Berlusconi mohon: Nuk e shes Milanin!

anazapta

Në kërkim për blerës? Nuk është aspak e vërtetë. Pas deklaratës mohuese nga Fininvest, tani është vetë numri një i Milanit që tenton të qetësojë tifozët, duke rrëzuar çdo lajm që ka qarkulluar në 24 orët e fundit se klubi kuqezi është në shitje. Duke folur në një aktivitet, presidenti Silvio Berlusconi nuk mund t’i shpëtonte interesimit të madh të mediave italiane rreth shitjes së mundshme të Milanit dhe përgjigja e tij ka qënë e shkurtër dhe e prerë, “Jo, Milanin nuk e shes”. Të Mërkurën, agjencia e specializuar për lajme të karakterit financiar, Bloomberg njoftoi se Berlusconi i ka dhënë OK shoqërisë Lazard për një rivlerësim të klubit kuqezi dhe në të njëjtën kohë të kërkojë investitorë që mund të jenë të interesuar për ta blerë. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Fininvest, shoqërisë së ish kryeministrit italian, që ka nën kontroll skuadrën 18 herë kampione të Serisë A, e cila hodhi poshtë të gjitha zërat, duke këmbëngulur se çdo hipotezë për shitjen e Milanit është e pavërtetë dhe totalisht e pabazë. Me këtë ndërhyrje të fundit të Berlusconit, që nuk është e para dhe ndoshta as e fundit në këto 28 vite si president i kuqezinjve, tifozët mund të qëndrojnë të qetë për angazhimin e tij. Aventura me Silvion në krye do të vazhdojë…

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *