Berisha: Të sjellim në Shqipëri kokën e Ali Pashë Tepelenës

anazapta

Gjatë mbledhjes së komitetit ndërministror për  100-vjetorin e pavarësisë, kryeministri Berisha u ndal në aktivitetet që u kryen gjatë viti dhe festimet e nëntorit. Kreu i qeverisë tha se 28 Nëntori do të mbetet në histori jo vetëm si data e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, por edhe si dita e lëvizjes kombëtare mbarëpopullore më të madhe në historinë e vendit.

Gjithashtu, Berisha kërkoi edhe përmbushjen e një prej premtimeve të bëra me kohë nga qeveria e tij, ndërtimin e muzeut për ish-të burgosurit e Spaçit. Më tej, ai premtoi edhe rikthimin në atdhe të eshtrave të Mit’hat Frashërit dhe bashkëshortes së Ismail Qemalit, e cila duhet të prehet pranë të shoqit.

Berisha theksoi se duhet bërë e pamundura për të kthyer në Shqipëri edhe kokën e Ali Pashë Tepelenës, të cilin e cilësoi si Bonaparti i Ballkanit. Kreu i qeverisë tha se duhet të nisin bisedimet me Stambollin për të kthyer në atdhe kokën e prijësit që i dëshmoi botës se shqiptarët janë një komb i pamposhtur. Ndërsa në lidhje me vendin ku do të vendoset koka e pashait shqiptar, Berisha tha se duhet analizuar më parë, nëse ky vend duhet të jetë Tepelena apo Muzeu Kombëtar në Tiranë.

Share This Article
2 Comments
  • Nuk e di, ne se do e lexoje ndonje berishist komentin tim,por megjithate dua tú bej nje pyetje te gjithe atyre qe kane lidhur jeten,karieren,´pasurine´,d.m.th. te gjithe bythelepiresve te Saliut,- A nuk e shikoni , qe údheheqesi´juaj , ka rrjedhur,ka pjerdhur nga trute e kokes`?

  • Me shume se me interes e lexova me habi kete deklarate te Berishes!!!Ja, pse? Ta thote pikerisht sot kur u inaugurua shtatorja e Zogut e qe ai foli me aq shume superlativa per “meritat” e ketij te fundit,me duket me shume se hipokrizi e cinizem.Te bejme nje krahasim “te vogel”:Aliun e rrethuar ne ishullin e liqenit te Janines nga mijra turq dhe Zogun me varganin e makinave drejt Greqise per te shpetuar koken…I pari duke luftuar me arme ne dore perballe turqeve per ta kapur te gjalle ose per ta vrare dhe i dyti pa u gedhire mire po ikte me shpejtesi qe te kalonte kufirin pa zbardhur dita!!! I pari i zgjeroi kufijte e pashallekut te tij per te “ndertuar” nje shtet,qofte dhe shqiptaro-grek,i dyti i fal shtetit grek toke e det per interesa te ngushta te pushtetit te tij personal e per interesa te ngushta familjare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *