindur se sistemi parauniversitar duhet të ketë në qendër gjuhën shqipe dhe matematikën. Gjuha është shtylla e identitetit tonë. Duhet të adaptojmë metodat më të mira në këtë drejtim. Shqiptarët e duan shumë gjuhën e tyre dhe letërsia e ka gllabëruar atë. Ne kemi bërë një hap të madh përpara në drejtim të gjuhëve të huaja. Kemi vendosur anglishten për të gjitha gradat pasuniversitare. Nuk duhet të harrojmë dhuntitë poliglote të shqiptarëve. Shqiptarët mund të mësojnë më lehtë dhe më mirë gjuhët e huaja. Ndaj duhen inkurajuar gjuhët e dyta në shkolla. Insistoj në marrjen e masave për gjuhën kineze. Nëse u referohemi botimeve në revistat shkencore, botimet në këtë gjuhë qëndrojnë në nivel të lartë. Ky zhvillim e ka gjetur botën jo të përgatitur për këtë gjuhë. Duhen adaptuar metoda të shpejta për mësimin e saj”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë nuk la a bërë krahasime me vitin 2006, duke thënë se buxheti për arsimin është dyfishuar që prej vitit 2006. Gjithashtu, ai vuri theksin në domosdoshmërinë e rritjes së cilësisë së mësimdhënies.
“Buxheti për arsimin është dyfishuar që nga 2006-a. Duhet të bëjmë gjithçka për të rritur cilësinë e mësimdhënies. Ministria po punon me modelet më të avancuara të sistemit parauniversitar në Europë. Shkollat tona është bërë përpjekje të madhe për t’u përshtatur me tregun. Po bëhet përpjekje për të ecur drejt arsimit profesional”, tha Berisha.
O te marrte mortja ty o burre i dhjere dhe i rrjedhur, po administraten shteterore na i bere me gjuhe tropojance, policien me gjuhe kuksiance, arsimin me gjuhe golloborde, Tani kerkon te besh popullin me gjuhe kinezce. Per gjithe poshteriste dhe krimet qe ke bere, ti o ndyresire do vdesesh me turinjte duke renkuar ne vrime te hales…