Isha kryeministri Sali Berisha tha sot se skandali më i madhe i këtyre 25 viteve të fundit është ai i përgjimeve.
Në bashkëbisedim me gazetarët, Berisha akuzoi Ramën e Tahirin që e kanë shndërruar Policinë e Shtetit në qendër përgjimi ndaj kundërshtarëve të tij politik, Presidentit, diplomatëve të huaj, gazetarëve por edhe ndaj Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se po përdor marrëdhëniet e mira me Italinë si mburojë për vete dhe ky është akt i rëndë.
Berisha e paralajmëroi Ramën se “kurrë nuk do të shpëtosh nga ky skandal”.
