Eshtë i njohur fakti që ish-presidenti i ngjarjeve fatale të 1997-s e konsideron atë që ka ndodhur atë vit si “rebelim komunist”.
Por arkivat provojnë edhe këtë herë që Berisha ka dy ose më shumë versione për gjithçka ndodh dhe i përdor ato sipas vendit dhe kohës, në përshtatje me nevojat e tij.
Në revistën “Përpjekja” botuar më 28 prill 1997, është botuar një intervistë e tij dhënë Televizionit Publik Iranian më 23 mars 1997.
Aty shihet se ndërsa për popullin shqiptar ish-presidenti ka versionin e “rebelimit komunist”, për iranianët ai kishte versionin e “fuqive të mëdha” (kuptohet që ishte fjala për SHBA si e vetmja superfuqi), madje permend edhe Kuranin (!)
Pyetje e TV Iranian: Sipas mendimit tuaj, kush është pas këtyre ndodhive në Shqipëri?
Sali Berisha: Fatkeqësisht, sot, si nocion, ekstremizmi islamik është bërë alibi përfituese, me të cilën operojnë fuqitë e mëdha. Këtë alibi ata e shfrytëzojnë për qëllimet dhe idetë e tyre kolonialiste. Shembulli më i mirë për këtë është situata në Shqipëri. Është këtu fjala për aktorë të njëjtë, domethënë për ata të cilët shkaktuan luftën në Bosnje. Askush ende nuk e di se çfarë janë duke përgatitur Fuqitë e Mëdha për këtë vend. Në ribotimin e përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe, i cili u bë para katër vjetësh në Egjipt, në parathënien e shkruar nga një mendimtar egjiptian, tërhiqet vërejtja për rrezikun që u kanoset shqiptarëve myslimanë”.
Po pse e quan rebelim komunist 97-n Berisha?

Analisti Viktor Malaj që e risjell këtë botim në DITA thotë se “duke e cilësuar trazirën sociale të asaj kohe si “rebelim komunist”, Berisha do të amnistojë veten për krimet, të cilat i paraprinë kaosit që do përfshinte gjithë vendin dhe që solli pasoja tragjike”.
“Ai e di shumë mirë se të rinjtë e sotëm nuk e njohin dhe nuk e kanë përjetuar arsyeshëm atë ngjarje (pasi kanë qenë shumë të vegjël në atë kohë) dhe, nga ana tjetër, shpreson që të rriturit e asaj kohe ta kenë harruar apo konceptuar sipas versionit të tij mashtrues. Sic thotë Michael Ende, kur vjen puna për të kontrolluar qëniet njerëzore nuk ka mjet më të mirë se gënjeshtrat, sepse, siç e shihni, njerëzit jetojnë nëpërmjet besimeve. Dhe besimet mund të manipulohen. Fuqia për të manipuluar besimet është gjëja e vetme që nevojitet në këtë rast” – shkruan Malaj.
Ai shton se doktrina e tij e gënjeshtrës nuk ka qenë krejt e pasuksesshme në të sotmen politike shqiptare, por, si të gjitha gënjeshtrat e kësaj bote, nuk ka të ardhme.
Dhe ironizon:
“Në revoltat e 1997 morën pjesë të mirë e të ligj, nga jugu e nga veriu, të majtë e të djathtë, opozitarë e pushtetarë që kishin humbur paratë në parajsën e rreme. Disa prej individëve më aktivë të atyre revoltave, Berisha i kishte vitet me pas ministra dhe ambasadorë të emëruar prej atij vetë. A ishin edhe këta “rebelë komunistë”? / Dita /

me kete kriminel karagjoz amerika deshiron te bej “reformen ne drejtesi”
per te qare e per te qeshur
Z.Malaj, pervec analizes qe na qas, e cila dallon nga e shume te tjerev, po na thote gjthinje e me shume fakte te reja. Ne cilindo shkrim te tjijin mesojme gjera qe nuk i dime apo qe na kane dale krejtesisht nga mendja.
Jam ndjekes i shtypit, por intervisten qe Saliu i ka dhene TV iranian nuk e kisha ndeshur gjekundi.
qe genjen saliu nuk eshte lajm
lajm do te jete nese do te thote ndonje here te verteten
hahahaha.
cfare l..qe ju ka qeverisur dhe vazhdon tju qeveris o shqptar te mjere.
kujtuat se e hoqet ne 2013 keni ven nje impotent ne vend te nje psikopati
Asnjehere nuk kemi per te mesuar te vertetat mbi gjemat qe ka bere dhe bene Salushi.Eshte e njohur boterishte se keta tipa te korruptuar e qe punojne per te tjeret nuk thone asnjehere te verteten.Ne te kunderten shkojne ne boten tjeter.
Faktikisht, forma dhe logjika e levizjeve politike qe perdor Berisha, jane pikerisht forma te pastra te nje ideologjie komuniste, gjithmone nese i referohemi formes se kulluar te teorise se saj politike, e cila pasi theksonte aspektin baze te ndryshimit fondamental te formes shteterore, duke zevendesuar diktaturen kapitaliste me diktaturen e proletariatit dhe shembjen totale te aparatit te vjeter shteteror kapitalist, me nje forme aparati te ri, nenvizonte gjithashtu se ” …ne momentin qe klasa jone do te vije ne pushtet, nuk duhet lene ne asnje lloj menyre, mundesia per nje kunder-revolucion te klases tjeter, e cila duhet shtypur, nepermjet nje force te armatosur….”.
Pra, problemi ne logjiken politike te Berishes qendron tek fakti, se si ai e shikon protesten popullore, si nje ‘rebelim komunist’. Se pari, qe te quash nje levizje ‘rebelim’ kerkohen disa kushte baze:
1- Refuzim i nje situate nenshtrimi, apo e perceptuar si e tille (zvogelim i pabarazise sociale ekonomike apo fetare, etj e kryer ne nje prespektive reformiste)
2-Refuzim bindjeje ndaj nje autoriteti i konsideruar ilegjitim (kryesisht revoltat kunder shtetit)
3-Rivendosja e nje rendi te vjeter (ne kuader te opozicionit te reformave, apo rivendosjes se ekonomise morale nepermjet turmave)
4- Vendosja e nje qeverie te re, ( ky tip rebelemi ka nje objektiv revolucionar dhe kerkon vendosjen e drejtuesve te rinj, qe kerkojne perfaqesimin e grupit te rebelemit)
Te klasifikosh kete rebelim si ”komunist”, hyn ne nje zone irracionale politike, pasi rebelimi apo revolucioni komunist ka si kriter te vetem:
1- Frymezimin nga idete Marksiste, me synim zevendesimin e sistemi kapitalist me nje sistem komunist, duke perdorur socializmin, si nje faze e ndermjetme e ketij procesi.
Revoltat e ’97, nuk kishin aspak profilin e revoltave apo rebelimeve komuniste, por perkundrazi, ishte perceptimi ideologjik i Berishes si i tille, qe solli si pasoje edhe kunder reagimin e tij bazuar ne kete perceptim, pra ‘shtypjen me dhune te opozicionit’.
Ka shume mundesi qe Sala t’i vere vete noten dhjete autorit te shkrimit, por vetem me vete, ndersa ne publik edhe kete do ta shpalle komunist.
Une mendoj se eshte e kote te kerkohet nga Familja e Berishes te mos perdore te njejtat metoda kriminale si deri me sot per pushtetin. Fatin e saj kjo Familje e ka te vulosur me gjakun e te pafajshmeve qe e kane derdhur jo vetem per te vjedhur e plackitur kete vend por deri edhe per qejf.
njeri i peshtire, i neveritshem
ju keni krijuar mendimin se Berishen nuk e mundni dot
vetem nese jua fale pushetin vete ai
ky eshte thelbi
Shqiptaret Berishen e kane mundur disa here ! Shqiptaret Berishen e mundin me nje te ngrehur te ka…arit ! Problemi qendron se Berisha i perket Berishizmit , si ideologji dhe praktike kuislinge antishqiptare kolonializmi .
Ketu shqiptareve iu has sharra ne gozhde sepse duhet t’i zgjerojne kontestimet e tyre edhe ndaj lobeve antishqiptare qe jane jo vetem te fuqishme , por teresisht te organizuar , qe nga media e deri tek ushtria !
Prandaj ne 1997 ne Shqiperi erdhen 15 ushtri , pikerisht per te mbrojtur pushtetin e Berishes dhe Berishizmin si te Berishes edhe ate Nanoist !
Sali berisha eshte ai i cili i ka sjellur shkaterrimin me te madh mbare Kombit, perfshire Kosoven, shqiptareve te maqedonise dhe malit te zi. Ate qe ka bere ky kriminel dhe tradhetar , nuk ja ka bere vendit tone as turku, as fashizmi dhe as komunizmi i 45 viteve te diktatures se proletariatit.
Eshte njeriu me intrigant, me kriminel dhe me maskara, ai per pushtet ka vrare, djegur, tradhetuar kedo, faktet flasin vete.
Qeveria aktuale te kete turp qe po vazhdon e po e lene ende aktiv kete kriminel, te kene turp qe genjyen dhe po vazhdojne te mashtrojne gjithe shqiptaret e vuajtur nga mafia dhe krimenelet e sali berishes.
PERGEZIME Viktor Malaj, te pakten ju dhe ata pak koleg te ndershem e parimor, sic jane i tere stafi i Gazetes Dita, qe cdo dite nuk lodheni duke ja perplasur hapur krimet dhe intrigat felliqesires sali tradhetarit, kriminelit, mafiozit e INTRIGANTIT ME POSHTER qe ka njohur historia e popullit Shqiptar.
Sali Berisha: Fatkeqësisht, sot, si nocion, ekstremizmi islamik është bërë alibi përfituese, me të cilën operojnë fuqitë e mëdha. Këtë alibi ata e shfrytëzojnë për qëllimet dhe idetë e tyre kolonialiste. Shembulli më i mirë për këtë është situata në Shqipëri. Është këtu fjala për aktorë të njëjtë, domethënë për ata të cilët shkaktuan luftën në Bosnje. Askush ende nuk e di se çfarë janë duke përgatitur Fuqitë e Mëdha për këtë vend. Në ribotimin e përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe, i cili u bë para katër vjetësh në Egjipt, në parathënien e shkruar nga një mendimtar egjiptian, tërhiqet vërejtja për rrezikun që u kanoset shqiptarëve myslimanë”.
………….???????????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
@LEONS68
Nje shprehje thote: “me thuaj me ke ri, te te them cili je” Mendoni ju se Amerika eshte me e mire se Berisha. Vetem nje naive mund te besoj se Amerika po lufton Berishizmin.
KETO JANE TE VERTETA, PAVARESISHT SE SALIU I KA THENE PER OPORTUNITET, PER TE FITUAR MBESHTETJE NE IRAN.
KETO JANE SHUME TE VERTETA.
Nuk ka kameleon ta konkuroje Berishen,.Ne kohen kur sipas Izet Haxhise, i tha papa Wojtiles:-Na shpeto nga muslimanet,vete ne Iran dhe flet per rrezikun qe u kanoset shqiptareve muslimane.As nje klloun cirku nuk i nderron bojrat kaq shpejt.E kam dalluar qe pas zgjedhjeve te 91 kete karagjoz te pa nder,dhe mendoj se ftyra e urryer e ketij maloku eshte rezultat i nje klase deshtake intelektuale,qe gjindej ne Tirane ne 1990.Ismail Kadare thoshte:Nuk e di cdo te thote pluralizem politik,Ylli Popa botoi nje artikull dhe i lau duart.Me mire mos e kishte botuar fare,por te informonte publikun cfare mostre karrieriste ishte nxenesi i tij nga Vucidoli.Koleget e tij,Ylvi Vehbiu,Sabit Brokaj,Dine Abazi heshten si uritha dhe tani pas 25 vjetesh na nxjerrin kartelat e skicopatise.Neritan Ceka manipuloi votat ne keshillin provizor ne favor te Doktorit” se mos e merrte partine Pashko.Ketij Neritanit me mendje axhami, doktori i perdhosi jeten,shkencen,kontributin dhe mire ja beriLe t`i pijne lengun se shqiperia sot ka ftyren e malokut.