Kryeministri Berisha tha sot gjatë konferencës vjetore të turizmit se turizmi në vend ka shënuar rritje të dukshme, duke ndikuar pozitivisht në ekonomi. Sipas Berishës, në këtë sektor, qeveria ka aplikuar politika liberale, duke mbledhur më pak taksa në krahasim me vendet e tjera, për të luftuar në këtë mënyrë varfërinë në disa prej këtyre zonave.
“Hoteleria në Shqipëri bazohet kryesisht në banesa, më shumë se në hotele. Ne e kemi parë këtë si një faktor për të luftuar varfërinë. Ne përdorim një standard liberal përsa i përket licencimit të agjencive. Nuk duhet të ndryshojmë standardin liberal, por duhet të përpunojmë kriteret, në mënyrë që të krijohen kushtet ligjore për një veprimtari sa më serioze. Hotelet në Shqipëri nuk janë të kuotuara qëllimisht, sepse nuk kemi dashur të shiteshin yjet dhe pastaj të kemi mospërputhje midis shërbimit dhe yjeve. Yjet duhet të vendosen gradualisht dhe klientela, mendoj unë, është autoriteti më i sigurt për të vendosur yjet ne çdo hotel dhe restorant, më shumë se sa burokracia”,tha kreu i qeverisë.
Gjithashtu, sipas Berishës, sektori i turizmit ka nevojë për më shumë promovim për t’u zhvilluar edhe më tej.
“Shqipëria ka ndër panoramat bregdetare, malore më mahnitëse në Mesdhe dhe më gjerë. Nuk ka brigje që të kenë ujërat e Jonit dhe rërën e Adriatikut, siç kanë brigjet e bregdetit tonë. Natyrisht turizmi i gjersotëm në tërësi është bregdetar. Ai malor do të jetë turizmi i së ardhmes. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për sipërfaqen e saj të turizmit malor. Me disa masa të reja që do të marrim, do bëjmë gjithçka që Shqipëria të ketë resorte turistike dimërore, më të mëdhatë në rajon. U detyrohemi shumë disa agjencive turistike në botë, të cilat listuan Shqipërinë si një ndër destinacionet kryesore të turizmit. Por promovimi ynë ka qenë shumë modest. Të angazhohemi për një promovim më të madh të potencialit të jashtëzakonshëm turistik të vendit”, u shpreh kryeministri.
“Malok” Idiot i Tropojane Talibanët e Salih Berisha, bregdeti dhe ndërtesat antike janë shkatërruar. Rekord botëror në idiotësi dhe të gjitha pa ligje. Çdo pemë duhet të prerë, të gjithë zonën turistike janë shkatërruar, një krim shtetëror ndërkombëtar, sepse ekziston një investitor i huaj me dokumentin nga ligji 7665, “zonë turistike”. Sarandë ekspertët polakë shkollës zhytje janë zhdukur shumë, për shkak të drejtësisë penale dhe policisë, vetëm të paligjshme në të gjithë concreted. Durrësi është Currila shkatërruar. Nga ndërtimet e paligjshme,, Çepani Byhlykabshi mafioze me Efendiu Gangsters Seferi dhe Agim HoxhaIdiot i madh ishte ministri Ferdinand Yhaferrie.