Berishajt, e vërteta e një fisi

redaktor

I vëmendshëm ndaj reagimeve të ish kryeministrit Sali Berisha, pasi dëgjoi intervistën e tij në Channel One, ish-truproja e tij në vitet ’90, Izet Haxhia reagoi nga Turqia. Ai ka sjellë këtë prononcim në DITA:

Dua ta sqaroj përfundimisht për shqiptarët se Sali Berisha nuk është tropojan. Ai vërtetë ka lindur në Tropojë, po origjinën e ka nga Iballa e Pukës. Unë kam qenë i pranishëm në një takim që ai ka patur në Iballë të Pukës dhe, me ca burra të vjetër nga fshati, kam dëgjuar të thotë që të parët e mij janë nga ky fshat, Iballa. Në atë takim ka qenë edhe Rexhep Uka, që është nip i fisit Berisha.

Në kohën e perandorisë osmane, fisi Berisha shquhej për një fis ngatërrestar dhe i pabesë. Janë mbledhur krerët e fiseve të mëdha dhe kanë kërkuar nga veziri i Shkodrës që ky fis ose të shpërndahej, ose do hakmerreshin ndaj tyre. Duke përfituar nga fakti që një femër e fisit Berisha ishte e martuar tek veziri, është arritur kompromisi që fisi i Berishës të shpërndahej e të mos lejoheshin më tepër se shtatë shtëpi në vendin ku do banonin. Është vendosur gjithashtu që nga ky fis të mos merreshin vajza për martesë, por vetëm t’u jepej vajza për t’u martuar që të përmirësonte racën e tyre ngatërrestare dhe të pabesë. Kjo shpjegon edhe arsyen që akoma edhe sot në vendbanimet ky jeton fisi i shpërndarë Berisha nuk ka më tepër se shtatë-tetë shtëpi. Është i njohur proverbi popullor për berishët se po u mbyt në lumë një nga fisi Berisha, mos e kërkoni poshtë, por në drejtim të kundërt të rrjedhës së lumit…

Saliu po na del patriot dhe i qenka djegur shpirti për Kosovën? Rrena krejt. Ky Saliu që na përmend Kosovën, po i tregoj se një pjesë e fisit të tij jeton në pjesën e Gjakovës e rrethina dhe pjesëtarë të këtij fisi kanë qenë kolaboracionistët më të mëdhenj me serbët. Po ju them një emër, kushëri i Berishës, Mushk Kadria quhet. Ky Mushku ka bërë gjenocid mbi shqiptarët në Gjakovë e rrethina, ka vrarë shumë shqiptarë, ndërsa për këto arsye, UÇK-ja këtij i ka vrarë tre djem. Tani ai ndodhet vetë në Beograd dhe është dëshmitar i Hagës.

Në atë intervistë Saliu thotë se që nga mosha 14-vjeçare (në fakt që kur ishte 16 vjeç) nuk ka shkuar te kulla në Viçidol. Pyeteni pse?…

Por ka edhe një fakt tjetër: Ajo kullë e Berishës është përdorur edhe nga Sigurimi dhe agjentët e tij që bënin rolin e dyfishtë, duke punuar njëkohësisht me Sigurimin edhe me UDB-në jugosllave…

sala1
Berisha në mbledhje të para vitit 1990, në sfond dallohet një citat i Enver Hoxhës

 

Çfarë tha Berisha

 ‘Kosovari’ që i jep të drejtë Enverit…

Gjatë një interviste të gjatë në “Debat në Channel One” me Roland Qafokun, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur për grevën e urisë të studentëve 25 vite më parë që çoi në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës. Për këtë të fundit ‘çuditërisht’ bëri një vlerësim pozitiv, kur pohoi se: “Po të mos ishte Lufta Çlirimtare nuk dihet se çdo ndodhte me Shqipërinë mbrapa, pasi nuk është se nuk kishte skenare. Pra në këtë drejtim Enver Hoxha kishte të drejtë…”

Më tej gazetari e pyet: Edhe për largimin nga traktati i Varshavës?

“Po, ne e kemi mirëpritur atë. Po të kthehemi në atë kohë, problemi më madhor ishte Rusia dhe filorusizmi, i cili ishte një armik, i shndërruar në sundimtar të vendit. Nëse Hoxha do të merrte rrugën e hapjes së vendit, absolutisht ai do kishte arritur të kishte një vend tjetër në historinë e vendit dhe do ishte meritë që ai e shkëputi vendin nga Rusia sepse ai e rreshtoi vendin me armiqtë shekullorë tradicionalë. Rusia nuk kishte ëndërr tjetër pas Dardaneleve, ëndërr më të madhe sesa Durrësi. Ata që njohin historinë e dinë mirë që ambicia më madhore në Ballkan ishte Durrësi, natyrisht nëpërmjet Serbisë….”

Por Berisha është zgjeruar edhe në tema të tjera, duke folur për origjinën e tij si edhe për Kosovën dhe zhvillimet e mëpasme, ku për herë të parë tregoi se Sigurimi i Shtetit mbante lidhje me shërbimin sekret serb. “Tropoja deri në Fierzë është Kosovë. Unë u rrita në një familje, e cila që nga fëmijëria më e hershme e deri sa jam larguar prej asaj vatre, që nga mëngjesi deri në darkë kishte pothuajse vetëm një temë dhe ajo ishte Kosova. Familja ime të gjitha miqësitë i kishte në Kosovë, kishte përkrahur fuqishëm Luftën duke besuar te konferenca e Bujanit dhe marrëveshja që u arrit që Kosova të bëjë referendum pas mbarimit të Luftës.”

Në vijim Berisha u pyet për kullën e restauruar në Vicidol, për të cilën po kujdeset i biri.

“Them se kulla fillimisht është ndërtuar nga vitit 1860-1870. Është djegur 3 herë edhe nga serbët edhe turqit”.

Berisha pohoi se që kur u largua në moshë 14 vjeçare (16, këmbëngul Izet Haxhia), nuk ka shkuar më në kullë, por do të shkojë kur të mbarojë restaurimi…

Share This Article
30 Comments
    • HE PRA BEJE TI, PSE PRET NGA TE TJERET?

      MBETET DUKE THENE, KU ESHTE AVNI RUSTEMI I IRI,

      PO PERSE, DERISA E MENDONI NUK E BENI VETE POR PRISNI NGA TE TJERE?

    • Ai personi quhej Mus Jakupi nga Osekhyla e Gjakoves ,vertet ka qen nje kolobracionist bashk me te bijt e ti ,por emrin Mushk ja kan dhan populli nga se me te vertet ai kishte tru mushki .

  • HAXHIA SHKRUAN TE VERTETEN.

    Z.Izet Haxhia nuk mashtron,ai ndricon te verteten e paster te gangrenave qe trashegon saliu prej para ardhesve te tij.
    Me te tilla veti intrigante, sqarohet pse saliu ne jeten e tij karieriste,u be spiun,komunist 26 karat,dhe tani hiqet strumbullari i demokracise, s’ka ku te vene me ironi therese, per shqiptaret,punet nen riogos te tij, duke njollosur edhe Pukianet e ndershem te Iballes. Komunizmi idiot enverist, me te tille karagjioze mbahej 50 vite.
    Burrat e ndershem dhe te afte shqiptare,i spastroi qe te shinte,e te buckaritej 50 vite bej e prish. Tani demon-krati Luli,del shpetimtari i demokracise!!!!!!!

  • Është i njohur proverbi popullor për berishët se po u mbyt në lumë një nga fisi Berisha, mos e kërkoni poshtë, por në drejtim të kundërt të rrjedhës së lumit…
    NATYRISHT PESHQIT E NGORDHUR SHKOJNE SIPAS RRYMES!

  • MUSHK……MUSHK…….pu pu pu cfar emri, aman o zot MUSHK

    Per nder te MUSHK KADRISE tani e tutje, Lulin nuk do e therrasim Lul, por MUSHK….MUSHK BASHA……………..

    O zot i madh, a ben vaki ne ndonje pjese te globit ti vihet femijes emri MUSHK…….I kujt je? Jam djali i Mushkut… I vllaj i kujt te? Jam vellai i Mushkut. Cfar e ke MUSHK KADRI BERISHEN? E kam vella, kushuri…etj.

    Dmth familje e vjeter qytetare

  • Le te shohim PERGJEGJSITE E “TROPOJANEVE” ne shkaterrimin e kombit shqiptar

    Per dijeni tropoja nga nje krahine qe u zhvillua me shume ne kohen e enverit u be zona qe u dogj me shume ne kohen e tropojanit Sali…shikoni vetem moshen en varrezat e tropojes dhe nuk ka nevoje per koment
    Le te kujtojme profecine e Nolit
    Ate duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash tropojane
    Elez Biberaj.
    Ne kohen qe njerzit e tij qe u arratisen ne vitet 50 ne Jugosllavi ishte e modes qe per te mos kthyer mbrapa Rankovici duhej qe I arratisuri te vriste ndonje kufitar apo ndonje kuader ushtrie apo partied he ka dyshime qe ka ndodhur dicka e tille.Por ajo qe e ben kete antishqiptarin me te madhe ishte se u be promoter I dekomunistifikimit ten je kufome dhe kurre nuk foli per pajtim kombetar ose investime nga amerika.
    Sali Berisha
    Eshte e kote qe te flasesh per kete monster pasi Athina & Beogradi ate qe nuk e arriten per qindra vjet e arriten duke “kenduar” kunder komunizmit…Nuk ka litar,oqean dhe fuci bitumi te laje krimet e tij.
    Mehmet Elezi.
    Nqs se ka dy gjera qe urrej enver hoxhen eshte se zbuti keto kafshe si Mehmetelezi duek I prure ne tirane..dhe I coi korentin te shpia ne gop te somes deh sot nuk paguajne energjine e xhaxhit.thjeshte nje nga figurat qe emeton ndyresi
    Azem Hajdari
    eshte kryemostra e demokracise se kaloi nga sigurimi shtetit ne banden antishqiptare te elez biberajt dhe me vone ne mafjene droges dhe armatimit..nje felliqeisre qe ershi nga rruga dh u VRA SI QEN RRUGESH.
    Abedin Mulosmani.
    Ne historne e tij “atdhetare” dikush ka shkruar nje hara-kiri per te:””””Ne vitet 60’ kreu nje akt heroic duke prere kabllin e nderlidhjes qe kalonte ne Adriatik midis shqiperise dhe italise ne fund te detit…””” eshte cmenduri te mendosh qe nje person te kryeje kete akt terrorist pa patur mbeshtetje nje shtet te fuqishem..le te kuptohemi..nqs do kishin vrare psh enver hoxhen ose te pakten tentative per atentat do ta quaja hero
    Besnik mulla Mustafa
    Ky kelysh I institutit te marksizem leeninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME
    MAL BERISHA.
    Per fat ky eshte nnje aliazh I TROPOJANO-LACJANIT…nuk ka lacjan qe nuk e di se ky ishte nje hafile sigurimi dhe bythlepiresi me I madh I PPSH te asaj kohe…se cfare ka bere duhen rroman ti tregosh..por Fakti qe eshte akoma ambasdor ne Londer qe edhe pse ka poshtruar zyrtarisht kryeministin (fallco) Edi Rama dias here tregon se tropojanet jane ato qe bejne ligjin ne shqiperi sa te jene gjalle dy “doktorret” Saliu ne Shqiperi dhe Elez biberaj ne Amerike qe jane antishqiptaret me te medhenj ne historine e shqiperise..
    ERZEN BRECANI
    Nuk ka bere vaki ne globin tosor qe nje ushtarak I larte policie te shkruaje keto DELIRIUME
    Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bën thirrje për rrëzimin me dhunë të Edi Ramës, të cilin e quan edhe hitler
    Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë. Ne që dikur studentë të ‘91 shembëm diktaturën enveriste, do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët,” shkruan Breçani
    ALBAN DEGA
    Nje tropojan I amerikarizuar,symbol I atyre qe I lepinin menderen Enver Hoxhes dje dhe jane kthyer ne vampiroide qe hajne veten e tyre,E keqja eshte se ne Amerike nuk e besojne dhe do ngelet nje I kuq “ kinez’I lyer me arome biberesh.

    Ja vlen dhe nje here te themi se kush I beri varrin shqiperise dhe vete tropojes tyre
    Pse duhet arrestuar Sali krimineli ??
    PSE NUK FOLI KURRE ELEZ BIBERAJ PER KETO KRIME HITLERIANE TE BERISHES
    – 4000 mije te vrare ne 1997
    – operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
    – pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
    – vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
    – holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
    – vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
    – sabotimi I UCK
    – furnizimi me nafte te Milloshevicit
    – shitja parcjale e detit jon (tradheti e rende kombetare)
    – fronezimi janullatosit
    – lejimi I varrezave te ushtareve gerk sipas vorio epirit
    – genocide ndaj haklajve
    – zhdukja e remzi hoxhes
    Pra vetem me keto 13 krimet e mesiperme nga rromani I monstuoziteteve te tij ne cdo vend te botes do ishte ose ne burg te perjetshem ose I egekutuar.
    Pra pse e mbron kete kriminel amerika dhe europa kur jane te dokumnetura me letra ,dokumente dhe video ??
    ja cfare thote gery kokalari personalisht per kete fare elezi
    KONGRESMENI FRANK WOLF
    Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

    VOA
    Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,
    si perfundim:
    Boll Izet se nuk po ta var njerie se na korite,,, se na I shpife me luften kunder Saliut dhe Enverit ne te njejten kohe.Do besh mire te merresh me ato te Elezbiberit qe ka qene eshte dhe do jete mentori I Sali Satanait qe dhe ti ke fajet ose me mire te themi krimet morale si kope tropjane se dogjet jo vetem Tropojen POR GJITHE SHQIPERINE ETNIKE.
    Vetem nje organizim nga JU dhe populli tropojes I nje SIX NAVY SEAL per egzekutimin shemnullor te DJALLIT VIQIDOLIT..
    eshte detyrim I juaji qofte moral qofte me kanun..boll me hartime kullash

    • MESO TE LEXOSH PARA SE TE SHKRUASH O …SIX NAVY
      – Nuk ka me idiot se ai qe shkruan pa ditur te lexoje
      dhe lexon pa kuptuar cfare shkruan, thonin kinezet e lashte e te mencur.
      Ti Six Navy je nje shembull i shkelqyer i kulmit te injorances qe e tejkalon edhe idiotesine.
      Me jep vetem nje shkrim apo koment bythelepires timin per Enver Hoxhen kur ishte gjalle ose pas vdekjes dhe te kerkoj falje.
      Perndryshe jane me dhjetra analiza dhe shkrime qe denoncojne barbarine e tij dhe te diktatures ne keto 26 vjetet e fundit… pa mohuar aspak edhe meritat e tij te padiskutueshme per udheheqjen e LNC-se,fjalimin e tij historik ne Konferencen e Paqes ne Paris, prishjen me Ish- Jugosllavine dhe shpetimin e Shqiperise nga kthimi ne nje Republike te Shtate domethene ne nje koloni te Beogradit, demaskimin heroik te sllavokomunizmit ne altarin e tij boteror ne Moske, perzenien e ruseve nga baza ushtarake e vetm e tyre ne Mesdhe ne ate kohe, denoncimin e Traktatit te Varshaves…
      Gjithkush mund ta rishkruaje e deformoje historine.
      Askush, asnjehere, kurre nuk mund ta ribeje historine.
      Jam i pari gazetar ose analist shqiptar qe kam perdorur epitetin “Qoftelargu” per ate personalisht ashtu dhe i pari qe kam futur ne publicistiken shqiptare “Bythelepiresi”.
      Ndaj meso te lexosh para se te shkruash. Shkrimi, komenti eshte nje zanat shume i veshtire per idiote si puna jote.
      Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra, thoshte babai i gazetarise bashkekohore boterore Sulsberger.
      Ti na hiqesh si nje Six Navy Seal, por ne fakt je nje hic qe e zeron edhe hicin me injorancen tende dhe thirrjet per ekzekutime e akte terroriste qe me kujtojne Don Kishotin e Mances qe ekzekutonte miza.
      Sa per Tropojen ju duhet te lani gojen e prishur dhe trurin e cartur para se ta permendni. Ajo qendron mbi cdo tropojan.
      Une jam krenar qe jam bir i Tropojes, kesaj perle te natyres, te pasurive, bukurive dhe mendjeve te ndritura njerezore, te heroizmit shqiptar ne shekuj.
      Meso te lexosh para se te shkruash o goje e mendje prishur!
      Mos ndot e mos njollos emrat e dhe aktet heroike te syshqiponjave amerikane Six Navy Seal.
      Ti me mendimet e thirrjet tua je shume me afer me Ben Ladinin sesa me Six Navy Seals qe e ekzekutuan ate perbindesh, ate ” qoftelarg” te vertete.
      Ti je nje cub i pafytyre, qe gjuan si hajnat dhe banditet e Ben Ladinit dhe hafijet e ish- Sigurimit duke u fshehur pas ferrave te pseudonimeve ne internet.
      Une jam Alban Dega… Hamdi Dega qe nuk kam frike as nga emri dhe as nga veprimtaria ime dhe e familjes sime as ne Shqiperi, as ketu ne Amerike… askund ne 5 kontinente ku ka shkelur kemba ime ne keto gati 60 vjet te jetes sime.
      Une nuk kam frike nga emri im!
      Une nuk mohoj emrin tim!
      E di cili eshte mallkimi me i rende dhe me dometheenes i Malesise se Gjakoves!?
      – Tu harrofte emri !
      Mos ke frike prej tij. Nuk te kap aspak…
      E di pse!?
      Ti je anonim… pa emer
      Ti je vete mallkimi i emrit tend.
      Ti je me pak se nje hic.
      Ti vet e hicon emrin tend!
      Ti e hicon vetveten!

      • Jam plotesisht me idete qe shprehni. Tropoja e Bac Bajramit dhe e LNCl eshte yll i atdhetarizmit. Tropoja eshte ajo qe e ka shprehur unitetin nacional ne kohe te rregjimit zogist, duke zgjedhur debutet ptriotin trim mbi trima, Avni Rustemin, duke e shpallur debutet.
        Nuk ka sens te shahet nje krahine e tere.
        Nuk jam dakord me nervozizmin tuaj, duke perseritur deri ne merzi, sharje rrugaçerore si nato te atij qe hapi kete debat. Emrin njeriu e ben me vepra dhe jo me fjale.Per Saline e kompani mund te them:PYLL PA DERRA S’KA
        Si ti, edhe une jam i indinjuar, me qe e njoh origjinen e familjes sate ku kam pire kafe e kam ngrene buken shafran per te pa harruarin Elezi. .
        Qafime!

      • Nuk ka burr qe te injoroje vlerat e ndjenjat atedhetare te tropojanve te vertete,por knoshta ketu ka burra sikurse Izeti etj,qe argumentojne se disa tropojane si Azemi e Biberi,qe mbeshteten djallezisht Berishen per interesat e tyre te ngushta ose edhe me thelle..

    • TROPOJA QENDRON MBI CDO TROPOJAN

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      O Six Navy e co…. Mos a ngaterro Tropojen me cilindo tropojan te vecante qofte ai Sali Berisha apo Azem Hajdari, Elez Biberaj apo Mehmet Elezi, Besnik Mustafaj apo Elez Brecani apo…. Alban Dega, X apo Y. Koka e emri i secilit rendon mbi trupin e tij…
      Tropoja e njohur si Malesia e Gjakoves eshte me e madhe se secili e te gjithe te marre se bashku. Ajo ishte e mbetet ne krye te cdo levizjeje per liri e pavaresi te shqiptareve qysh me Mic Sokolin qe i vuri gjoksin topit e Bajram Currin qe i vuri jeten e pasurine ne themel te luftes per liri e pavaresi, per arsimim e demokraci.
      A ka prove e deshmi me te gjalle se Tropoja e Azemit dhe Sales, e Elezajve me emer e mbiemer…. ishte e para ne Shqiperi qe u dha mesazhin e kushtrimin mbare shqiptareve se cfare do tu sillte “sherri i Berishes” tropojaneve dhe mbare shqiptareve! Mesazh qe as u kuptua dhe as u degjua prej tyre.
      Edhe sot vazhdojme te paguajme harxhet e kesaj shurdherie e verberie… Jane te rralla krahinat e rrethet e Shqiperise qe e kane paguar me shtrenjt per fryme popullsie se Tropoja cmimin… dhe te mesazhit te saj te padegjuar.
      Mbi 250 tropojane te moshes madhore te vrare e sakatuar brenda dy tre vjetesh kasaphane me Berishen e Hajdarin ne prapaskene …
      Nuk ka nje qytet ne mbare Shqiperine te lene me mbasdore gjate ketyre 25 vjeteve te fundit si Bajram Currin , Kandaharin e Shqiperise…
      Nuk ka nje perle natyrore e thesar pasuror, te lene aq pasdore ne keto 25 vjet, si Tropoja e Bjeshket e Nemuna te saj ne asnje vend te Botes, qe do te na e kishte zili edhe Zvicra e Franca.
      Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel, thone francezet
      E per dijeni Sahiti i dalldisur i vetmi shqiptar qe e kam thirrur Bace deri sot nuk eshte as Enveri e as Sala… Jane Mic Sokoli e Bajram Curri.
      Megjithe ishte mosha ime do tu shtoja perkrah me shume respekt e nderim edhe emrin e Mic Sokolit te ri Tahir Sinanit te nderuar e te pavdekshem qe luftoi e ra si hero per lirine e pavaresine e trojeve shqiptare ne Kosove, Tetove, Presheve… zgjatim i te cilave eshte edhe Malesia e Gjakoves.
      Duke sulmuar e futur ne nje thes te gjithe tropojanet ti Six Navy i dalldisur vetem tregon injorancen deri ne idiotizem, gjakun dhe ADN-ne thellesisht e thelbesisht antishqiptare. Lanet o pjelle bastarde e epokes se turpshme e gjakut te shprishur!

      • Dimensione biblike I jep Enver Hoxhes raporti I tij me Tropojen me Malsine e Gjakoves si kishte qejf ti thoshte ai.Eshte pikerisht kjo krahine qe ai I dha nje zhillim te jashtzakonshem ,qe me doren e tij I mbushi universitet me djem tropoja dhe qe e trajtonte Enver Hoxhen si perendi dhe fatkeqesisht pas 1992 banda e tropojes me kanibalet Biberaj ,Berishaj,Hajdaraj,Elezaj etj po I bluajne kockat sot.

        Nje turp I tille per Tropojen ka ndodhur me vrasjen e Bajram Currit,ku hordhite e Ahmet Zogut,me ndihmen e serbeve eliminuan ne menyre mizore kete vigan te malsise.Biles per “marre” te tropojes erdhen fisniket e HASIT PATRIOT TE KRUMES qe e varrosen ne landin e tyre.

        Le ti njohim lexuesit si e priste Tropoja Enver Hoxhen.

        Edhe krishti me muhametin te vinin bashke nuk do priteshin me madheshtine e Enver Hoxhes.

        Vetem 2 roje personale kishte LIDERI ENVER HOXHA,kurse kelyshi serb Sali Berisha kur vizitoi tropojen erdhi me 200 roje personale dhe shteterore dhe me 1000 roje (gjasme fansa) me autobuza nga Tirana

        Le ti njohim lexuesit si e priste Tropoja Profetin Enver Hoxha.:

        ****

        Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.

        Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.

        Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .

        Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.

        Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.

        E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.

        Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun

        Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.

        Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.

        Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit

        Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925

        Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.

        Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.

        “Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.

        Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.
        ****
        Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje

        Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.

        Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.

        Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.
        Epilog:
        Pra eshte pikerisht banda tropojes me Elezbiberin,Saliberishen,Mehmetelezin.Azem Hajdarin etj qe I kane borxh popullit te tropojes dhe gjithe shqiperise gjithe kete katastrofe te pabesueshme.Besoj se koha per denimin e kesaj bande ka ardhur.

        Kush beri genocidin ndaj fisit Haklajve

        Kush I shkaterroi varrezet e tyre si kanibale

        Kush I vrau me fusha te minuara dhe paraushtarake

        Kush I vrau dhe pleqte,grate dhe femijet etyre

        Kush e dogji tropojen ?

        Kush I vrau mbi 500 tropojane djem te rinj qe nuk jane vrare ae ne kohen e turkut,serbit dhe gjermanit por u vrane ne kohen e dushmanit Sali Elezbiberaj qe ju shofte fara me qen dhe me mace

        • MESAZHI I PADEGJUAR I TROPOJES DHE TRAGJEDIA SHQIPTARE

          – Nga Alban Dega, Nju Jork

          Kam nje kerkese vellazerore per te gjithe lexuesit e komentuesit e cilesdo gazete e medias shqiptare. Mos e ngaterroni Malesine e Gjakoves, Tropojen me Sali Berishen me asnjerin prej ne tropojaneve. ” Nuk ka pyll pa derra” thote sovrani.
          Ia mori fytyren Malesise se Gjakoves. I shami shan, thone bashkevendasit e tij . E ai vazhdon adetin e te shamit.

          Sa trim eshte Sali Berisha!? Kembet e lehta faqja e bardhe !

          Per me teper ishin populli i Malesise se Gjakoves, bijt e bijat e Tropojes , te paret ne Shqiperi qe organizuan spontanisht protesten e pare mbarepopullore, protesten spontane, protesten uragan kunder Sali Berishes, Azem Hajdarit, Arben Imamit e co. me 9 janar 1991.
          Aty shihet qarte si drita e Diellit edhe trimeria e Sali Berishes dhe kacakeve te tij …
          Si Sali Berisha, edhe Azem Hajdari, edhe Arben Imami… edhe krejt ceta e kacakeve te tij u bene ere para urganait popullor tropojan
          “Heronjt e demokracise” u bene ere perballe sovranit! Ata lane mbrapa vetem hijen e pardesyve te bardha, dhe kembet e shpejta te lepurit te bardhe! Kembet e lehta faqja e bardhe!
          Kjo eshte trimeria e vertete e Sali Berishes! Trimeria e lepuri!

          Me syrin e se vertetes plot 20 vjet mbrapa

          “Kurre ne jeten time nuk kam pare nje uragan te tille popullor… U ndez qyteti i Bajram Currit nga zjarrmia e shpirtit demokratik dhe sic e tregoi koha edhe te parandjenjes se sovranit se cka do te vinte” me thoshte njezet vjet mbrapa vellai im Agim Dega , i cili ne ate kohe udhehiqte opoziten ne Tropoje.
          ” As qe behej fjale per ndonje organizim ose qofte edhe nje gisht e aq me pak dore te fshehte tonen si opozite ne ate proteste”, sic na akuzoi PD-ja ne ate kohe… “Kurre nuk do t’ia arrinim ta organizonim nje uragan te tille te papare ndonjehere ne historine e Tropojes…

          Nese nuk e besoni shikoni filmimet e cunguara te asaj ngjarjeje… Pyeteni edhe korrspondentin e RTSH-se Ilir Bucpapaj e mijera tropojane deshmitare te gjalle te asaj ngjarjeje, qe ka qene te pranishem e ka filmuar apo kane perjetuar ngjarjen.

          Terbimi i Berishes nuk fal as femijet!

          E ate dite nuk u thye asnje xham. Nuk u shkel asnje fije bari. Nuk u rrah as nuk u lendua asnje milingone….”
          E parandjenja e popullit u vertetua…. Asnje rreth si Tropoja nuk e ka paguar aq shtrenjte harxhin e politikes qe do te zbatonte biri i tyre, Sali Berisha. Mbi 165 tropojane, mbi 90 per qind te moshes nen 45 vjec, u vrane ne vitet 1997- 2000 per shkak te kesaj politike, per nje fjale te nje 16 vjecari ndaj Berishes ne qershor 97 . Pra dyfish me shume se sa ishin pushkatuar per gati gjysem shekulli diktature ne Tropoje.

          A e dini pse !? Nje djalosh 16 vjecar , Shkelqim Haklaj kishte thirrur kunder Sali Berishes ne mitingun e mbajtur ne Bajram Curri nga PD-ja per fushaten elektorale ne qershor te vitit 1997. Berisha ishte terbuar kunder nje femije!
          ” E dua gjalle ose vdeke ate djale ne Tirane” u hakerrye edhe ate dite ish- Presidenti shqiptar Berisha para mikrofonave. Eshte e incizuar dhe eshte transmetuar ne kronikat e “ Xhungles” se gazetarit me te mire hulumtues shqiptar te te gjitha kohrave Artan Hoxha.

          Zjarrvenes i Tropojes- Zjarrvenes i Shqiperise

          Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos i vinte flaken edhe vendlindjes sone , Tropojes… As ato fantazma nuk do ti ndahen regjizorit edhe te kesaj tragjedie tropojane as pertej varrit derisa te zbulohet e verteta cullak ( lakuriq ) e derisa te jepet drejtesia nga shteti ligjor per kete tragjedi tropojane qe do te ishte pjese e tragjedise se madhe shqiptare me te njejtin regjizor, Sali Berishen!

          Zjarrvenesi i Tropojes nuk mund te mos i vinte zjarrin edhe Shqiperise. Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos i vinte zjarrin edhe Tropojes!

          Si njera edhe tjetra jane duke paguar edhe sot haracin e asaj tragjedie, plaget e se ciles do te vazhdojne te kullojne gjak derisa te jete vene ne vend drejtesia nga shteti ligjor, para te ciles duhet te jene te barabarte si Presidenti edhe ai 16 vjecari krejt i pafajshem, si krye- ministri edhe secili prej te ekzekutuarve me urdherat e tij direkte me 21 janar 2011. ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”

          Keshillat qe rane ne veshin e shurdher i Berishes dhe Azem …. ari

          “Tri dite para se te vinte ne Tropoje u takova rastesisht me Berishen tek Pallati i Kultures ne Tirane”, tregon Agimi. “U pershendetem vellazerisht… Me thote se do te vinte ne Tropoje dhe me pyeti per ndonje sugjerim. I uroj paraprakisht mireseardhjen dhe i jap tre keshilla:

          E para, mos merr me vete Azem Hajdarin se tropojanet kane alergji per te.

          E dyta mos merr shume lidere te PD-se me vete se tropojnave u duket sikur po u ben karshillek.

          E treta , mos fol ashper kunder Enver Hoxhes tani per tani sepse akoma nuk eshte krijuar mjedisi per kete hap ne Tropoje…”

          Beri krejt te kunderten per secilen keshille. Cfare mbolli korri!!!

          Te nesermen duke shkuar ne Tirane per te raportuar per ngjarjen ishja ne nje traget me suiten e Berishes, perfshi Azem Hajdarin. Isha ulur prane nje plaku te mencur e shume hokatar nga Puka dhe po pinim kafe. Pak caste me vone afrohet Azem Hajdari dhe fillon te bertase e kercenoje pse gjoja i kishim organizuar antimitingun. Iu pergjigja me qetesi . Ai vazhdoi ne te tijen.

          Ne kete kohe plaku qe kishja prane e keshillon qe te qetesohet se ishim vellezer. Azemi terbohet edhe me keq dhe ofendon plakun quke e quajtur “matuf”.

          -A e di ti mor matuf se une jam Azem Hajdari, i hakerrehet Azemi duke uleritur.

          – Si e kishe emrin si e kishe!?, i thote plaku hokatar.

          – Azem Hajdari dora vete Azem Hajdari , i pergjigjet ai.

          – Manete i thote, ti emrin mund ta kesh Azem Hjadari… Po ti kake ( qenke ) Azem K….ri…, iu pergjigj me gjithe forcen e shpirtit plaku i mencur pukjan.

          Kujtese per cdo shqiptar !

          Malesia e Gjakoves, Tropoja, e dha mesazhin e vete demokratik per krejt Shqiperine. Fatkeqesisht ai mesazh nuk u degjua dhe aq me pak nmuk u kuptua ne kohe… Ndaj mos shani Tropojen. Tropoja nuk ka asnje faj. Tropoja e kishte kryer detyren e vet atdhetare e qytetare.

          Jo vetem ne ato fillime demokracie. Shume me heret. “ Ruaju pabesise se shkaut ( serbo- malazezit ) dhe sherrit te Berishes” e ka thene tash e mbi njeqint vjet.

          Jo vetem kete por edhe filozofine per berishsit. “ Berishsin edhe kur mbytet mos i kerko kufomen teposhte lumit. Kerkoje perpjete. Jo vetem per se gjalli por edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht,

          Nese kini dyshim shihni rrugen e politiken, shihni ecurine e Sali Berishes! Aty keni jo vetem deshmine e mencurise tropojane por edhe nje mesazh per te gjithe shqiptaret. E kur nuk te do katundi tend si mund te doje qyteti, rrethi , krahina, shteti, kombi tend!

          Katrahura 97, Otrantoja, Grushti klasik i shtetit 98, Gerdeci 2008, 21 janari 2011 jane deshmi mjaft tragjike per ti harruar. Kush harron eshte i denuar te perserit te njejten tragjedi.

          Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne… Po bien… bien…bien!

          • CFARE LESH KEMBANASH….KEMBANAT QE LAJMEROJNE QE JOT EME VIDIQ…E KAM FJALEN PER SHQIPERINE..

            NUK ESHTE FAJI I SALIBISHES QE E ZHDUKU ATE SHTET NGA LISTA E SHTETEVE TE BOTES..POR JENI JU PLEHRAT QE E USHQYET ATE ME IDIOTIZMIN TUAJ

            EDHE NESE E KRITIKONI DJALLIN E TROPOJES JU TROPOJANET DHE TI PERSONALISHT I GJUAN SI ME TOPA BORE KUR LOZJE ME BUSHIN E MADH NE KINE ATJE KU TE COJI XHAXHI JUAJ PER STUDIME..

            PO KEMBANET QE I BIJE TI TE GAZETA 55 E FARI BALLIUT NE 2009 KUR PASI BERISHA KISHTE VRARE 26 VETA NE GERDEC ??

            SHIKOJE VETEN NE PASQYRE:..SI E BERE BERISHEN ME TE MADH SE SKENDERBEUN:

            16 QERSHOR 2009

            PERSE VOTOJ PER SALI BERISHEN

            HAMDI DEGA (GAZETA 55)

            Sot pas 19 vjetesh demokraci ne Shqipëri deklaroj votën time hapur per Sali Berishën .
            Pse!? Se pari Sali Berisha

            është lideri politik me atdhetar ne Shqipëri.

            Ai e filloi karrierën e tij nga hiçi. Biri i dy malësorëve pa asnjë mbështetje, qe për pak e lanë pa shkolle për shkak te kleçkave ne biografi, arriti te përfundoje shkëlqyer Universitetin, arriti te emërohej pedagog e mjek njëkohësisht e deri-deri edhe te specializohej ne Paris. Arriti te mësojë gjuhe te huaja dhe te shkëlqejë ne kardiologji. Arriti te beje realitet
            enderra qe duke shin te parealizueshme edhe ne ëndërr
            Pasioni me te cilin ai ndiqte zhvillimet ne Kosovë, përkushtimi ndaj çështjes se Kosovës qe kur ishte mjek i thjeshte eshte shembullor. Akoma e kam te fresket ne sy, ne mendje, ne shpirt kur ne shtepine e mikut te tij dhe bashkevendasit tone Mehmet Elezi korrektoi komentin tim per planin famekeq te Milloshevicit per serbizimin dhe kolonizimin perfundimtar te Kosovës. Ai koment pati nje jehone te madhe nderkombetare dhe koha vertetoi largepamesine e tij.
            Ne kulmin e katrahures 97 kur Shqipëria ishte ne flake edhe per shkak edhe te gabimeve foshnjarake te Berishes, ne kohen qe Presidenca ishte e rrethuar dhe pritej te sulmohej nga Caushet, sic me kane treguar dëshmitare okulare, Sali Berisha rroku automatikun dhe nuk e braktisi Shqipërine si Skenderbeu….SHUT UP W.W

          • TROPOJA nuk SHAHET! Edhe po te shajne,nuk ngjit.Por eshte nje e vertete;”Krutan,matjan,dibran,pa din e pa iman!”.Ka shume Tropojane qe deshmuan gjate kesaj beteje kombetare,(sikurse çamet), se jane te pa bese. Pra duhet kujdes ne pushtet,nuk duhen ngjitur shume larte ne pushtetin qendror.Referojuni historise

        • Bukur fort! Nuk ka burr qe te injoroje vlerat e ndjenjat atedhetare te tropojanve te vertete,por ketu ka burra te hapur,sikurse Izet Haxhia etj,qe argumentojne se disa tropojane si Azemi e Biberi,qe mbeshteten djallezisht Berishen per interesat e tyre te ngushta ose edhe me thelle..

    • Per ata tradhetaret me larte,bukur & Yesss! Nga ana tjeter,Izeti duhet inkurajuar sepse ka burrerine te thote te verteta,madje edhe gafat e tij… Saliut i duhet prere mishi me brisk nga gjithe shqiptaret e vertete.Jam kunder vrasjes se Saliut! Dhe kete e kam kundershtuar qysh ne fillimet e v.1991 ku pati tentativa nga trima te sprovuar qe i ndalova,sepse Saliun do t’a shpallnin hero,(ndersa ai ishte nje larve-lavire)…Nuk di cfare ka pasqyruar Izeti,qe e kam njohur ne karakter e inteligjence qysh kur ishte student ne fak e mjejesis,(sikurse edhe Saliun e zi).Jam i sigurt se ka shume te verteta te pa thena per sabotimet e Levizjes Studentore ku “kryesoret” e saj i nxori Ramizi si tapat mbi uje me qellime sabotimi e te tjera personale te tij… Te pergezoj per te vertetat,ndonse nuk ju imagjinoj dot cili jeni

  • Ej. E kuptoni sa poshte keni rene duke reklamuar kete “studentin” e Kristo Frasherit per te luftuar Berishen???? O Dita, po lini namin e zi; po i jepni aq vlere Saliut sa nuk e ka pasur qekur ka lindur.

  • O IZETO !

    Je i sigurte qe ai kushuriri i ish te mbrojturit tend, quhet Mushk Kadria, nga Gjakova qe i qenkan vrare tre djem ?

    Ne listen e te vrareve dhe te te zhdukurve, gjate luftes per çlirimin e Kosoves, ku ka edhe serbe e malazeze te denoncuar nga familjet e tyre, rezulton vetem nje gjakovar, konsiderohet “luftetar” nuk thuhet i ç’fare krahu, qe ishte nga Gjakova.

    Dhe me konkretisht ai quhej Sali Jahe Kadria i dtl. 01.07.1998 (nuk eshte gabim i imi – keshtu rezulton i rregjistruar) nga Kralani i Gjakoves dhe eshte vrare me 15.10.1998 (!?).

    Te tjere me mbiemrin Kadria ka vetem nje qe quhej Halit Kajtaz Kadria, i dtl. 01.01.1932 nga Prekazi i Poshtem dhe konsiderohet si i “zhdukur” me 20.03.1999.

    Mos po e embelson pak historine e ketyre kushurijve te Sali Shiqere Qenef Berishes ?

    Apo i je futur perseri sportit te pirdh qe te pjerdhesh qe qelbesira te mbyse dynjane, larg teje natyrisht.

    Zaho Edi Kristaq Rama, siç publikojne mediat sot, ka filluar te ece vete, Beni e ka bere me kohe, po ti kur do fillosh te ecesh vete….

  • Si cdo fis tjeter, edhe te Berishet ka njerez te cilet me veprimet e tyre i qesin hije te zeze tere fisit. Por eshte turp kur nje njeri, i cili per nje kohe te gjate i sherbeu me devotshmeri Sali Berishes e fyen dhe e shan tere fisin.

  • BABAI I SALI BISHES I KA VENE ZJARRIN 2 HERE FSHATIT.

    SHKONTE PER TE GRABITUR NE FSHATRAT FQINJE, DHE BENTE ZULLUME TE MEDHA.

    FSHATARET E ATIJ FSHATI, ME PAS HAKMERRESHIN NDAJ GJITHE FSHATIT TE SALIUT PER ZULLUMET E TIJ.

    2 HERE KA NDODHUR KJO HISTORI NGA DUART E BABAIT TE SALI BERISHES.
    KJO ESHTE E VERTETA

  • Saliu dhe fisi i tij eshte misherimi i te gjitha te keqijave qe mund te bej njeriu.Ne vitin 1992 ne muajin mars nje tropojan i moshuar me banim ne Laprak ishte shume semure,jeta e tij i kishte ditet e numuruara.miqe,shoke dhe te aferte i benin vizita ketij njeriu te nderuar. Nje dite i thane se ne zgjedhjet fitoi partia demokratike, Ai e degjoi dhe vetem renkoi.Pas disa ditesh i thane se mund te behet president Sali Berisha, Ai porsa e degjoi u alar- mua, u mbeshtet ne dy brylat ne krevat dhe uluriti:Mos. Te pranishmit i thane pse, eshte Patrioti jot? Ai thote se po te behet Berisha president shqiperia do te kete gjake pasi ky i perket nje fisi ngaterrestaresh e gjakesor dhe per kete ky fis ne hershmeri eshte shperndare. Ai ne ate gjendje shendetesore i shpjegoi me hollesi bemat e ketij fisi me mire se ato qe tregon Izeti.Ai vdiq dhe nuk priti berjen e Berishes president.

  • Petrit edhe nji pyetje te ka ngel pa e bere.
    Gruejo!Ke,ke marre per burre!Mushkun,Mushk Kadrine e Gjakoves kushri i Sali Rame Berishes Vicidolit.
    Dikund aty ne Puke e ka rrajen Sali Berisha.
    Por kam ndigjue se ky asht me origjine prej Murrdetit.
    Vete Murrdeti e ka origjinen prej Mamurrasit te Krujes.Largue prej andej mbas pushtimit te vendit nga turqit.Per te mos iu nenshtrue Turkut.Keto iken e u vendosen ne Mertur te Gurit.
    Axha Murrdetit u nda me nipin Pogu e iku e u vendos ne Berishe te Pukes.Ndersa nipi ndeji ne Merture Gurit pertej Drinit.
    Krahina qe sot quhet:Krahina e Merturit dhe merr zgjanim Nikaj – Mertur.E ka rrajen prej nipit te Murrdetit e quhet Pogu.Pog Murrdeti.Pat nji djale e quhesh Leke Pogu asht shtue me djem e jane perhap ne tane krahinen kendej Drinit me emnin Mertur.Perfshine fshatnat Brise,Salce,Palc,Kotec,Shengjergj,Btoshe,Raje,Markaj e Tetaj.
    Krahina ruan traditat ma te shkelqyshme qe gezon jeta e njeriut e te fisit.Asnji nga keto 9 fshatna nuk marrin e japin martesa ndervedi
    Nga kjo krahine ka dal njerez me za.Vlleznit Vllasi prej Palcit,Akademiku Mark Krasnici,prej Btoshet Atifete Jahjaga,Njeriun e uret e teper te zgjuet Tunxh Myftarin prej Shengjergjit Ish drejtorin e TVSH.M.Hajatin prej Salcet.Etj Etj.Burra te zot te mendjes e te pushkes si Prel Tuli i Salces Ku Fishta e ka vendos mjaft bukur ne kryevepren e vet Lahuta e Malcise ne dyluftim me shkjaun.

  • E kam bindje te perjetshem qe Saliu eshte nje kriminel e sadist qe per pushtet dhe pasuri hedh ne ere edhe cerdhe femijesh. Por duke lexuar “ditarin” e Izet Saliovic Hanxhiovic, me kujtohet nje tip barcalete: Nje drejtor akuzohej per vjedhjen e nje fucie me majlte. Te gjithe i thonin hajdut, hajdut. kete i thoshte peridte ehe magazinieri qe mbante mjaltin ne ruajtje. pyetja anloge per izent qw rrefen per saliun ehste kjo: Po ti Izet, qe mbaje ne xhep bllokun me emrat qe porositeshin per t’u masakruar, grabtiur, vrare e per t’u vene gjoba ne emer te Saliut, nuk e ke ngjyer fare gshtin ne ate fici mjalti, dmth ne ate fuci Muti te sundimit te PD kur beje ligjin edhe me dhune ndaj deputetev qe ishin kunder Saliut per te cilin betohehse se “per doktorin, ti vrisje gjithe Shqiperin? je ber eme keq se Marjana Gryka e Izeta e trafikut te armeve qe bashkepunoje me Fatosh Klosin

  • megjith respektin qe kam per ty o izet, berisha i takon tropojes e jo Iballes vendi ku eshte shkruajtur kanuni i lekes,,,,,,

  • Nji korigjim te vogel ju lutem.
    Vllezerit Gervalla prej Palcit,vrare ne Gjermani tradhetish nga shkjau serb.
    Si dhe aktoren e fameshme shqiptare Tinka Kurti(Thani) e bija e Ded Thanit Mertur.

  • izeti pas shume mynxyrave ,eshte kthyer ne rrugen e zotit.prapsite e tije ne kurriz te shumfatkeqeve skane te numuruar.sherbimi ne favor te personit qe akuzon sot me te drejte shqiperise i ka kushtuar sa dy luftera ndaj dy pushtimeve te huaja .Megjithate Izeti me menyren si po vepron po justifikon ne nje fare menyre fajin e tije shume te madh pasi i duhet pervec demaskimit te ish PERENDISE se tije qe i sherbeu me aq fanatizem te vihet vullnetarisht(ashtu sic po ben)ne dispozicion te zbardhjes se te gjitha shkeljeve ne dem te interesit kombetare te kryera nga personi i anatemuar………….!

  • Mendimi im per Izetin eshte qe : Ai eshte penduar per ate qe I eshte bindur verberisht Saliut dhe kur kuptoj se cfar njeriu ishte dhe cfar qellimesh kishte ,u menjanua dhe tani qe iu dha rasti po reagon njekohesisht edhe rehabiliton vehen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *