Berisha: Zgjedhjet do i fitojmë siç bëmë në Tiranë

redaktor

Partia Demokratike do të ketë në fokus të fushatës elektorale për garën e 23 qershorit programin e përdorur për fitoren e Tiranës në zgjedhjet vendore të 2011. Një fakt i tillë u bë i ditur nga vetë kreu i Partisë Demokratike, njëherësh Kryeministër, Sali Berisha pas takimit me kryetarët e Grupeve të Punës për qarqet, kryetarët e Grup-Seksioneve dhe deputetë të Tiranës. “Ishte e tëra aspekt teknik organizimi. Kryekëput për Tiranën dhe për të gjitha degët e tjera.  Natyrisht në epiqendër ishte programi i përdorur për fitoren e Tiranës në vitin 2011. Programi që përmbysi murin e bashkisë dhe që do të shembë dhe murin e bllokimit”, u shpreh Kryeministri Berisha, gjatë një prononcimi për shtyp, në përfundimit të kësaj mbledhje. Pas këtij takimi kryeministri ka pasur dhe një incident me eskortën e tij. Një makinë që lëvizte kundravajtje në rrugën pranë Kishës Ortodokse në Tiranë, ka shkaktuar një incident me eskortën e kryeministrit Berisha, pas përfundimit të mbledhjes me krerët PD-së Burime nga policia bëjnë të ditur se makina e drejtuar nga shtetasi Ervis Hoxha, ka rrezikuar eskortën e kryeministrit Berisha, pjesë e së cilës ishte edhe makina e Ministrit të Brendshëm Flamur Noka. Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe kishte hyrë gabimisht në drejtimin e kundërt të lëvizjes.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *