Premisa e parë dhe themelore e një analize të saktë është të pasurit qartë të natyrës së partive politike në një moment të caktuar historik si dhe përcaktimi i saktë i asaj që ato synojnë. Nëse lë në harresë këto premise, përfundimi i analizës do të jetë i deformuar. Dhe kjo është mangësia e analizave dhe vlerësimeve që rëndom bëhen sot lidhur me situatën në Shqipëri. Prandaj në vend se të zbulojnë shkakun e të keqes, ato degradojnë fatalisht në moralizime që nuk i vlejnë askujt.
***
Konkretisht kemi dy parti të mëdha, PS dhe PD, që përplasen për reformën zgjedhore. Një analizë jashtë natyrës së partive të shtyn drejt këshillave moralizuese si: “është mirë të merren vesh”, “duhet të venë interesin e Atdheut mbi atë të partive” e të tjera demagogjira si këto që nuk i hyjnë në punë as dreqit. Për më tepër një analizë e tillë e gjymtë nuk shpjegon se përse nuk është i mundur mes tyre konsensusi për reformën në drejtësi, edhe pse shumë i dëshiruar nga pjesa më e madhe e shqiptarëve.
***
Për mendimin tim, ky konsensus nuk është i mundur, në radhë të parë, për shkak të natyrës autokratike të lidershipit të PD me në krye Sali Berishën. Natyrë që është demonstruar që në ditët e para të qeverisjes së PD, menjëherë pas rënies së komunizmit. Berisha, nga posti i Presidentit të Republikës, bëri gjithçka për themelimin e një pushteti gjyqësor të varur prej tij dhe në shërbim të ambicieve të tij politike. Këtij qëllimi i shërbeu “kursi i plepave” që zëvendësoi besnikët e PPSH me besnikë të Berishës në gjyqësor, shkarkimi i 4 kryeprokurorëve si dhe keqpërdorimi i prokurorisë dhe gjykatave për të shantazhuar e dënuar kundërshtarët politikë (burgosja e Fatos Nanos mbetet mjaft kuptimplotë) por edhe për të mbrojtur veten dhe delfinët e tij nga ndëshkim i ligjit për krime dhe korrupsione të faktuara (rruga Durrës-Kukës, “Gërdeci”, “21 janari”). Autokrati Berisha e ka mbajtur gjyqësorin përherë në sqetullën e tij për ta keqpërdorur. Ai ka bërë ndër vite pikërisht atë për të cilën akuzon sot se është gjoja aspiratë e Edi Ramës. Për shembull, akuzon Ramën se aspiron të kapë Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD). Por qysh në vitin 1994 Human Rights Watch/Helsinki, denonconte kapjen e KLD nga Berisha dhe qeveria e tij. Nga një publikim i atyre viteve prej këtij institucioni mësojmë se: “…ka mjaft prova që tregojnë se ky Këshill ka qenë instrument i rëndësishëm për nënshtrimin e pushtetit gjyqësor nga ai ekzekutiv…ka patur shumë raste në të cilat gjyqtarët janë pushuar nga puna, janë urdhëruar ose janë emëruar në detyra më të ulëta me urdhër të Këshillit, për shkak se kanë dhënë vendime që nuk janë përputhur me pikëpamjet e qeverisë dhe të presidentit”.
***
Berisha akuzon Ramën për diçka që e ka bërë vetë. Zef Brozi, ish kryetar i Gjykatës së Kasacionit i shkarkuar për mosbindje ndaj vullnetit të autokratit Berisha, në një intervistë të atyre kohëve dhënë Human Rigts Watch/Helsinki, do të pohonte se “Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk bën asgjë pa aprovimin e Berishës. Ai është nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë. Pse? Sepse përbëhet vetëm nga njerëz që i ka propozuar dhe emëruar ai vetë”. Duke patur të qartë natyrën prej autokrati të Berishës, duhet të jesh ose fanatik i tij, ose i blerë dhe i korruptuar prej tij që të besosh se Saliun e ha meraku për pavarësinë e gjyqësorit. Është krejt e kundërta. Berishën e alarmon pikërisht mundësia e krijimit të një gjyqësori të pavarur nga të gjithë. Për të kuptuar qëllimet e tij të vërteta duhet të ballafaqosh ato që ai thotë me ato që ai ka bërë. Dhe në konkluzion do kuptosh se Berisha synon pikërisht të kundërtën e asaj që propagandon. Duhet t’i kthesh kokëposhtë deklaratat e tij për të gjetur të vërtetën. Për shembull, kur thotë “Rama synon të kapë drejtësinë” duhet kuptuar se është ai vetë që synon të mbajë të kapur drejtësinë.
***
Në rast se e lë jashtë analizës këtë natyrë të lidershipit të PD, që nuk ka ndryshuar edhe pasi ajo ka rënë nga pushteti (nuk kemi dëgjuar as edhe një kritikë në PD dhe Berisha mburret nga kjo parti si lideri historik pas shembullit dhe mësimeve të tij duhet të ecet edhe në të ardhmen) mund të të duket normale dhe e drejtë kërkesa e tij për emërimin e titullarëve të magjistraturës me 2/3-tat e votave të Parlamentit, dhe jo me 3/5-tat siç këmbëngul shumica. Por kur ke parasysh natyrën autokratike dhe të korruptuar të lidershipit që qëndron pas kësaj kërkese, kupton se ajo nuk synon ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit, por përkundrazi, një vetokraci që do t’i jepte mundësi një pakice të korruptuar që të mbrojë veten nga ndëshkimi i një drejtësie të pavarur prej saj.
***
Ky synim, i kamufluar me alarm fals për kapjen e gjyqësorit nga shumica, del edhe më në pah kur ballafaqon pretendimet e PD me atë çka ofron realisht reforma. Është e vërtetë që Komisioni i Venecias vëren se nëse anëtarët e KLD zgjidhen me 3/5-tat ekziston rreziku i kapjes se tij nga një shumicë që aktualisht i ka 3/5-tat. Dhe kjo është situata në Shqipëri. Por Venecia nuk ka sugjeruar si zgjidhje që shumica e cilësuar të rritet me 2/3-tat sikundër i bie këmbës PD. Në vend të një ndryshimi të tillë që, në fakt, do t’i jepte PD një veto që do t’i mundësonte të impononte në KLD emërime të parrezikshme për korrupsionin që trashëgon, Venecia ka propozuar që në legjislacionin zbatues të reformës të sigurohet që propozimet e kandidatëve të jenë sa më të lira nga ndikimi politik.
***
Dhe këtë sugjerim të Venecias e kanë patur parasysh ekspertët ndërkombëtarë (OPDAT dhe EURALIUS) si dhe ata të pavarur shqiptarë që kanë bashkëpunuar me ta, kur kanë hartuar draft projektin. Për rrjedhojë, pavarësisht se zgjedhja bëhet me 3/5-tat (84 vota) asnjë rrezik nuk ka për kapjen e KLD apo gjyqësorit në tërësi. Sepse, sikundër kanë bërë të qartë publikisht ekspertët, kandidatët që do votohen nga Parlamenti do të propozohen nga një numër institucionesh të vetë gjyqësorit. Pra, kandidaturat do të propozohen nga një mjedis institucional policentrik, jashtë politikës dhe shumë i vështirë për t’u dominuar nga një parti apo shumicë në pushtet.
***
Ndërkaq, edhe kohëzgjatja e mandateve do të jetë e tillë që asnjë parti apo shumicë në pushtet, të mos ketë mundësi të ndërrojë të gjithë stafin e një gjykate por vetëm një numër të vogël të tij. Natyrisht, ajo mund të ndërrojë edhe të gjithë stafin e Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë por për këtë, do t’i duhej të qëndrojë në pushtet për më shumë se dy apo tre mandate rresht. Një arsye më shumë që shqiptarët të kuptojnë se nuk është mirë që një parti apo koalicion, të qëndrojë më shumë se dy apo tre mandate në pushtet.
***
Me projektin që është përgatitur nga ekspertët, rreziqet e kapjes së gjyqësorit nga një shumicë në pushtet minimizohen si kurrë më parë. Prandaj edhe alarmet e PD për kapjen e gjyqësorit nga Rama dhe për ambicien e këtij të fundit për t’u bërë edhe kryeprokuror, edhe kryegjyqtar, rrëzohen nga një shqyrtim i vëmendshëm i projekt reformës. Por nuk është e para herë, që Berisha (dhe pas tij Basha që ndjek Berishën si hija trupin e vet) akuzon të tjerët për ato që ka bërë vetë apo planëzon t’i bëjë vetë. Sepse është Berisha që ka bërë kryegjykatësin kur burgosi liderin e opozitës Fatos Nano, kur më pas (në vigjilje të vitit 2005) premtonte se nuk do ta burgoste Fatos Nanon po të vinte në pushtet, kur impononte pezullim të gjykimit për Lulzim Bashën. Ka qenë Berisha që bënte kryeprokurorin kur shkarkonte kryeprokurorët Haxhia, Rakipi apo Sollaku se nuk i bindeshin vullnetit të tij, apo kur shantazhonte dhe fyente publikisht Ina Ramën. Prandaj, sa herë që hap gojën Berisha, që të kuptosh të vërtetën duhet që t’i kthesh përmbys ato që ai thotë. E kundërta e tyre është e vërteta. Edhe për reformën në drejtësi.

Respekte Stefani! Por te lutem na trego nje ruge se si te behet qe Berisha dhe Meta me klanet e tyre te shkojne para drejtesise!Jo domosdoshmerisht te denohen me burg, por te detyrohen te largohen nga politika! Ka nevoje imediante te tregohen rruget se si te zhduken keto monstra nga jete e shqiptareve! Keta e kane zene per fyti edhe Ramen edhe popullin! Flisni me shume, ne artikujt tuaj, me shume per te ardhmen, se te kaluaren e dine te gjithe!
o zotni Kris
Populli shqiptar ka votuar qe Rama dhe Meta te qeverisin 4 vjet.
Keto diversionet me meta hajdut e Rama qelibar apo e kunderta, shkoni bejini diku tjeter.
Per te shku ne burg, nuk e ka radhen meta i pari.
Te shkoje ai qe vrau njerez, po le te shkojne dhe Beqja me shoke qe po vjedhin miliarda me shendetesine “falas”.
Kjo sa per “hajdutet”.
Sa per politiken dhe numrat po ta perseris:
ESHTE VOTUAR NE 23 QERSHOR TE QEVERISI RAMA DHE META.
Askush, perfshire ambasadorin amerikan nuk ka te drejte te ndryshoje en tavoline kete rezultat sic bene me zgjedhjet lokale te Tiranes
Pershendetje vellazerore,Andrea Stefani!!!
Je shqiptar IDEALIST 24 karat e jo si ca SHARLATANE.
ANALIZAT E TUA JANE SHKENCORE,TE SAKTA, ME DASHURI PER KOMBIN SHQIPTAR.
Edi Rama eshte nje BURRE SHTETI,qe ka per t’i CUAR SHQIPTARET NE DRITE!!!
NDRYSHE NGA Berisha,QE KA LUFTUAR tere kohen vetem per te na PERCARE!!!
Gjuha e Berishes nuk eshte gjuhe vellazerore,por e nje ARMIKU TE RREZIKSHEM,qe ka mbjelle URREJTJE MIDIS SHQIPTAREVE AQ SA EDHE PUSHTUESIT E NDRYSHEM NUK KANE MUNDUR TA BEJNE!!!
JAM DAKOR ME PARAFOLESIN
POPULLI SHQIPTAR KA VOTUAR TE QEVERISIN KATER VJET KETA QE JANE
TE CILET NUK I NOHEM SOT, KEMI NJE JETE QE I NJOHIM
KA SJELLE EDHE NJe ETE MIRE GJUHA E BERISHES QE Ka bere te sjellshem kryeministrin Rama qe ka perdorur shume vjet ate gjuhe , por edhe eshte veshur si karnaval ne ngjarje serioze si atehere kur u zgjodh kryetar bashkie per here te pare qe ulerinte si i cmendur, o doktoro, o doktoro. OSE dhe vishej si karagjoz ne raste serioze SI P.SH.kur shkoi me buri ne kuvend, kur e thirren per te dhene llogari. Sado te ishte e padrejte thirrjA ishte ne ndertesen e Kuvendit te Shqiperise, madje kishte veshur edhe nje jelek qeshARAK TE KUQ..
Mendoj se jane te gjithe njelloj. Bile mund te them se Rama eshte me i poshter se Berisha. Saliu eshte nje kriminel psikopat,bandit dhe anti shqiptar. Po Rama,qe mori voten e 1 milion shqiptareve per te denuar dhe shkaterruar ate psikopat,dhe nuk e ka bere akoma,çfare eshte? Ka genjyer dhe zhgenjyer te gjithe ata qe e votuan.A ka çuar Rama apo ministrat e tij ndonje dosje penale ne prokurori per te gjitha krimet qe ka bere Saliu? Eshte tjeter gje se prokuroria dhe gjykatat jane te kapura nga Saliu. Rama le te bente te tijen dhe te çonte dosjet atje,dhe nqs prokuroria dhe gjykata nuk do ta denonin kuçedren,atehere Rama kishte mbeshtetjen e brendshme e te jashtme per te bere ndryshime ne gjithe sistemin e drejtesise. Fakti qe kane thene vetem fjale dhe asnje veper, e ben mbase njelloj si Saliu.
Jepini malokut të lexojë,
“Shpirtin e ligjeve” të Monteskjesë që të kuptojë kush është ai,
dhe ku është shqipëria e mjerë….
A… le ta lexojnë edhe të gjithë gjykatësit dhe po e kuptuan,
nuk do të ketë më nevojë për “Reformë në drejtësi”
‘INFORMACIONI KOKEPOSHTE’-DIZINFORMACION!
Nuk ‘rilind’ shteti kurrrrrreeeee,pa inteligjencen e informacionin e PA VARUR,TE LIRE,PROFESIONIST.Ky mender informacion nuk ka folur kurrrre pe r shqipetaret,ekonomine,buken e femijet por 25 vjet per krimin korrupsionin antishqipetarizmin biberajt liket fevzinjte e NERON SALINE………
Kaluan 3 vjet qeverise e Andrea merret akoma me Berishe. Pikaaaaa
Po mire more, po ndonje thirrje Rames dhe ministrave per ti nisur procedurat penale ndaj tij, do e besh? Meqe ka bere kaq te keqia, ti besh nje dosje zyrtare nuk eshte kaq e veshtire, apo jo?
Mjerë kush i beson akoma Berishës.Nderime z.Stefani,për shkrimet e mira reale e të argumentuara plotëëisht.DUKET SIKUR KJO REFORMË PO BEHET VETEM PËR POLITIKËN E JO PËR POPULLIN.Çudia eshte se nuk po ushton zeri I popullit fare,përkundrazi po lihet jashtë.Ku është zeri I një milion shuplakave,pse nuk po I thuhet fare hapur e 24 orë rresht të gjithëve atyre që kanë veshë,se opozita po mban peng gjithë vendin.?.E zvarritën sa u desh qefi,tani e pengojnë me të gjitha metodat duke kërkuar edhe zgjedhje,sikur ne jetojmë vetëm për p.d. e saliun.Ne këto ujëra duket se është edhe LSI.Mazhoranca nuk duhet të lejojë ti marin të drejtën kushtetuese si shumicë,të demaskojë cdo përpjekje për devijimin e kursit të saj politik.Populli nuk ka vdekur,krimi e korrupsioni po bën kerdinë, kurse opozita po tall b…n me këtë reformë.Faleminderit DITA ,faleminderit z.Stefani,,!.Mos e lini këtë popull deri aty sa krimi të fillojë atentatet edhe deri sa vetë kleptokracia të vrasë veten me llamarina,,,!
Analize e sakt.Saliu eshte e keqa e ketij vendi tash-25 vjet.Ai ndaj rri ne politike qe te diktoi vullnetin e tij per çdo reforme,ose nuk e lene te ik ata qe e prune,ata qe i pasuroi,per ti kercenuar dhembet kundershtarit siç beri me 2011,kur vrau 4 protestuesit me duar ne xhepa.
saliu e ka vendin ne gjyq.
KY LLOJ INFORMACIONI QE SKA FARE TE BEJE ME INFORMACION ESHTE THJESHT OKSIGJEN PER KRRIMINELIN SALI RAM BERISHA QE NUK LIHET TE VDESE!
Si e ka emerin kryetari i kuvendit te shqipetareve dhe kush e ka zgjedhur?
Si e ka emerin ‘Nishani’ ne krye te shtetit e kush e ka zgjedhur?
Si e kane emrat ‘profesoret’ e keshillit mbikQIres te B.SH qe me dijenine e tyre u shit Shqiperija dhe pasurija eshte trasferuar jashte!???????
Prandaj dhenderrit serb po ja shtoni jeten ‘duke marre nga ditet tona’.
Andrea, prape nuk ke dale tek rrenjet e problemit. Shiko nga ana gjeopolitike se kush e ka marre peng kete vend dhe del emri ne borderone e mashave te greko-serbit ne vend. Sado gjeni ne politike te jete dikush vjen nje moment dhe mund ta humbase toruan por nese veprojne me skenare te gatshme qe prodhohen ne guzhinat greko-serbe, askush nuk i ndal sepse e kane gjithnje asin nen menge. Dhe keshtu ka ndodhur tek ne plot 25 vjet.
Shume i qarte zoti Stefani!
Kjo eshte e verteta:
Berishë Křmineli do ta kete nen sqetull Gjyqesorin, qe ti shpetoje denimit!
Berisha akuzon per ato krime dhe faje qe ben vet edhe kundershtaret politike!
Hapur, fare hapur , ky Monster i shkaterrimit te Demokracise ne Shqiperi, luftoi te gjithe Kryeprokuroret e deritanishem!
Gjyqesori deri tani ka qene nen kontrollin e Sali Tano Karridit!
Kjo eshte arsyeja qe nuk eshte denuar ky Don Kishot i Politikes shqiptare!
Ne nje shtet ku Pushteti gjyqesor do ish i pamvarur, Berisha do ish tek 313-ta!….
Edhe tani qe uleret tok me Hijen e tij Lulush Karabushin, i trembet se Gjyqesori do ti ike nga duart!
Nje gjyqesor i pamvarur eshte ne favor te te gjitha partive politike!
Nje gjyqesor i varur eshte liçencë per korrupsion!
Edhe ky portret K O K Ë P O S H T Ë I Rrufjanit Sali Tano Karridi ,
eshte shume i gjetur dhe kuptimplot,
ne harmoni me idene e Z, Stefani,
qe ka talentin ti thote gjerat hapur dhe thjeshte , te Vërteten…!
Ti kekosh Berishes te miratoje Reformen eshte njelloj sikur ti varesh ne qafe Ujkut melçit e Qëngjit….
MIQESISHT PER STAFIN E GAZETES DITA:
ai qe eshte varur koke poshte eshte populli shqiptar dhe jo berisha
ai vrau, preu,vodhi sa donte dhe po tall lesht si kurre njeri ne historine e njerzmit…biles ka arritur qe edi ramen e ka bere si leter higjenike….ne nje kohe qe donald lune e ka katandisur si sherbetor te tij..kuptohet ato qe e prune ne fuqi ne 92.
ju lutem ose ngrini nje levizje kunder parise tiranes dhe kunder pushtimit te TV nga donaldi dhe helmuti…..ose mos u tallni me plaget e atij populli.
lexoni vetem nivelin e komenteve…0
sakte e ka andrea
berisha ka parimin nazist: akuzo tjetrin per ate qe sapo ke bere vete
e ka gjetur belaja shqiperine me ate kerme
kushedi kur do clirohet nga ai djall
per te ardhur keq
2 milion njerez me gjithe ato pasuri natyriore, duhet te ishin te gjithe te kamur
analiza me e sakte qe kam lexuar ndonjehere per kuptimin e menyres si duhet degjuar dhe “lexuar” sali zgjyra
o zoti stefani po pse lodhesh kot mor burre
a nuk e shef qe Berishen e mbron Amerika?
Lexo Fred Abrahams dhe do kuptosh qe ate psikopat analistet amerikane te rajonit e kane klasifikuar si te vetmin qe eshte ne gjendje te destabilizoje rajonin.
ndaj e mbajne me kimet
plus lobimi ben te veten
Ambasadorin aktual dhe ate paraardhes i emeroi ne tirane Podesta, dihet ai muhabet
keshtu qe kot lodhesh me Saliun
nuk keni takat ju te Dits tia dilni me ambasaden dhe miliarderet e Podestes
z.Stefani meqe keni permendur znj.Ina Rama
Pse nuk e ngreni kete problem ju si gazete?
Si ka mundesi qe Rama nuk i jep ate qe i takon kesaj zonje te nderuar?
Si nuk zbatohet ligji per ish-prokuoret e pergjithshem?
Apo thjesht sepse ajo ka ngritur akuzat dhe ka bere detyren me 21 janarin?
Kaq i pafuqishem ky Edi Rama xhanem?
Ku do ta gjejne te drejten te neperkemburit e regjimit te Saliut dhe a ka rene nga pushteti Saliu apo po qeveris ende dhe behet sic do ai me armiqte e tij?
Faleminderit
Pervec komenteve per shkrimet me Sali ( si perralla me mbret ), komente te tjera nuk dalin. Besoj gazeta Dita i detyrohet nje shpjegim komentuesve per kete gje…
Sakte! Berisha sulmon gjithmon kundershtaret me ato djallezi qe Ka ne koke ne menyre dhe me qellimin qe ti kontrolloje kundershtaret. ….ai shprehet dhe mundohet qe ti ‘veshi’ kundershtaret te gjithe mentalitetin e tij pervers. Ne te vertete ky eshte nje mekanizem mbrojtes tipik i personalitetit te shqetesuar antisocial (ndryshe I quajtur psikopatik).
Shpesh partia socialiste e Ka nenvlersuar (ndoshta edhe me qellim) berishen duke e etiketuar si budalla, por ai ne te vertete eshte shejtan budalla. ….
Sa me shpejt te eliminojm nga politika berishat dhe sahanlepiresit rreth tij, as me te lire do te ndjehen shqiptaret nga keta plehra