Zyrtarët e Bashkimit Evropian deklaruan për vendet e Ballkanit Perëndimor, që synojnë t’i bashkohen BE-së, se blloku ende qëndron pozitiv për aspiratat e tyre.
Procesi i Berlinit, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, filloi në vitin 2014 me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.
Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, tha se Berlini mbështet procesin e pranimit të gjashtë vendeve të rajonit.
“Të gjithë jemi përgjegjës për të siguruar që perspektiva e pranimit në BE mbetet konkrete”, tha ai, duke folur gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor, në qytetin polak Poznan.
Në komentet e tij, Roth bëri thirrje për një hapje të shpejtë të bisedimeve të vonuara të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE shtynë një vendim, për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor. Disa anëtarë të bllokut, duke përfshirë Francën dhe Holandën ishin kundër hapjes së negociatave. Katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë të anëtarësohen në BE, janë Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.
Në hapjen e samitit dy-ditor, ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, bëri thirrje për “bashkëpunim më të fortë” midis BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kjo do të ndihmojë në rritjen e “stabilitetit dhe zhvillimit” të rajonit.
Të premten, samitit do t’i bashkohen krerët e BE-së duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministren britanike në largim, Theresa May, kryeministrin francez Edouard Philippe dhe presidentin polak Andrzej Duda.
j.l./ dita

Lerini dokrrat, por lexoni intervisten e sotme te ministrit gjerman te ekonomise se cfare thote ai per qasjen e vendeve te ballkanit perendimor.
Sipas tij, Shquperia dhe Serbia kane patur zhvillime te dukshme me ekonomine, pooooooooooor prespektiva e tyre eshte e kushtezuar dhe varet nese ato do te jene ne gjendje te krijojne gjykata te pavaruara, kushte te sigurta te nje shteti ligjor, te luftojne sukseshem korrupsionin.
Perjashto nja dy bishtuker, brenda kater pese vitesh BE e ka dyfishuar volumin e tregtise bilaterale me te gjitha vendet e tjera, perfshi dhe vete Kosoven.
Satanikja BE po c’montohet dhe do te c’montohet.
Popujt em Europes meritojn dhe do ta fitojn LIRIN.