Europianët dhe perëndimorët në një mënyrë apo në një tjetër janë duke na thënë që shteti shqiptar nuk mund të mësohet me rolin prej fëmije invalid ose me probleme ose gjysmë i vonuar që ka nevojë për mbikqyrje konstante të të rriturve – i cili rol na bën të gjithëve me turp, kudo ku jemi.
Por problemi është që për shkaqe që lidhen jo aq me të vërtetën e gjërave në Shqipëri, gjuha e tyre është aq e drunjtë sa unë u jap të drejtë gjithë atyre që rreshtohen me skeptikët, lidhur me rolin e tyre në zgjedhjet shqiptare. Kur shoh e dëgjoj deklaratat e tyre dhe shpinpërkuljet dinake të Berishës, më duket sikur roli i emisarëve të BE-së apo SHBA-së, është i papërfillshëm ose më keq akoma, është i ngjashëm me atë klishenë e inspektorit të qytetëruar që niset me shërbim nga qendra, por e shndërrojnë në lolo matrapazët lokalë të provincës që ka vajtur të kontrollojë. Dhe gjithsesi, nuk është kështu: Këta “inspektorë” kanë shumë në dorë.
Nëse ata duan, mjafton të flasin hapur dhe pushteti vrasës i Berishës, merr fund brenda 24 orëve. Gjithcka tjetër, vec gjuhës së tyre të drunjtë është tashmë kundër Berishës. Një ish-komunist i kthyer në një neveri publike për Shqipërinë e ka derdhur tashmë kupën e tij. Koha të ikë dhe jo vetëm kaq.
SMS në DITA në 0689073730
