Berlin, policia ndalon protestën kundër masave kufizuese

redaktor

Policia e Berlinit ka ndaluar zhvillimin e një proteste të paautorizuar, e cila shkel ligjet kundër mbledhjeve në publik të më shumë se dy personave.

Disa qindra protestues u mblodhën kundër masave kufizuese në Gjermani, të cilat janë marrë për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.

Policia ndaloi disa prej demonstruesve për shkak se nuk po zbatonin rregullin për të mbajtur 1.5 metra distancë nga njëri-tjetri.

Grupi që organizoi protestën quhet “Zyra e Komunikimit për Rezistencë Demokratike”, dhe në faqen e tyre të internetit deklarojnë se qëndrojnë për kushtetutë, të drejta liberale dhe rregulla ekonomike me bazë demokratike për popullin dhe për individin.

Në faqe u është kërkuar pjesëmarrësve në protestë që të qëndrojnë dy metra larg njëri-tjetrit e të mbajnë maska. Po ashtu, faqja i këshillonte protestuesit që t’ua kërkonin maskat policëve, pasi nuk ka mjaftueshëm në treg.

Kjo është fundjava e katërt që grupi përpiqet të organizojë protesta në Berlin dhe në qytete të tjera gjermane.

Gjykata Kushtetuese në Gjermani vendosi ditën e enjte se gjermanët kanë të drejtë të mbajnë protesta politike për sa kohë që respektojnë distancimin social.

Një grupi të rinjsh bënë një kërkesë në gjykatë, pasi policia në qytetin Giessen, të Gjermanisë Perëndimore, nuk lejoi protestën që kishin organizuar për këtë javë.

Aktivistët argumentuan se masat kufizuese në Gjermani, të cilat nuk lejojnë grumbullimin e personave, janë shkelje e kushtetutës gjermane.

 

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *