Berlini shpreson që publikimet e “Panama Papers” do të shërbejnë si shtysë kundër fenomenit të pastrimit të parave dhe evazionit fiskal, në mënyrë që shtetet që mbështesin këto praktika, të pranojnë se nuk kanë asnjë të ardhme.
“Ne shpresojmë që debati aktual të ndihmojë për të rritur presionin”, deklaroi gjatë një konference shtypi të qeverisë në Berlin, Martin Jäger, zëdhënësi i ministrit të Financave, Wolfgang Schäuble, pasi këto çështje janë një temë e shumëdiskutuar prej vitesh.
“Të gjithë duhet të nxjerrim më të mirën nga kjo situatë dhe të shpresojmë vendosjen e kufizimeve të forta (ndaj disa praktikave), megjithëse këto fenomene nuk do të zhdukem me një të rënë të lapsit”, vijoi Jäger.
“Takimet që do të zhvillohen në pranverë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Bankës Botërore javën e ardhshme në Uashington do të jenë një rast i mirë për të parashtruar këtë çështje në tryezën e bisedimeve”, vijoi ai.

Kane nxjerre Putinin dhe Asadin, por as emri i Putinit dhe as i Asadit nuk figurojne ne dokumente.