Berisha: Vendimi i 9 shtatorit u varros, unë nuk jam i përjashtuar, kryetarin e Partisë Demokratike nuk e cakton Amerika

Ornela

Sali Berisha thotë se pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu ndryshimet e 11 Dhjetorit vendimet e Komisionit të Rithemelimit janë të detyrueshme për zbatim.

“Unë kam thënë që është organ legjitim, komisioni është plotësim legjitim. Kryesia është e shkarkuar, nuk kemi kryesi, ish-kryetari është i shkarkuar dhe më vonë i larguar. Drejtues, udhëheqës është komisioni i rithemelimit, grupi parlamentar padyshim që ka legjitimitet. Por, kuvendi i 11 dhjetorit është jashtë çdo lloj diskutimi nga grupi parlamentar, vendimet janë të detyrueshme për zbatim”, u shpreh Berisha.

Berisha ka pasur edhe një koment për faktin përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Për Berishën, vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin e tij është varrosur dhe e konsideron veten pjesë te grupit.

“Jam pjesë e grupit, vendimi i 9 shtatorit u varros në mënyrë më demokratike me datën 11 dhjetor. Këto gjëra s’kanë asnjë lidhje, nuk jam përjashtuar”, vijoi ai.

Berisha tha se askush nuk merr tagër për të emëruar kryetarin e PD-së, as  SHBA, pêrfaqësuesen e së cilës në Tiranë, ai e quajti sot “guvernatorja”.

“Kryetari i PD-së, u shkarkua me 11 dhjetor me votat, 4446 vota delegatësh dhe 44 mijë anëtarë me 18 dhjetor. Përveç anëtarëve, asnjë njeri cilido qoftë. As Guvernatorja as Zeusi Rama nuk do kenë tagër të caktojnë kryetarin e PD. Përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkele flagrante në Konventën e Vienës, në sovranitetin e forcës së lirë politike.”

“As kryetarin as kryesinë nuk e cakton kush tjetër përveç anëtarëve. Alibeaj është kryetari i Grupit Parlamentar. Por Grupi drejtohet nga kryesia. Dhe vendimet për drejtimin e grupit, të merren nga kryesia e Grupit Parlamentar. Dhe në raste të caktuara Rithemelimi mund të ndërhyjë por s’kemi mëdyshje” tha Berisha.

o.j/dita

Share This Article
15 Comments
  • Te lumte pushka o Perbindesh i Vicidolit, perderisa SPAK -u i Arben Krajes nuk te ka ne liste. Departamenti i Shtetit Amerikan eshte larg, Arben Krajen e ke komshi ne Lalez.

  • Kam frike mos ndale rrotullimi i tokes nga keto problemet e PD-s! C’beni ju gazetaret? Pse nuk i qetesoni ujrat? Apo doni te rritet temperatura ne polin e veriut 5 grade menjehere!?

  • Pe De -ja minimalisht ngelet edhe 4 vite ne opozite ,maksimalisht pushon se egzistuari si parti dhe shnderrohet ne organizate terroriste e emeruar si e tille nga SHBA-. Per LSI-ne ka shpresa te kaloje ne heshtje sepse te gjitha rrufete do orjentohen drej Berishes.

  • Vazhdon beteja midis sali monstres qe eshte nje kriminel i ndershem se ka pranuar disa krimet e tij biles dhe urinon viktimat me rrocken e kimes dhe hallatet e rames

    me hipokrizine e Kimes dhe shefave te saj qe nuk dine cfare te bejne me ish bulldogun e tyre qe i ka dale nga kontrolli

  • O paranoiak ti ke dale prej binareve te Arsyes njerzore, ti i ke ikur pavionit te 17… O mjeran a nuk e sheh qe po tash po te shfrytezojne ty pikerisht ata qe te ndjekin pas me “bindje”…

  • CESHTJES:

    Sali Berisha mbetet ashtu sic ka qene, nje egocentrist i papare qe kujton se SHBA vertitet rreth tij, nje hajdut i korruptuar enverist dhe killer vrastar i pandeshkuar qe per te mbrojtur familjen dhe pasurine shet cdo gje dhe qe do te theje Kohen e Qepes te Enverit ne Dimrin e Vetmise se Madhe

  • Si zhabë do ikësh nga kjo jetë o kriminel dhe vrasës.
    Njeriu më i ndyrë i këtij vëndi. Qelbësirë e vërtetë.

  • Sa i pacipe eshte ky fare matufi plak, nuk iken se nuk iken… ky soj shkjau. Nuk don t’ia dije se populli shqiptar thote me ze se kryetarin e asnje partie nuk e cakton dot as Beogradi, as Moska e as Prishtina “shqiptare”, qe e sojnisin e e ndersejne kunder Shqiperise e shqiptareve, per perçarjen dhe shkaterrimin perfundimtar te tyre…
    Mos shkruani me per kete ndyresi!…

    SHQIPTAR

  • https://dritare.net/politike/flet-ambasadori-i-pare-amerikan-ne-shqiperi-rayerson-berisha-non-grata--i712387 says:

    Ambasadori Rajerson ne 1991 mbeshteste PD, a nuk ishte ky ambasador qe mbeshteti Berishen kryetar si nje njeriu besnik i politikes amerikane ne ate kohe ?!

    Berisha ne ate kohe ishte i pa korruptuar te pakten ne preceptimin e popullit ishte njeriu me i besueshem tani ?
    Aspak
    j-
    Ja cfare thote Rjerson se fundemi per Berishen :

    “Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë.”

    https://dritare.net/politike/flet-ambasadori-i-pare-amerikan-ne-shqiperi-rayerson-berisha-non-grata–i712387

  • Saliu me të tijën është në rregull. Ai sipas mënyrës së tij të të bërit politikë, që është plotësisht në sinkron me karakterin dhe moralin e tij, ka luftuar dhe çuditërisht, edhe pse afër fundit të ciklit të tij biologjik, po lufton ende për pushtet, minimalisht si lider i PD, kjo si një nevojë apo ambicje e çdo njeriu, por që shumë pak mund ta materializojnë. Në rastin e Salehut, veç sa më sipër, kjo histeria këtyre muajvea, ka lidhje me mënyrën se si i erdhi fundi i tij politik, i paimagjinueshëm për atë vetë po e po, por edhe për miliona shqiptare, me “non-gratan” amerikane ndaj tij dhe familjes së tij, e cila i ra si rrufe në qiell të hapur. Arsyet se pse u dha ajo e formuluar në tre drejtime: Minues i demokracisë, korrupsion domethënës dhe shantazhues i drejtësisë, të cilat jo se nuk njiheshin nga publiku shqiptar, vetë anëtarët e simpatizantlt e PD, ngaqë për bëmat e tij nuk veprua nga drejtësia, por dhe të tjera, nuk bëhej e mundur shkulja e tij dhe frymës së tij ‘berishiste’ e të bërit politikë. Mirë Saliu është ky që është, po ku është ‘thembra” e tij e Akilit? Mund të ketë shumë shpjegime, por një mund të thuhet pa mëdyshje, është psikologjia e jo pak shqiptarëve që adhurojnë lider të fortë, paçka se këta mund të jenë hajdutë, kriminelë, mashtrues, demagogë dhe në fund dhe diktatorë, satrapë etj. Historia e shqiptarëve nuk është e varfër në këtë aspekt. Ndaj them se amerikanët, që kanë e kane mbeshtetur ate, në ato fillinet e tij, por mbasi panë se me kishin të bënin, më në fund bënë gjënë e duhur, e shkundën realitetin politik, trazuan ujrat e pista ku vegjetonte PD, në fakt prona e Berishës, dhe sipas shprehjes që, ‘po nuk trazove nuk llagarohet’, bënë që ata shqiptarë që kanë besuar dhe kanë votuar ndër vite Berishën, të dalin nga gjumi letargjik. Është kjo pra ‘thembra e Akilit’, arma e tij: VOTA, qe gjithsesi, mbas 1992, më shumë se fitues e ka nxjerrë humbës, por aq sa eshte votuar e ka mbajtur atë në politikë. Ate qe e aie ka dashur dhe e do sa jeten, per pushtet, pasuri dhe ne shume raste dhe per ta mbrojtur ater dhe klanin e tij nga krimet dhe zullumet e pafundme.. Fatkeqësisht, kjo perkrahjes, të paktën brenda PD, u tregua më së miri mbas 9 shtatorit 2021, kur si fillim, nën presionin amerikan, e përzunë nga grupi parlamentar, por dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kur fitoi bashkinë Shkodër. Dhe kështu kjo periudhë 6-7 mujore, tregoi se më në fund pa vepruar SPAK, ai do të vazhdojë lojën e tij. Kush do ta pësojë? Së pari vetë demokratët, së dyti pluralizmi, së cilës i mungon opozita dhe së fundi do fitojnë socialistët, kundershrarët politikë të tyre. Sepse a nuk ia ka thënë gazetarit shqiptaro-amerikan Piter Lukas, vete monstra Saleh, në vitin 1997, që “Aprez moi le deluge”, pra pas meje u bëftë kiameti, por dhe vetem para pak muajsh se, perveç digjitetit të tij dhe familjes, nuk donte t’ia dinte as për PD dhe as për demokratët’? shtrohet pyetja:
    Përpara gjithë këtyre bëmave dhe gjëmave të Salehut, kaq të verbër janë xhanëm ndjekësit e tij?!?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *