Berlusconi apelon dënimin në rastin “bunga bunga”

redaktor

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka paraqitur të enjten një ankesë për dënimin që iu shqiptua atij për shfrytëzim seksual dhe abuzim të pushtetit, që rrjedh nga skandali “bunga bunga”.

Ai po kërkon që të lirohet nga të gjitha akuzat, pasi pretendon se nuk ka kryer kurrëfar krimi, edhe pse u dënua me shtatë vjet burgim nga një gjykatë, dhe iu ndalua përjetësisht që të mbaj post publik.

Berlusconi u gjet fajtor për organizimin e orgjive të shfrenuara me të mitura, në veçanti për rastin e valltares ekzotike Karima El Mahroug, dhe se ka shfrytëzuar postin e tij publik për të mbuluar këtë skandal.

Verdikti që ka nxjerr gjykata në Milan në muajin qershor, ende nuk është e plotfuqishme për shkak të ankesave të vazhdueshme të ekipit mbrojtës të Berlusconit.

Share This Article
3 Comments
  • Dita ju lutem përkthejini mirë lajmet. Në shqip qyteti i veriut të Italisë e ka emrin Milano dhe jo Milan, në shqip dënimi nuk shqiptohet por jepet, nuk abuzohet të pushtetit por me pushtetin edhe disa raste të tjera në të cilat fjalia nuk ka strukturë (të gjuhës shqipe). Në një lajm prej disa rreshtash është shumë apo jo. Ju duhet të bëni më shumë kujdes që të mos e masakroni akoma më shumë gjuhën shqipe që po vuan nga shqipshkrues gjysëm analfabetë.
    Por megjithatë mbeteni gazetë shumë e mirë.

  • Berluskoni nuk ka vrarë, ka puthur vajza…dhe denohet!Saliu nuk ka puthur as gruan e vet(ishte e dashura e Baki Ajlushanit,oficer nga Berati,djali i të cilit Iliri i LSI ngjan si dy pika uji me Shkelzenin,) por ka vrarë kater qytetare të pafajshëm dhe ende nuk është denuar! Kuptoni ju, dallimin? Ne itali denohesh për puthje, kurse ne Shqiperi nuk denohesh për vrasje! Cfare kontradiksioni kanibalesk, kur vetem nje det na ndan!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *