Kryeministri Berisha ndodhet sot në Londër ku do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për nder të ish kryeministres Margaret Thatcher, ceremoni kjo që do të mbahet në Katedralen St. Paul, do të ndiqet nga personalitete të larta botërorë.
Në një mesazh në Facebook, kryeministri Berisha ka vlerësuar sërish figurën e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher.
Mirëmëngjes të dashur miq! Ju përshëndes nga Londra ku erdha për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit dhe për të shprehur nderimin tim dhe të mbarë shqiptarëve për ish kryeministren e Britanisë së Madhe, Margareth Thatcher.
Lady Thatcher mbetet në histori si kryeministrja që ndryshoi më shume vendin e vetë por dhe botën me doktrinën e saj të bazuar në lirinë e individit, tregun e lirë dhe qëndrimin e hekurt kundër regjimeve tiranike” shkruan Berisha.
Ai ka theksuar më tej se shqiptarët dhe kombet e shtypura kanë patur tek ish kryeministrja Thatcher miken e madhe, avokaten e pamposhtur të lirive t tyre.
“Në takimin time të pare me Lady Thatcher në pranverë të vitit 1991, fjalët e para që do me drejtonte ishin; Më thuaj si po i masakron vëllezërit tuaj në Kosove kasapi i Ballkanit, Millosheviçi. Margaret Thatcher nuk jeton me por trashëgimia e saj, theçerizmi, nuk vdes kurrë!” ka përfunduar kryeministri.