Doktori zbulon kush e ka monopolin për tregun e kokoshkave

redaktor

Ish-kryeministri Berisha risjell edhe një herë në fokus rastin e gruas së kokoshkave, për të cilën pati një jehonë e mbështetje dhe në rrjetet sociale. Ai parashtron pyetjen pse Veliaj dërgoi 4 persona dhe urdhëroi rrahjen e zonjës. Ai i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimin në lidhje me këtë rast.

“Makabritet: – A e dini pse Erion Veliaj dërgoi 4 banditë dhe urdhëroi rrahjen e zonjës që mbante katër frymë me kokoshka?! Të dashur miq, mbarë shoqëria jonë u trondit thellë nga brutaliteti shtazor i katër banditëve me uniformën e policit të Bashkisë ndaj një zonje të sëmurë që shiste me një karrocë kokoshka për të mbajtur katër frymë të familjes së saj!

Por më makabër sesa akti i katër banditëve të Veliajt është motivi i ulët dhe amoral për të cilin ky i pafytyrë urdhëroi aktin ndaj shitëses së kokoshkave. Sipas disa portaleve, ndonëse shumica e mediave kanë heshtur, motivi i fëlliqur i këtij akti çnjerëzor qëndron në blerjen që Erion Veliaj i ka bërë TOP Channelit duke i dhënë këtij televizioni monopolin e qytetit për tregun e kokoshkave dhe të drejtën për ngritjen 100 kioskave për shitjen e kokoshkave në mbarë Tiranën!

Këta nuk janë njerëz, por janë pak me thënë kanibalë! I bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimin me urgjencë ndaj këtij personi, amoraliteti i të cilit ka kufi vetëm qiellin!”, përfundon reagimin Berisha.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *