Berishë-Bashë në gjyq për 21 janarin, pastaj flasim

anazapta

Në Shqipëri ekspert është vetëm Sali Berisha me bandën. Duam drejtësi për 21 janarin pastaj gjërat e tjera. Shpirti i zhuritur dhe zhgënjimi kanë vetëm një ilaç: rikthimin e qetësisë së drejtësisë në zemra. Edhe sikur disa qytetarë të mençur të ishin marrë për ekspertizen do t’i kishin vërtetuar, (pa le që i ka parë gjithë bota në televizion) që plumbat nuk erdhën nga jashtë shtetit, po nga ndërtesa që kishte brenda Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën. Mungon totalisht çdo gjë në Shqipëri, prandaj duhet përmbysur e duhet të vendoset shteti i së drejtës.

 

Më kujtohet në kohën e diktaturës që në një fshat u vodh një bletë. Duhej gjetur vjedhësi dhe këshilli i fshatit mori gjashtë pleq të fshatit me eksperiencë dhe të mençur dhe i caktoi ta gjenin. Dhe ata vetëm me gjurmën e opingës (jo këpucës sepse nuk kishte) i shkuan hajdutit në shtëpi disa kilometra larg në një fshat tjetër. Po sot përse na duhet gjithë kjo teknikë moderne? Vetëm për të fshehur vrasësin dhe kur e kanë parë  të gjithë shqiptarët në televizion e në vendin e ngjarjes? Turp! Ngrihuni e përmbysni atë pushtet që u ka zënë frymën e po ju vret, ju që jeni aty. Prisni akoma drejtësi? Pika drejtësisë shqiptare në atë shtet.

 

Në radhë të parë duhet të vihen para përgjegjësisë ata që vranë njerëz të pafajshëm, të venë në burg, pastaj ata që dhanë urdhrin. Kush kreu veprimin fizik mbi ta. Ndërsa ata që vranë duhet të thone që ky na e dha urdhërin. Dhe përgjegjësia bie e dyfishtë mbi ta. Kështu ndodhi në 1997, kështu ndodhi me Gërdecin, kështu ndodhi më 21 janar, kështu ndodhi me mbytjen në Otranto.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
1 Comment
  • ne shqiperi jo vetem qe i pane vrasesit po dhe ajo vidio beri xhiron e botes ,xhiron e botes beri dhe videoja e Priftit dhe metes ati ajdutit te bllokut dhe le te dale ndonje shqiptar dhe ti thote ajdut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *