Në një konferencë shtypi në mesditë, menjëherë pas përfundimit të takimit me kryetarin e sapozgjedhur të PD-së, Lulzim Basha, ish-kryetari Berisha e ka cilësuar zgjedhjen e tij si një fillim të ri të shkëlqyer. Berisha bëri një biografi të shkurtër të Bashës, duke e cilësuar të suksesshëm kryerjen prej tij të një sërë funksionesh në PD dhe qeveri. Berisha vlerësoi procesin e zgjedhjeve në PD, i cili sipas tij tregoi se ajo është parti e vlerave.
“Shpreh krenari për secilin e atyre që votuan dhe nuk votuan për shkaqe burokratike, personale e familjare. Rrethanat e imponuan këtë proces, por provën demokratët e kaluan në mënyrë të shkëlqyer. Dua të falenderoj të gjitha strukturat e PD, stafet dhe kandidatët për punën që kanë bërë në organizimin e këtij procesi dinjitoz. Dua t’u kërkoj falje atyre që gjatë këtyre javëve kam qenë i ashpër me ta. Unë isha i vetëdijshëm se çdonjëri kishte të drejtë të shprehte hapur preferencën, por do u mbetem borxhli sepse respektuan një rregull të vendosur nga unë në interes të PD, sepse dolëm nga ky proces më të bashkuar se kurrë. Demokratët pritën dhe përcollën në mënyrë dinjitoze kandidatët në çdo skaj të vendit.
Dy sekretet e Berishës
Së pari, njëri është për anëtarët e PD. Pardje u kam kërkuar të dy kandidatëve që listat janë këto të përgatitura në tërësi nga strukturat, por kur ndodh një fenomen i papritur si dorëheqja ime, nuk mund të pretendojmë të kishim regjistrin më të përsosur. Midis asaj që PD duhej të ngrihej me shpejtësi në këmbë dhe vonesës në hartimin e listave, zgjodha të parën. U faktuan 41 mijë votues. Një ditë para u kërkova kandidatëve të vënë një fletore anash dhe u kërkova t’i lejojnë të votojnë të gjithë ata që kanë dokumentin, por nuk arrita t’i bindja.
E dyta: ditët e para të garës u kam çuar një sms konfidenciale. Kjo garë nuk është garë mes aksionerësh dhe nuk mund të jetë kurrë. Është garë në kulturën e PD, ai që fiton mbështetet me gjithë potencialin, ai që nuk fiton mbështet fituesin. Këtu kisha të drejtë. Përndryshe gara nuk do të ishte e vërtetë, demokratët nuk do të ishin të përfillur në shkallën e duhur.
Olldashi të luftojë si deputet
Olldashi është deputet i PD dhe si i tillë ka një rol të madh në parlament. Beteja jonë kërkon një opozitë të fortë dhe kam bindjen se çdo deputet do të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë së tij.
Basha si kryetar bashkie, sipas Berishës
Ka qenë një kohë kur Rama mbushte bulevardin me plehra dhe Basha nuk do ta bëjë kurrë. Tenderat 80 për qind të tyre i fitonte Koço, Basha nuk do ta bëjë këtë.
Unë kur jam zgjedhur për herë të parë, kam marrë 75 për qind të votave. U jam shumë mirënjohës rivalëve Azem Hajdari dhe Neritan Ceka.
Komentet e Olldashit për parregullsitë e procesit
Ky është një votim i fshehtë dhe nuk ka asnjë anëtar të PD që të ketë vënë në diskutim fshehtësinë e votimit. Çdo fletë votimi ka një numër që është aty për tu verifikuar, pasi duhet të dihet nëse janë fletët reale apo të tjera. Gara ishte e shkëlqyer, Shqipëria nuk ka njohur ndonjëherë të tillë. Gazetarët janë dëshmitarë të kësaj gare, unë atë e ndoqa nëpërmjet tyre. Nuk kam dëgjuar asnjë rast të vetëm problemesh me garën. Përgëzoj të gjithë ata që votuan, ata që kishin ndërmend por për arsye të ndryshme nuk ia arritën.
Opozita e PD pa kryetar në Parlament
Që në vitin 1991 dhe deri sot ne kurrë nuk kemi pasur kryetarin e partisë kryetar të grupit parlamentar. Edhe pse krijon hapësira të ndryshme, ne nuk kemi pasur ndonjë problem me këtë standard të shkëlqyer që kemi vendosur
Basha nën hijen e Berishës
Shokët e mi që më kanë njohur në shkollë të mesme e dinë që isha një nxënës që merresha me veten time 18 orë, pra lexoja ata që më njohën në shkollë të lartë e në jetë kanë parë të njëjtën gjë. Asnjëherë detyrat nuk më kanë bërë të jem tjetër, kam qenë njeri që punon. Ne do të zhvillojmë një betejë të gjithanshme të fuqishme kundër këtij pushteti që doli nga mashtrimi, këtij pushteti që bllokon numërimin e votave, pasi është faktuar se ka në shpinë thesin me vota të vjedhura. Të jeni të bindur se kam dhënë dorëheqjen në mënyrën më të vendosur, për atë vendim nuk kam shprehur keqardhje.
Nuk e drejtoj seancën e parë, nuk e konsideroj të denjë
Do ta kisha drejtuar me kënaqësi të madhe, po qe se ky pushtet nuk do të kishte bërë premtime antiglobaliste që po i rrëzon pa marrë pushtetin. Do të kisha drejtuar nëse ky pushtet nuk do të kishte dalë nga paratë e krimit dhe drogës. Nuk e konsideroj të denjë drejtimin e asaj seance
* * *
Berisha uron Bashën për fitoren: I ka bërë shërbime të çmuara kombit
Sali Berisha uron pasardhësin e tij përmes Facebook-ut. Në postimin në profilin e tij menjëherë pas daljes së rezultatit të pritshëm, Berisha e vlerëson Bashën si një njeri që i ka bërë shërbime të çmuara PD-së, vendit dhe kombit të tij.
“Urimet më të përzemërta kryetarit të ri të PD, z.Lulzim Basha! Të dashur miq, ju ftoj të urojmë të gjithë së bashku sukseset më të mëdha kryetarit të ri të PD, z.Lulzim Basha, i cili u zgjodh dje me një mbështetje plebishitare nga anëtarësia e PD. Lulzim Basha është historia e suksesit të të riut shqiptar në liri dhe që i ka bërë shërbime të çmuara PD, vendit dhe kombit të tij. Ju ftoj të punojmë fort e me përkushtim nën udhëheqjen e liderit tonë për një fillim të ri e të fuqishëm të PD, vendimtar për fitoren e ardhshme të saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqipërisë! Sb”, shkruan ai.
te punojne se jane te dy spiunat e serbit
Te bashkuar rreth argita cites!
Mire mire ja do ta shohesh ti Berisha se sa do te marre Basha ne zgjedhjet lokale. Po eshte fat i Rames me Meten thuaj qe te rrine ne pushtet sa te duan ata. Me vjene vertet keq qe listat e anetareve te PD ishin kthyer si lista te atyre qe kane borxhe neper dyqane. O mjere PD ne dore te kujt vajti.
Por çfare sherbimesh i ka bere popullit dhe kombit ky pirivil, pse nuk i thua (me fakte) vjedhjet stratosferike qindra milionshe dhe vrasjet mbas shpine qe po te ndodhte ne 1 shtet tjeter demokratik (se ky shteti jot nuk eshte demokratik, per ne) dote ishte permbysur vendi.Por n.q.s ti dhe ata qe te ndjekin ty nuk viheni perpara drejtesise nga opozita e ardhshme kjo dote jete disfata me e madhe per (mbas atyre qe ke bere ti)kete popull te shume vuajtur
Duke te lene kellqet se ke nja 3 vjet qe ke kaluar moshen e pensionit, por me sa duket edhe mendja, e quan fillim te ri, se eshte i vetmi qe mund te te mbroje ty nga aferat e panumerta per tere keto vjet. Po a ka ligj te te shpetoje? Do rrojme e do shikojme…
Kjo vote “plebishitare” u be nen kujdesin tend te jashtezakonshem. Kete e dine tere shqiptaret, veçanerisht demokratiket (s’ mund t’ i themi demokratet!). Fleta me numera, ngrirje kryetaresh ne baze qe nuk ishin ne nje mendimin me ty, pamundesia e shume hallexhinjve per t’ iu pergjigjur votimit, mos krijimi i asnje kushti te demokratikeve te thjeshte per te ardhur ne kutine e votimit, heqia nga lista e mjaft te tjereve siç raportohet nga Berati, Elbasani, Tirana, Korça etj… perbejne “Nje fillim te ri te shkelqyer” te PD-se
Basha vertet i ka bere nje “sherbim te çmuar kombit e vendit” duke denoncuar UÇK-ne tek EULEKS-i, vodhi e shperdoroi 300 milione euro ne rrugen e kombit, firmosi shitjen e detit fqinjit te jugut, duke mos respektuar konventat nderkombetare per kete qellim dhe rregullin per menyren e matjes se vijave midis shteteve, vrau 4 te pafajshem ne 21 janar 2011, ka 2 vjet e 2 muaj ne krye te Bashkise me te madhe te vendit dhe ka rishtruar vetem 5 rruge nga 100 metra secila. Pse pak te duken keto? Ke shume te drejte kur jep percaktime te tilla per te. Siç duket “harron” si padashje qe paraardhesi per kaq kohe shtroi tere Tiranen duke zhdukur gropat qe ishin ne tere qytetin e me vone zhduku kioskat qe rrethuan tere institucionet qendrore ne qender e periferi si Banken Kombetare, Muzeun Kombetar, Galerine e arteve, Ushtarin e Panjohur, Parkun Rinia, Lanen, si rezultat i nje dalldie kombetare te iniciuar nga ju e qe e zbatuan me perkushtim Sali Kelmendi e Albert Brojka si paraardhes per 8 vjet… dhe ka shkaterruar plotesisht ekipin e futbollit “Tirana” me premtimet e pa mbajtura.
Çuditem, si nuk e the nje fjale per te, si kryeminister duke i kthyer tere rruget kryesore te kryeqytetit ne 4 kalimshe, per mbjelljen e mijra pemeve qe jane te nje moshe e tani rruget jane plot hije, vendosjen e mijra dritave duke e ndriçuar qyrtetin e lene ne erresire me vite nga dy ish kryetaret e tu te meparshem? Nuk te hyn fare ne sy rikthimi i Parkut Rinia, Lanes, hapja e rruges se re nga “Vasil Shanto” tek ura e pallatit me shigjeta. Jo kjo nuk eshte e drejte.
Bota e perparuar ka ecur perpara se kane prodhuar mallra e jo duartrokitje si ne per lideret tane. Bota perendimore, ku duam te aderohemi, ka ecur prpara se humbsi uron fituesin. Ka ecur perpara bota e perparuar, veç te tjerave, se edhe fituesi nuk e shan humbsin, por vlereson ato arritje qe ka patur. Keshtu te dy palet lartesojne veten ne radhe te pare.
Sa te duash mund te shkruash, por po e mbyll, se kam pershtypjen qe me sjelljen tende per kaq e kaq vjet na ke treguar, se nuk te ben asnje gje pershtypje, çfare do te te themi. Ne nuk jemi aq bageti sa te dukemi ty. Jo. Populli nuhat, populli ka kujtese, popullin kurre nuk e le memoria dhe vjen nje dite qe te ndeshkon… Ben si te duash. Pyet vetem mendjen tende, siç ke bere rendom, por ajo nuk te çon gjekundi sado i ditur te jesh.
Miqesisht…
Mendesite diktatoriale nuk shpetuan dot zgjedhjen e kryetarit te PD.Kjo Parti ku bejne pjese mjaft mjaft demokrate te ndershem qenka destinuar te kete vetem Kryetare te emeruar..Per te ardhur keq qe perdoren si delet
Duhet roman per te komentuar yrneret e ketij.
Por po mjaftohem vetem me keto fjale:
Turp per ne qe te mbajtem 22 vjet mbi shpine.
Turp per PDqe tashme eshte partia e Gites.
Turp per kete toke qe mban mbi vete specie si ky
dhe raca e tij.
ky lloj monstre ka ngaterruar vrimen nga ka dale
dhe vjen ere tere jeten