Berlin, zbardhet drafti paraprak i deklaratës post-samit

DITA Online

Në përfundim të Samitit për Ballkanin Perëndimor pritet të publikohet një deklaratë. Draftin paraprak e ka siguruar gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili po ndjek këtë samit.

Konkluzionet e bashkëkryesuesve

Liderët e Ballkanit Perëndimor, bashkë me kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë, përfaqësuesit e lartë të BE për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë u mblodhën në Berlin, në një takim të thirrur nga Presidenti i Francës dhe kancelarja gjermane.

Ata përsëritën perspektivën e përbashkët evropiane të Ballkanit Perëndimor. Vlerësuan marrëveshjen e suksesshme mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për mosmarrëveshjen mbi emrin si një shembull të jashtëzakonshëm të zgjidhjes së suksesshme të konflikteve. Ata nënvizuan rëndësinë e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës për stabilitetin në rajon. Një marrëveshje e tillë është thelbësore për rrugëtimin evropian respektiv të Serbisë dhe Kosovës. Ata ranë dakord që kjo marrëveshje duhet të jetë gjithpërfshirëse, politikisht e qëndrueshme dhe kontribuon për stabilitetin rajonal.

Serbia dhe Kosova ranë dakord të përshpejtojnë përpjekjet për implementimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe do të riangazhohet në mënyrë konstruktive në normalizimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e një procesi negocimi transparent dhe gjithpërfshirës, që do të shoqërohet me përpjekje të ndërtimit të besimit. Pjesëmarrësit ranë dakord të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një zonë rajonale ekonomike në linjë me deklaratën e samitit të Sofies së 2018 dhe konkluzionet e samitit të ballkanit perëndimor të londrës në 2018.

Të gjithë pjesmarrësit rikonfirmuan angazhimin për të bashkëpunuar në kuadrin e të ashtuquajturit proces të berlinit. Lidhshmëri, bashkëpunim ekonomik, tregti e lirë, bashkëpunim në çështjet dhe ripajtimi përbën shtyllat e procesit. Ata riafirmuan mbështetjen për zyrën rajonale të bashkëpunimit rinor RYCO. Ata mirëpresin samitin e radhës në Poznan të Polonisë.

Pjesëmarrësit ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin për të parandaluar radikalizmin dhe për të luftuar terrorizmin dhe trafikimin e paligjshëm të armëve si edhe të emigracionit të paligjshëm. Pjesmarrësit nënvizuan angazhimin e palëkundshëm ndaj demokracisë përfshirë rolin qendror të institucioneve zgjedhore dhe parlamentare, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe të forcojnë rolin e shoqërisë civile dhe medias së pavarur. Ata pranuan që reformat e vazhdueshme janë celësi për perspektivën evropiane të rajonit dhe forcimin e rezistencës së shoqërive përballë sfidave të kohës, të brendshme dhe të jashtme. Ata riafirmuan angazhimin për stabilitetin e rajonit. Me këtë qëllim, pjesmarrësit mirëpritën qëllimin e kroacisë për të mbajtur një samit tjetër BE-Ballkan perëndimor, gjatë presidencës së saj të BE në 2020.

v.l/ Dita

Share This Article
8 Comments
  • Turp i madh per organizatoret,qe vene ne radhe te pare Thacin dhe Vucicin,ndersa kryeministrin me te sukseseshem ne Europe,Edi Ramen ne radhen e dyre!

  • Berlini ja hoqi masken e Putinit Hashimit dhe Edvinit, shikoni kete koragjozen Mogherini si ka shtremberuar fytyren ne pritje te shkarkimit te turpshem nga posti qe mban,

    PO AI HANI PA PORTA QE I SERVILOSEJ EDVINIT DHE VUCICIT KU ESHTE VALLE?

  • Ky qenka draft raporti?
    Jo more!
    Po me keto formulime pa asgje konkrete a nuk e kuptojne keta se eshte njelloj si te hapesh vrime ne uje?
    Edhe brigadieri i Komunales ka qene me konkret ne detyra se sa keta!
    KU ISHIT?
    HICGJEKUNDI!~
    Te tere dalin krenare,por te….DHJERE!

  • Shume zhurme per asgje.
    Ku ishe?-asgjekundi
    Cfare pe?-hicasgje..
    Faleminderit Muhamet per sqarimin e madh qe na bere…

  • U ra dakort te ecim nen fanarin ndricues dhe mesimeve te samitit te Berlinit, samitit te Parisit, samitit te Londres, mbledhjes se Sofjes dhe te marshojme perpara per samitin e Poznanit te Polonise dhe ate te Kroacise ne 2020.
    Nga fitorja ne fitore, nga samiti ne samit.

  • Europa do te krahasoje marreveshjen per Maqedonine e Veriut me Greqine si shembullin per Kosove-Serbi ? As krahasohet, as I afrohet ne asnje pike. Asnje problem shqiptar me fqinjet agresore e barbare nuk mund te kete qasje te perafert dhe kete ata e dine shume mire sepse Jane vete autore e vete aktore demagoge. Por fuqia dhe capi yne kaq eshte me qeveritaret e politikanet tane te shpellave, duke filluar nga shpellari me valixhen prej derrase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *