Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berlini kërkon Timoshenkon
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Berlini kërkon Timoshenkon
Bote

Berlini kërkon Timoshenkon

redaktor
Published October 12, 2013
Share
SHARE

Gjermania ka shtuar presionin ndaj Ukrainës për të liruar ish-kryeministren Julia Timoshenko. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle përsëriti në Kiev, ofertën për t’i dhënë ndihmë mjekësore në Berlin.

Timoshenko kusht për në BE
Deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman rrit presionin mbi Janukoviçin. Shefi i diplomacisë gjermane zhvilloi bisedime për këtë çështje edhe në muajin qershor në Kiev. Ministri i Jashtëm ukrainas Leonid Kozhara tha se zgjidhja e çështjes së Timoshekons do të gjendej vetëm brenda kuadrit ligjor të Ukrainës. Ai kishte përsëritur më parë se ligji ndalonte trajtimin mjekësor jashtë kufijve të vendit për të burgosurit.

Në këtë këndvështrim, loja e pokerit për lideren e opozitës ka hyrë në një fazë tjetër. Lirimi i Timoshenkos është bërë një nga kushtet kryesore të BE për nënshkrimin e marrveshjes së associmit me Ukrainën. Marrveshja ka dy vjet që rri e ngrirë për shkak të burgosjes së Timoshenkos. Të dyja palët kanë si qëllim të nënshkruajnë marrveshjen në samitin e BE “Partneriteti me Lindjen” në fund të muajit nëntor në Vilnius të Lituanisë.

Timoshenko ndodhet në qeli prej pak më shumë se dy vitesh. 52 vjeçarja u dënua me shtatë vite burgim pas nje procesi të kritikuar nga vendet perëndimore dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u akuzua për tejkalim të kompetencave të saj si kryeministre duke nënshkruar marrveshjen e gazit në vitin 2009 me Rusinë. Timoshenko nuk pranoi akuzat dhe tha se ato ishin të motivuara politikisht. Ajo mbahet në një spital në Kharkov ku mjekët gjermanë shkojnë dhe e vizitojnë rregullisht.

Janukoviç nën presion
Ndërkohë presioni i publikut mbi presidentin Janukoviç rritet nga dita në ditë. Disa institucione ndërkombëtare i kanë berë letra atij që të falë Timoshenkon, por edhe opozita ukrainase në parlament ka mbledhur firma për faljen e saj. Edhe ish presidenti Leonid Kutshma ka folur në favor të lejimit të udhëtimit të Timoshenkos drejt Gjermanisë.

Janukoviç duket se nuk është prekur aspak nga presioni i jashtëm. Ai ka deklaruar se duhet të gjykohen të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj. Ndaj saj është duke vazhduar edhe një proces për evazion fiskal. Anna Herman, deputete e partisë në pushtet Partia e Rajoneve dhe e besuar e Janukoviç, ka thënë se ai nuk do të marrë një vendim nën presion për faljen e Timoshenkos dhe nuk do ta falë atë para samitit të nëntorit.

redaktor October 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • tanino says:
    October 12, 2013 at 4:48 pm

    mereni dhe ukrahinen ne b-e qe ta zhysni dhe ate ne borxhe sic po beni me vendet e tjera greqi itali portugali spanje etj.jam kundra bashkit te b-e dhe mendoj se zgjidhja me e mire eshte qe gjithsekush te kthehet ne shtepine e vete me monedhen e vet

    Reply
  • beni says:
    October 13, 2013 at 11:35 am

    Bravo Janukovic keshtu duhet te sillesh me hajdutet!
    Depozitat ku jan fshehur nga burri saj ne Prag jane per te tja hedhur hallken drejt qafes, kesaj qe hiqet gjoja pro perendimore!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?