Berisha: Vrasësit në Fier i dërgoi sms edhe Saimir Tahiri

Saimir Lleshi

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se i ka dërguar mesazh Ilir Memushajt, autorit të vrasjes në Fier dhe plagosjes së dy të tjerëve. Sipas Berishës, përveç agjentit të Shërbimit Informativ që ka informuar Memushajn për lëvizjen e viktimës dhe dy të plagosurve, mesazh i ka dërguar edhe ministri i Brendshëm.

“Dje prokuroria prangosi në një operacion për t’u përshëndetur, oficerin e SHISH Florian Bushi, njëkohësisht vëllai i avokatit direkt të Edi Rames, Ermal Bushi, si kriminel qe kishte informuar vrasësit për vendndodhjen e viktimave të\ tyre.

Por burime informacioni bëjnë me dije se ne celularin e Memusht, te arrestuar me akuzën e vrasje te fundit ne Fier të Denis Kasajt dhe plagosjen e Kelmend Kastratit, janë gjetur edhe mesazhe të Saje qorrit, që e implikojnë thellë Sajen ne këtë krim. Mësohet se Saje qorri këto dite do te kërkojë të hetohet”, shkruan Berisha. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Mashkull i peshtire, alucinant. Je bere si telendari i fshatit more ditezi. Turp per shqiptaret qe kane pasur President dhe Kryeminister nje vagabond politik si ty more pacavure.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *