Kryeministri Berisha shfrytëzoi vizitën e tij në një kompani që merret me përpunimin e peshkut në Durrës, për të ironizuar koalicionin e pritshëm mes PS-së e LSI-së.
Ndërsa u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, kryeministri tha: “Le të ecim ne drejt mandatit të sigurt, drejt mandatit të tretë, tu lëmë atyre ngjalat që unë sapo i pashë poshtë”.
Kryeministri Berisha premtoi mbështetje për sektorin e peshkimit në vend, duke e cilësuar si një potencial realist për zhvillimin e Shqipërisë.
Sipas kryeministrit, mandati i ardhshëm i demokratëve do të jetë vendimtar për renditjen e Shqipërisë në grupin e vendeve me të ardhura të larta.
“Peshkimi dhe ky sektor në Shqipëri përben një nga potencialet e mëdha të zhvillimit të ekonomisë në Shqipëri. Në ujërat e detrave të vendit rriten specie peshqish nga më të kërkuarat në tregun shqiptar dhe tregun botëror. Shqipëria ka liqene në të cilat gjenden specie unike ndër më të rralla. Shqipëria ka një potencial realisht të madh për tu zhvilluar dhe për tu shfrytëzuar. Ne kemi besim se në këtë sektor, me ridimensionimin e mbështetjes kemi mundësi të shtojmë numrin e punëtorëve, të shumëfishojmë të ardhurat dhe ta shndërrojmë peshkimin në degë kryesore të ekonomisë”,- deklaroi kryeministri Berisha.
Reagimi i Rames
Lideri i opozitës, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit, duke i thënë se Berisha është duke zhurmuar nga grahmat e fundit.
“Ekranet e paradites zhurmojnë nga grahmat e fundit të pushtetit që po flet përmes ‘opozitarësh të zhgënjyer’! Saliu po ha peshqit e fundit”, shprehte në rrjetin social “Twitter” Rama.
Hahahahahahahahahaha
Saliu gjithmone votat i ka mere vete, sepse populli asnjehere nuk i ka dhene atij aq sa i duhen. Edhe kur ka qene ne veshtiresi, ata qe e kane vene dhe po e mbajne, kane futur te medhenjte e PS ne valle qe ta ndihmojne. Fillimisht i dha nje dore Fatosi, pastaj nje shtytje Iliri dhe tashti po perpiqet Edi.
Me mire Sala se i mbushi xhepat e mbase ne te ardhmen do vidhte me pak, e jo keta te tjeret qe do ta rjepin popullin e Shqiperine. Keta jane burra me te mire keta, nuk vjedhin ,jo.
SALI OKTAPODI PO HA KALLAMARIN E FUNDIT