Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka lavdëruar aktoren franceze, Catherine Deneuve, këtë të enjte, për mbrojtjen e meshkujve të akuzuar për sulme seksuale në vazhdën e skandalit të ish-regjisorit të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein.
“Catherine Deneuve tha disa fjalë të bekuara”, u shpreh 81-vjeçari, i cili dha dorëheqjen në vitin 2011 pas përfshirjes në një skandal të ngjashëm, të ashtuquajturën “Bunga Bunga”, për festat e shumta me femra të reja, por edhe pas hetimit për marrëdhënie seksuale me prostituta minorene.
“Është e natyrshme që femrat të jenë të lumtura, kur një mashkull përpiqet t’i joshë ato”, tha ai në një intervistë televizive. “Nuk kam shumë eksperienca në lidhje me këtë temë, pasi gjithmonë kanë qenë femrat që janë përpjekur të më joshin”.
Deneuve dhe 99 femra të tjera franceze denoncuan të martën reagimin e ashpër ndaj meshkujve, duke thënë se fushata ndërkombëtare kundër ngacmimeve seksuale ka shkuar deri në “puritanizëm” dhe se është ushqyer nga “urrejtja ndaj burrave”.
Pas akuzave kundër ish-producentit amerikan, Weinstein, miliona femra kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë historitë e tyre sesi janë ngacmuar seksualisht apo janë përdhunuar, duke përdorur “hashtag”-un “Metoo”.
Berlusconi vijon të udhëheqë partinë konservatore “Forza Italia” dhe pritet që të rikthehet fuqishëm në pushtet në zgjedhjet e 4 marsit, edhe pse ai personalisht e ka të ndaluar të marrë një post, pas dënimit të vitit 2013 për evazion fiskal.
Manjati miliarder i medias u shpall i pafajshëm në gjyqin për sulm seksual në vitin 2014, sepse gjykata vendosi se nuk mund të provohej se ai e dinte moshën e balerinës adoleshente të klubeve të natës, Karima El Mahroug, e njohur ndryshe edhe si “Ruby, rrëmbyesja e zemrave”.

Nuk mundet te pranohet asnjiher se, te gjitha femrat kane ato pasione ne jete ,
si balerinat escorta nudo e storieve scurile te ishullit te Berlusconi-t .
Jo te gjitha femrat ,krijojn maredhenje me nji mashkull ,
thjeshte se ai do ti afroj te mira materiale ne shkembim te pallimit ,sepse ku do qendronte ndryshimi ateher me Prostitutat ?
Deklarata e aktores se shquar Catherine Deneuve , ishte nji shkendije ,qe provokoj kte shperthim masiv te debatit mbare Boteror dhe un mendoj se qellimi i vertete te ksaj Artiste Franceze ka qene pikerishte ky . Un nuk do besoja ,se X mashkull ,rastesishte i ndodhur ne psh ne ashensor vetem me Francezen do fillonte ti ulte intimet ,kthyer ate e perkulur ne ate pozicion dhe penetruar “ngacmimin e tij” ne thellesi te Chatherina-s dhe Ajo ,ta falenderonte duke i thene oh je i mirepritur ne cdo moment i dashur mashkull ! Jo . Do thoj dikush qe Francezja nuk mendon perdhunimin me ate qe deklaron . Por a s’jane perdhunime ajo qe Producenti Hollivud-jan i bente Artisteve te Hollivudit ,nen presion ? Mjafton ti referohesh thenjes se Trump ,mbi Artistet e Hollivudit dhe kupton qarte se si i kane poshteruar femrat kjo Klase te Pasurish ,qe gjithcka ne kte Bote e kane pretenduar te tyren ,per vehet .Pra te bejne c’tre duan me Femren ,njeriun ,me Boten . Kjo klase e Pasur ,Bankiere etj si kta ,kan ndertuar ate sistem sot ,ku gjithcka per njeriun te jet e shtrenjte ,ku ne pyetje te jet gjithmone exzistenca ne kte jete ,jo te jetosh jeten ! Krijojne Kriza artificiale ,e i japin prirjoritet Kurvave te Elites Modeleve ,Artsisteve duke i paguar ne shuma stratosferike ,qe para karieres dhe shumave te tilla ,qe do ti afrojne nji jete prallore ,te peshtyje mbi cdo princip dhe te vallzoje ne cdo rast ,sipas Klarinetes se Bossi-t ,madje edhe pse e vogel ne moshe dhe me profesion psh Artiste Filmi ose Modele te zoteroje si nji Profesore vertete fryrjen e Klarinetes .
Prandaj ngriihen perpjet menjiher sot tipa si Bello Di Milano dhe fton femrat ne ate vallzim Bunga-Bunga .
Natyrishte qe s’do ishim ne kundershtim qe Femra pa Mashkullin nuk mundet te kuptohet asnjiher ,edhe pa ate terheqeje magnetike sexi ,sdo kishte kuptim asgje ne kte jete ,por jo ne ate forme dhune psikologjike imponimi , qe sot aplikohet nen dhunen e $ .
Pra ku qendron ne fund te fundit kufiri ndermjet lirise ndjenjes ,rrespektit te asaj ndjenje qe vjen natyrshem me kte qe sot Kjo Klase perversesh te Pasur nen pushtetin e parase perdhunojne dinjitetin feminil,figuren e Femres duke e shndruar ate ne nji objekt sexual,qe para njii pagese ,le ti bien poshte cdo princip njerezore
Ky barboni esht lider politik, apo tutor prostitutash!?