Berisha, tjetër ‘pengmarrje’ seance dhe lumë të sharash

Alqi Kociko
Ish kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PS, Taulant Balla, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and lawmaker, Taulant Balla, during a parliamentary session.

Edhe këtë të enjte, fjalimi i deputetit Berisha në seancën plenare ka krijuar tension në sallë me deputetët socialistë.

Berisha lëshoi një lumë të sharash ndaj replikuesve dhe deklaroi se “seancën e kam unë tani”.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po fsheh marrjen e tre mijë muxhahedinëve, dhe Kerry erdhi në Shqipëri për ta falenderuar.

Por kanë reaguar deputetët e majtë, duke nisur kështu dhe një radhë batutash në Kuvend.

Berisha: Vendim nga një psikopat. Po si mund të marrësh 3 mijë muxhahedinë dhe nuk i thua një fjalë këtu.

Balla: O kryetari i seancës.

Berisha: Ç’a séance, seancën e kam unë tani këtu. Dhe po ndërhyrë më, të lutem shumë… nxirre jashtë, vagabond.

Idrizi: Ju lutem mbani qetësi dhe ruani etikën

Balla: Po po thotë psikopat… të ruajë etikën.

Berisha: Çfarë etike mo, kërkoni etik, i konsideroni larva qytetarët, e bëtë njëherë me armët kimike, ngritët Shqipërinë në këmbë kundra. Tani me muhaxhedinët… turp.

Beqaj: Boll ore boll

Berisha: Pusho ti hajdut tashi.

Topalli-Beqajt: Ti mos ndërhy ti

Beqaj-Topallit: Po mbroni një kriminel këtu

Berisha-Beqajt: Ti je një, të them atë që je publikisht se them dot se nuk më shkon këtu. Kush je ti ti e di mirë.

Beqaj: Vazhdo… vazhdo…

Berisha- Majkos: Po çfarë e çon Peleshin të shkojë të bëjë avokatin e Maznikut, zv.kryetarit të bashkisë. Po se vjedh me të. Po ke qënë kryeministër më thuaj ti, ndodhte të shkonte zv.kryeministri yt të mbronte zv. Kryetarin e bashkisë. Kurrë!

Peleshi: Ndodhte ndodhte.

Berisha: Po ndodh kur mbush xhepat e ke të drejtë.

 

Share This Article
4 Comments
  • po vjen ora e drejtesise… dhe ajo fjala vagabond, tamam e qemotit, kur nderkohe Nikola DiBari ka nje kenge me kete titull, eshte thjesht nje njeri i lire, tip cigani dhe jo sic e shikonim ne me syzet e sekretareve militante te partise, gjej ndonje fjale tjeter se i ka ikur koha asaj… lereni te flase se ku i dihet, se po te kete drejtesi … do beje muret me dhimbje koke!!!

  • NJE URTESI NGA POPULLI.

    Ai, ne librin e urtesive te tij, ka edhe nje qe thote: “Ku me ha,pa ku me kruan”.
    Ket urtesi Saliu e ka shkelur 25 vite dhe e shkeli edh sot ne Parlament.Gangrenen nuk e ka vetem saliu.
    Ai nuk prek plaget ku vuan Shqiperia 70 vite,ai kruan, atje ku ka bere dicka.
    Ai nuk kruan plagen Nr1 te shqiptareve drejtesine kanceroze te saj.Po keshtu nuk prek plagen,kush i kontrollon,sa,kur, dhe si, “burrat e shtetit”?
    Ka dhe politikane te tjere qe shqiptaret,i dijne kerpace,qe i duan te jene naive,por nuk eshte keshtu me popullin shqiptar.

  • Është qën pa zinxhir,dhe dihet ç’bën ai kur është i zgjidhur,e rrugëve,,!Mbase po i afrohet ngordhja.Presioni dhe nxjerrja nga axhenda e parlamentit janë dy lehjet më speciale të tij.

  • Berishovici ka te drejten e zotit te livadhise, Ai duhet te
    ishte qe qeline 313 qe para 3 vjetesh . Ka veremosur nje
    popull te tere . Fajin e ka Edi Rama ! Nuk duhet te praktikohet gandizmi me kryekriminelin e Vicidolit..!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *