Berisha: Tre deputetët e PS-së në listën time

redaktor

Kryeministri i vendit Sali Berisha zhvilloi sot një pritje me gazetarët në Kryeministri ku foli mbi zgjedhjet, statusin, koalicionet e prishura dhe ato te krijuara, mbi KQZ dhe listat e kandidateve per deputete.

KQZ
Berisha akuzoi kreun e opozitës Edi Rama se detyroi komisionerët e tij në KQZ të japin dorëheqjen si mjet për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Shefi i qeverisë tha se nuk ka pasur asnjë presion ndërkombëtar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkundrazi sipas tij Ramës i është kërkuar të heqë dorë nga këto ‘lojëra’ dhe përpjekje për të demonizuar procesin zgjedhor.

“Pyetja e parë po më çudit, si mund të ketë presion, për një derë që është e hapur në të dy kanapet Edi Rama, koalicioni i tij i imponoi dorëheqjen anëtarëve të vet të KQZ. Cdo njeri që do më thoshte, se i ka këshilluar Ramës tërheqjen e komisionarëve, cka nuk ka ndodhur. Nuk ka njeri që ti kërkonte atij të heq komisonerët që të ndihmoj unë. Është qesharake, nuk ka njeri që bën veprim të tillë. Rama e përdori problemin e komisonerëve për Pazar, kryekëput. Pazari më i shëmtuar ishte i gjori Jani Jani. Po pse i gjori, sepse u ngri. Dhe pastaj e nxorën nga frigoriferi në diell. Pse e bën këtë, për të hapur vend në listë, për kryetarin e partisë së Janit. Jo vetëm nuk kam pasur dhe nuk mund të imagjinohet të ketë asnjë lloj nga një mendie e shëndoshë,. Por përkundrazi di mirë që në union zotit Rama i është kërkuar të lërë këto lodra me KQZ, të cojë anëtarët në KQZ në detyrën e tyre. Por, meqë po më pyet kapitullin e mbylli zoti Rama, sepse vetëm tre ditë pas shkrirjes së Jani Janit u deklaroi bashkëbiseduesve të vet të huaj se Edi Rama po humbi këto zgjedhje nuk do njohë rezultatin. Bashkëbiseduesit i dhanë përgjigjen se meritonte . U tha me fjalë të tjera se tërheqjen e komisonerëve e kam si mjet për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve Si ndjese ndaj mbështetësve të mi për të justifikuar humbjen dhe mosnjohjen e zgjedhjeve Edi Rama ka qartësuar të gjithë raportet e tij, me qëndrimin ndaj KQZ”, tha Berisha.

Sipas Berishës, kreu i PS-së po bën cmos për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve. Kryeministri tha se Rama po tenton të përsërisë precedentin e vitit 2009, ku nuk pati asnjë arsye për të provuar parregullsitë.

“Ai edhe njëherë, këtë situa e krijoi dhe e ka krijuar vetëm për të përdorur si një pretekst, për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, sic u deklaroi ai një grupi të huajsh në zyrën e tij. Ky nuk e paska hallin tek Jani, as tek Muho, por tek rezultati, por rezultatin nuk ta gatuan njeri. Ai po përpiqet dhe po bën cmos të demonizojë një proces që askush nuk mund të demonizojë. Ju keni qenë këtu se cfarë përpjekje u bë në vitin 2009 dhe cfarë veprimesh u ndërmorën për të damkosur zgjedhjet vetëm se Rama nuk paraqiti qoftë një dokument të vetëm para jush dhe ndërkombëtarëve për parregullsi të zgjedhjeve. Gjithçka , cdo përpjekje për të demonizuar zgjedhjet e shqiptarëve nga Rama dhe cilido janë qesharake dhe Don Kishoteske. Shqiptarët dinë të votojmë më mirë se shumë të tjerë”, tha Berisha.

ZGJEDHJET, LIGJI I JEP GARANCI TË PLOTË PËR OPOPZITËN, RAMA KA FRIKË KOMISIONERËT E TIJ
Berisha shtoi se ligji siguron opozitën, teksa premtoi zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë në vend.
“Do Rama nuk do Rama do jenë zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë. Ka një infrastrukturë të shkëlqyer, ka një ligj të shkruajtur në cdo nen të tij. Ligji do i japë garanci të plotë opozitës. Por nuk mund të ndodhë kurrë që ti japë komisioner zotit Rama. Ai e ka hallin, ai ka ferr komisionet e tij. Ai ka frikë nga komisionerët e tij. Unë kam komisionerët e mi dhe kam besim nga i pari tek i fundit”, theksoi Berisha.

EMRI E BERISHËS NË KRYE TË LISTËS: E DUA DHE RAMËN NË PARLAMENT
I pyetur se nëse do e vendoste emrin në krye të listës së kandidatëve për deputetë apo në mes, Berisha u përgjigj me telenovelën e Kazanzaqis.
“Ka një rregulll në historikun elektoral. Ju rrëfej një telenovelë të Kazanzaqis, ai mban flamurin e partisë së tij në beteë. Nuk i jam shmangur unë kurrë kësaj, dhe as nuk i jam shmangur”.

Më tej Berisha uroi që dhe Rama të jetë deputet në parlament.
“I ka filluar fobia e listës. Në 2009 nuk hyri kurrë në listë, tani, po e bën si me këtu aty. Sidoqoftë në krye, apo në mes të listës unë i uroj të gjejë një vend sepse nuk është shumë bindëse opozita që nuk ka kryetarin e saj në parlament. Dhe nuk është se unë, nuk e kam vuajtur mungesën e kryetarit të opozitës në parlament, por mandatin e ri të jetë në parlament. Sepse kjo sjell dëshirat e pakontrollura të një serie të gjatë deputetësh që duan të paraqiten si kryeministra aty, dhe të paktën e dinë se e kanë aty kryetarin. Nuk dua t’ja di nëse do jetë në mes apo në krye të listët ai, por mjafton të jetë në parlament”.

3 DEPUTETËT E PS DO JENË NË LISTAT E PD
Tre ish-deputetët e PS-së Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani, të cilët dolën kundër Partisë Socialiste për shkarkimin e anëtarit të KQZ në Kuvend do te jene në listat e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, konfirmoi kryeministri i vendit Sali Berisha.

“Tre deputetët socialistë, të cilët me qëndrimi ne tyre të përgjegjshëm bënë të dështojë plani i zotit Rama, për të marrë pushtetin nëpërmjet aleancës tashmë të njohur e the vetë ti tani, dështoi, ata janë dhe do jenë në listat e PD”,- tha Berisha.

LISTAT E PD NDRYSHOJNE
Listat për deputetë, kreu i qeverisë pohoi se nuk do të jenë të njëjta me ato të legjislaturës së shkuar.

“Listat do t’i merrni vesh sapo të hartohen. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që listat e një legjislature të jenë të njëjta. Ka një frymë, kjo parti nuk jep asgjë tjetër perveç mirënjohjes së thellë për kontributin e secilit. Ka një marrëveshje dhe unë marrëveshjet i zbatoj. Kam një marrëveshje me tre deputetë të PS-së të cilët me qëllimin e tyre të përgjegjshëm ndaj vendit bënë të dështojë përpjekja e fundit e Edi Ramës për t’u bërë kryeministër i pavotuar. Do mbetet në bankinë edhe për shumë kohë.”- tha Berisha.

‘VJENA’
Kreu i qeverisë iu përgjigj interesit të gazetarëve dhe mbi incidentin në Vjenë. Duke qenë se tashmë përplasja mes diplomatit Egin Ceka dhe kreut të PS është objekt i një komisioni parlamentar hetimor, Berisha vendosi të përgjigjej shkurt dhe më ironi mbi këtë cështje.
“Unë tani preferoj që të qartësoj gjithçka por kemi komisioni hetimor. Ndonëse cdo ditë kanë dalë dëshmi të qarta të asaj që ndodhi, një gjë e sigurt është. Kontrolloni veshët kur dilni nga konferenca e tij e shtypit, qoftë edhe për provë”, tha Berisha dhe qeshi.

BW

Share This Article
13 Comments
  • Ti ndryshove shqiperine ,dhe do vazhdosh ta besh akoma me te bukur !!! Ti meriton fitoren ne 23 Qershor ,pasi ti je ndryshimi perpara! PERPARA PERPARA PERPARA!

    • o nerdi po car ti lumi qe e morte lumi kete te semure mendor psiqik i kalbur,nuk behet e formohet skuadra me diversante te shitur e te blere car lesh politike eshte e ktheu pd-ne kosh reciklimi,a ishte islami qe e kerkonte per mish lepri saliu ne 96 tani po e fut ner shale kjo eshte parti komuniste e semure vetem per pushtet personal te sales e jo i popullit pd thjesht sigel per faqe te zeze ….

  • me sa po lexoj keto komentet e para me duken se i ka shkruajtur vet islami dhe dy shoket e tij po qenkeni komplet jasht kesaj shqiperie ore zoterinj po ku keni par ju te mirat e kesaj qeverie apo shikoni veten tuaj qe lepini sahanet e saliut dhe mendoni se te gjith jan aq mir sa dhe ju turp per kete vend qe vajti 20 vjet ne demokraci dhe nuk din debutetet se kujt duhet tju sherbejne pse nuk shkoj islami me shok neper vendet e tyre dhe te pyesnin elektoratin se cduhet te benin po ky islam ishte qe ja vodhi mandatin kundershtarit te saliut per 30 vota apo tani do mar islamin ne gjirin e tij dhe do hedh posht ish rivalin e islamit po turp per ne se ke votojme dhe te kush besojme ne na ka mar lumi me keta byth qira me falni per fjalorin po keta meritojne me shum

  • Te semure psiqike dhe keta komentues qe i thurin si dje Enverit himne!Shqiptaret si keta,meritojne diktaturat!Ose jane ish sigurimi i vjeter krah i UDB,ne Tirane,sipas disa studiuesve nderkombetare qe vendosin e mbajne Berishën gjer dhe me vjedhje votash e krime njerzore!…
    Humbja qe po i troket ka per te cliruar shqiptaret dhe Shqiperine!Duket skizofrenia kur argumenton dorheqjet ne KQZ,pa analizuar gafen e shkarkimit te perfaqesuesit te LSI,i cili kish bere edhe betimin…dhe nuk mund ta shkarkoje askush,sepse ne KQZ eshte i pavarur!Mjere Saliu,sepse lufta civile e shpallur prej tij,nuk dihet si do perfundoje dhe kur,nese ai rivjedh votat!…Shoh gjakosje ne Tirane nga ky antishqiptar…por shoh dhe një tmerr,nje tmerr të papershkrueshem të Sali Berishes dhe bandes se tij!Mbajini ne kujtese keto fjale…Nuk jam Kasandra,por antishqiptari Berisha përgjaket rëndë!…

  • Por kur thone larot e PD, qe jemi Parti e djathte?. E keni per shpirt te kuqen, si matas si djathtas e kuqja do te fitoj. Keni legenin e cpum, komunistin 24 karat ne krye te PD, llapni e hani ju, mbeshtetesit e saj. Pa gjak PS-je nuk keni ku shkoni, por ne po ju japim mbetjet, jashteqitjet, mbajini dhe mburruni. Mos shani me komunistet, ju mitingashet e Sali Ver Palles. Bashkine e Tiranes e vodhet, plus votat e Partise Komuniste te udhehequr nga ENVERISTI, shoku i armeve Hysni Milloshi, tani per dhurate ne zgjedhjet e 23 Qershorit, ju kemi dhene tre krushq, qe heqin vetullat dhe vishen si gra, per t’u maskuar si anetar te njesit Gueril. Duroni se deri ne diten e zgjdhjeve vetem gallata do te shikojme te PD. Ku je moj Zhozi ta marrsha, po ti more shoku Astrit Pullazi, s’po te del zeri. He more Trima kritikojeni Komunistin Sali V.P., por ai nuk di te terheqi veshet ,keni frike se mos ju vret si Kaci ne 1997, qe u fsheh ne nje klinike private, si te filmi i 8 ne Bronx, Kacja na doli i 9 ne bronx, vishuni edhe ju si gra e dilni ne ilegalitet, erdhen kohe te veshtira dhe te renda, per Ju trimosha, te Partise Pordheve. Portokallia eshte zero para qyfyreve qe ndodhin e do te ndodhin tek Partia Demokratike e Kuqe mos u merzisni nuk e keni per here te pare….., se PS eshte Roze. Tyc & Toc

  • juve qe keni shkruajtur komentet e para qenkeni ne pune te sala o popull po ku ka te mira ky psikopat ish sherbetor i enverit dhe tani demokrat o popull a e shikoni se me saliun po i beni varrin vetes se po pasurohen vetem suita e tije dhe populli po shkaterrohet per dite

  • Nesre keta ta beje pucin te paket Dogajni dhe Kadeli.

    Si do mund qe te ngren dy gishtat larte keta nuk edi do ti shoheim ne miting do duken sikur po i martojne me zore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *