Berisha vë kushte: Te Fulhami vetëm si titullar

anazapta

Portieri kuqezi ndihet i nderuar nga interesimi i londinezëve, por nuk pranon të jetë zgjedhje e dytë

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, ka pohuar nisjen e bisedimeve me Fulhamin, por duke vënë si kusht statusin e titullarit për të pranuar transferimin në Angli. 24-vjeçari kuqezi kërkohet nga klubi londinez, i cili e ka vëzhguar në aksion më së shumti me skuadrën e Kalmarit, në kampionatin suedez, por edhe me kombëtaren, që nga takimi kundër Sllovenisë, ku Berisha u bë titullar në vend të Samir Ujkanit. Duke shprehur kënaqësinë për interesimin e skuadrës angleze, portieri shqiptar thotë se nuk dëshiron të jetë zgjedhje e dytë. “Në Angli apo vend tjetër qoftë, nuk kam dëshirë të jem portier i dytë. Nuk kaloj në një skuadër që më ofron një pozicion të tillë. Dua të luaj titullar dhe kjo është e padiskutueshme, nëse nuk ka oferta të tilla mund të qëndroj te Kalmari”, thotë me pa asnjë lëkundje Berisha. Ndërkaq, ai luajti 90 minuta në fitoren e djeshme 3-0 në fushën e Syrianskës, duke treguar se e ka kaluar plotësisht dëmtimin që mori në miqësoren e kombëtares kundër Lituanisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *