Berisha: Tirana do të ketë bulevardin më të bukur në Europë

anazapta

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme në Kuvend, kryeministri Berisha tha se me ligjin për planifikimin urban, Tirana do të bëhet qyteti me bulevardin më të bukur në Europë. Kreu i qeverisë akuzoi PS-në për pengimin e planit rregullues të kryeqytetit. Ai akuzoi kryesocialistin Rama për betonizim të kryeqytetit gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës.

“Kushtetuta u mor peng nga një klan miliarderësh të PS, që nuk lejuan që Tirana të bëhej me plan rregullues. Një plan i premtuar që në muajin e parë të mandatit nga kreu i PS-së, por një plan i shtyrë në kalendar për të mos u realizuar kurrë prej tij. Ndryshimet që votuat në përputhje me planin kanë një rëndësi të madhe, pasi ato i heqin autoritetit qendror të gjitha kompetencat e mëparshme të trashëguara nga regjimi i kaluar dhe i kalojnë krerëve të bashkive dhe komunave. Ligji do shndërrojë zonat periferike të Tiranës, ku shkarkoheshin makinat e plehrave, pasi nuk niseshin në Sharrë se u vidhej karburanti. Tani do jenë zona kryesore të metropolit, do kenë bulevardin ndër më të bukurin në Evropë, bulevardi i Dëshmorëve të Kombit. Do mbetet në memorien e shqiptarëve momenti kur kryetari i bashkisë si i ngratë dhe i shkretë, shpërndante në bulevard thasët e plehrave si dëshmi e respektit të tij për qytetin dhe qytetarin. Tirana është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve. Merr fund me këtë votim në Kuvend dhe praktika e shpërblimit me leje ndërtimi dhe bërjes milionerë brenda natës vetëm për faktin se kishe teserën e PS dhe paguaje 20% pa bërë fjalë. Tani nuk kërkohet më tesera e asnjë partie, tani për pronën do shpërblehen të barabartë mes të barabartëve, si ai mbi të cilin ndërtohet trualli, si ai që i bëhet parking, garazh etj”, tha Berisha.

Kreu i ekzekutivit bëri sërish thirrjen ndaj opozitës për të votuar tri ligjet e integrimit, si një akt pendese për gjithë bllokimet që kanë bërë në Kuvend. “Ju ftoj të votoni, të bëheni të përgjegjshëm, të dilni nga asgjëja”, tha ai.

Share This Article
1 Comment
  • Normale. Ti mund ti genjesh si te duash shpellaret e tu qe bulevardin e pane ne 97. Po kujdes se mos na degjojne francezet e nga inati i vene kamzen Champs Elise-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *